1. Renate Neubauer, Hazir Mehmeti: Projekti «Atelia» i shkollës fillore europiane Goldschlagstrasse në Vjenë
Renate Neubauer është nga Austria. Ajo jeton në Vjenë që prej 40 vitesh, ku që prej 21 vitesh punon si mësuese.
Hazir Mehmeti është nga Kosova. Ai jeton që prej 17 vitesh në Vjenë, ku që prej vitit 1999 punon në shkolla të ndryshme si mësues i MGJP-së shqiptare.
Shkolla jonë bën pjesë në qarkun e pesëmbëdhjetë të Vjenës. Kush e njeh Vjenën sadopak, e di se rrethi i qarqeve të brendshme (të shtrenjta) ndahet nga la- gjet e jashtme e (paksa) më të lira. Shumë emigrantë përdorin banesat-substandarde (që janë prej kohësh të pamiratuara) në ato rrethe ku jetesa është e përballueshme ku në një hapësirë të ngushtë jetojnë shumë persona duke paguar kështu më pak qira. Për këtë arsye, zona jonë e bazës ka qene gjithmonë shumëgjuhëshe. Në mënyrë që të krijonim një ambient më tërheqës për vendndodhjen e shkollës sonë dhe të shmangnim një shkollim getoje, kishim nevojë për një ofertë tërheqëse. Kështu lindi koncepti i «Shkollës fillore evropiane»: Një English-native –speaker jep mësim në klasa tri deri në pesë herë në javë anglisht si gjuhë pune. Konceptin e vlerësova unë. Anglishtja në shkollën fillore ka tërhequr prindërit e interesuar të të gjitha gjuhëve dhe grupeve sociale dhe për të siguruar një përzierje të plotë. Pas ndryshimit të udhëheqjes nëntë vite më parë, u ndërtua nën drejtimin e drejtores së re një skuadër e zhvillimit shkollor. Këtë ia vura vetes si detyrë që jo vetëm gjuhën angleze, por edhe shumë gjuhë të tjera amtare të nxënësve tanë të vihen në qendër të vëmendjes si dhe të përdoren më mirë burimet ekzistuese.
Në shumë orë, skuadra zhvilloi së bashku me kolegët e procesit mësimor të gjuhës së prejardhjes planin e gjuhëve- atelie, në mënyrë që të gjitha gjuhët të vlerësohen njësoj.
Tani ishte ideja se çfarë do të nevojitej për të sjellë gjuhët prestigjioze të varfra të emigrimit në imazhin e gjuhës angleze. Si fillim, duhej që mësuesit e gjuhës së prejardhjes të njiheshin nga të gjithë nxënësit. Për këtë arsye, ata u paraqiteshin çdo vit klasave të reja atelie (klasat e dyta) dhe prezantonin atdheun e tyre, pak kulturë, bënin shaka rreth këtyre në mënyrë që të mësonin më shumë. Në këto atelie ftohen fëmijë, gjuha e prejardhjes e së cilëve nuk është ajo në fjalë.
Pra bëhet fjalë që gjuhët që flasin nxënësit e tjerë, të njihen si gjuhë të huaja, në mënyrë që gjuhës së huaj t’i merret e huaja.
Nëpër klasa sigurohen harta, të cilat shërbejnë për të mbledhur materiale, fletë pune, fotografi, tekste këngësh etj dhe për të krijuar një kujtim të një lloji të veçantë. Në atelienë franceze u poqën p.sh. brioshë dhe iu servirën nxënësve të klasës për të provuar shijen e tyre. Në hartë gjejmë vetëm një fotografi të delikatesës, por pavarësisht se aroma vjen vite më vonë.
Për një përshkim atelie ne kemi përllogaritur gjashtë javë. Në këto gjashtë kapituj (1–2 leksione) fëmijët mësojnë të njohin tingullin e gjuhës, të përshëndesin, të numërojnë, disa fraza elementare etj. Sigurisht që ata tani nuk mësojnë ta flasin gjuhën, gjë që nuk është as qëllimi. Kemi diskutuar rreth kësaj, pra nëse për fëmijët vërtetë të interesuar do të ofronim pasditeve një kurs gjuhe, por kështu siç duket, fëmijët janë tejmase të interesuar rreth kulturës dhe njohjeve, por nuk mund të vendosin për një gjuhë të cilën duan ta mësojnë sistematikisht.
Mundësia e ateliesë zhvillohet nga klasa e dytë deri në të katërtën çdo të enjte paradite. Për klasën e katërt u krijuan kurse për nxënësit e përparuar, në mënyrë që, duke marrë pjesë edhe njëherë në një atelie, të mësojnë diçka të re. Mundësia e gjuhëve ndiqet gjithmonë nga mësimdhënësit e gjuhëve të prejardhjeve, për arsye se si mësimdhënës duam vetëm native-speakers. Tani për tani, ofrojmë në atelietë tona gjuhët e mëposhtme: shqip, arabisht, gjuhën boshnjake, kroatisht, serbisht, spanjisht, portugalisht, çekisht, sllovakisht, turqisht, hungarisht.
Pas çdo përshkimi bëhet një takim me mësuesit e përfshirë, ku bisedohet rreth pyetjeve të ideve të të reja. Paralelisht me këtë, një grup pune i përbashkët merret me zhvillimin e një kurrikule për atelietë, gjë e cila mund të jetë veçanërisht e dobishme për të sapoardhurit.
Link:
http://www.evsgoldschlagstrasse.at/ateliers.html.
2. Shkolla Sunnadal, Karlskrona; Rizah Sheqiri: Projekti «Jo pa gjuhën time» i shkollës Sunnadal dhe i muzeumit Marine në Karlskrona/Suedi
Shkolla Sunnadal ndiqet nga rreth 400 nxënës nga kopshti deri në klasën e nëntë, ku pjesa më e madhe e të cilëve nuk ka gjuhën suedeze si gjuhë amtare.
Link: https://www.karlskrona.se/sv/Grundskolor/Sunnadalskolan/.
Rizah Shaqiri është nga Kosova. Ai jeton në Suedi dhe që prej vitit 1995 punon si mësues i MGJP-së shqipe në Karlskrona.
«Jo pa gjuhën time» është një projekt bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet shkollës Sunnadal (tek e cila mësimi i gjuhës së prejardhjes është i mirintergruar) dhe muzeumit Marine në Karlskrona. Qëllimi i projektit është ngritja e statusit të gjuhës amtare nëpërmjet formave të ndryshme të të nxënit jashtëshkollor.
Si qëllim të parë të pjesshëm planifikuam ndërtimin e «mini-guidave turistike» për vizitorët e muzeut në gjuhë të ndryshme. Kështu duhet të formoheshin urat gjuhësore dhe kulturore, si dhe kultura e historia e Karlkron-ës të mund t’u përcillej edhe pjesëtarëve të kulturave të tjera (mbase fillimisht pjesëtarëve të familjes së nxënësve tanë) në gjuhën e tyre.
Ky koncept u zhvillua mbi të gjitha nga gjashtë mësimdhënësit përkatës të MGJP-së, të cilët më pas këshilluan se MGJP-ja duhet të punohet së bashku me pedagogët e muzeumit. Në të njëjtën kohë, mësim- dhënësit e MGJP-së ishin një gjymtyrë lidhëse midis shkollës, muzeumit dhe tërësisë së prindërve. Për të përmbushur këto kërkesa, u vetëshkolluan fillimisht si cicero muzeumi dhe përmblodhën në gjuhë të ndryshme një broshurë si mjet ndihmës për nxënësit, të cilët do të aftësoheshin vetë si mini-cicero muzeumi të ardhshëm.
Ajo çka ishte dhe është interesante në këtë projekt, është se përdorimi i gjuhës së prejardhjes vendoset në një kontekst autentik jashtëshkollor dhe në lidhje me institucione kulturore të rëndësishme të qytetit. Vetëkuptohet që projekti nuk zëvendëson procesin mësimor të MGJP-së (i cili është i integruar rregullisht në planin mësimor), ai paraqet më shumë një plotësim dhe vlerësim të vetin.
Ndërkaq janë formuar tashmë vetëm nga bashkësia shqiptare rreth 20 nxënës për «mini-guidat e muzeve». Katër prej të cilëve janë angazhuar edhe tek një redaksi shqiptare e një prospekti të muzeumit. Përmbajtjet, ilustrimet dhe zbukurimet e këtij prospekti u përpunuan së bashku me nxënësit e grupeve të tjera dhe me kolegët suedez.
Projekti u vlerësua shumë pozitivisht nga pedagogët e muzeumit, stafi mësimor suedez dhe i MGJP-së. Siç u shpreh dhe një mësimdhënës i MGJP-së, kjo gjë dha një kontribut vendimtar në rrjetëzimin e shkollës, prindërve, qytetit, institucioneve kulturore dhe përmbajtjeve si dhe në integrimin në përgjithësi.
3. Urs Loppacher, Nexhat Maloku: Një projekt pionier: Përmbledhja e poezive «Leben ist die Bewegung der Vogelflügel …»
Urs Loppacher i dha mësim në periudhën e viteve 1975–1998 në nivelin e mesëm i në Cyrih në rrethin e pestë të qytetit në klasa me pjesëmarrje të lartë nga nxënësit me prejardhje emigrimi.
Nexhat Maloku është nga Gjilani (Kosova). Ai jeton që prej vitit 1991 në Cyrih, ku që prej 1992 punon si mësues i MGJP-së shqiptare.
Ky projekt i përshkruar «Leben ist die Bewegung der Vogelflügel …» Jeta është lëvizja e krahëve të zogj-
ve « Poezi të nxënësve në dhjetë gjuhë» është një projekt pionier i bashkëpunimit ndërmjet procesit të rregullt mësimor dhe të gjuhës së prejardhjes në Zvicër. Ajo u krijua nga një periudhë e lumtur e një eksperimenti shkollor në vitet 1990, ku në shkollën kulturore, gjuhësore dhe mjaft heterogjene Limmat A, procesi mësimor i gjuhës së prejardhjes ishte integruar në mënyrë të qëndrueshme në procesin e rregullt mësimor (krahaso vlerësimin shkencor në internet tek faqja «Integrierter Fachbereich – Kurse in heimatlicher Sprache und Kultur im Oberstufenschulhaus Limmat A»).
Të gjithë nxënësit e nivelit të lartë duhet të ndiqnin në këtë vit MGJP-në në gjuhën e tyre të prejardhjes. Nxënësit zviceranë ndiqnin një kurs zviceran; për grupet e vogla pa MGJP, u krijua një kurs ndërkombëtar.
Çdo vit realizohej nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë midis klasave të rregullta dhe mësuesve të MGJP-së të paktën një projekt i përbashkët ndërkulturor. Ky më pas u prezantohej prindërve, mësim- dhënësve dhe ndonjëherë dhe publikut të interesuar.
Në vitin shkollor 1996/1997 tema e projektit ishte «Të shkruash poezi». Nxënësit hartonin poezi fillimisht
në gjuhën e tyre të nënës dhe në fund, bashkë me ndihmën e mësimdhënësve, u përkthyen në gjuhën gjermane.
Në kuadrin e projektit të poezive aftësitë e para gjuhësore të nxënësve u përdorën gjerësisht: lexim poezish, diskutime rreth tyre, të shkruarit vetë të poezive. Mbi të gjitha, nxënësit mësuan se si t’i shprehin në mënyrë të diferencuar ndjenjat e tyre në gjuhën e nënës, mësuan fjalë të reja dhe panë se, gjuha e nënës është një burim i rëndësishëm dhe me vlera.
Si një pikë finalizimi motivues është mbledhja e poezive të formuara dhe botimi i tyre si një publikim i mirëkrijuar me ndihmën e disa sponsorëve nga një shtëpi e mirë botuese. «Leben ist die Bewegung der Vogelflügel …» përmbledh poezi nga 11 gjuhë: në shqip, arabisht, gjuhën boshnjake, gjermanisht, italisht, portugalisht, gjermanishten që flitet në Zvicër, serbisht, spanjisht, turqisht, vietnamisht; për secilën dhe përkthimi në gjermanisht. Në fund të vitit shkollor u organizua një mbrëmje letrare në praninë e shumë prindërve, mësimdhënësve dhe rretheve të tjera të interesuara. Tashmë, revista është e botuar deri në numrin e pestë (Shtëpia Pestalozzianum Zürich; ISBN 3-03755-044-9).
Projekti është shembull i asaj që mund të çojë në produkte të vlefshme bashkëpunimi të mësimdhënësve të gjuhës së prejardhjes dhe të procesit të rregullt mësimor. Ajo që në këtë revistë është e kuptueshme në mënyrë të tërthortë, është gëzimi i madh, angazhimi i pamasë dhe atmosfera e mirë, që karakterizuan të gjithë punën në këtë projekt të mrekullueshëm bashkëpunimi.