1. Ju lutem mendohuni se si veproni gjatë kërkimit të një materiali dhe cilat burime shfrytëzoni për këtë. Shkëmbeni me kolegët burimet dhe strategjitë tuaja.

  1. Ju lutem hidhini një sy vetëm ose në një grup të vogël nënkapitujve 4a–4d. Cilat janë përvojat tuaja me burimet e ndryshme? Cilat do të mund të përdornit më mirë? Mendoni dy deri në tri ide konkrete për muajt në vazhdim. Të paktën një ide, një projekt duhet të ketë lidhje me pikën 4d.

  1. Si veproni gjatë arkivimit ose ruajtjes së materialeve mësimore? Lexoni edhe një herë nënkapitullin 2 dhe bisedoni me kolegët tuaj rreth teknikave tuaja të arkivimit dhe mundësive për ta përmirësuar atë.

  1. Përfshirja e nxënësve në gjetjen ose përgatitjen e materialeve mësimore I: A keni përfshirë edhe ju nxënës në gjetjen dhe përgatitjen e materialeve mësimore? Si? Bisedoni rreth kësaj me kolegët tuaj.

  1. Përfshirja e nxënësve në gjetjen ose përgatitjen e materialeve mësimore II: Ju lutem shihni edhe një herë nënkapitullin 1 dhe 5 dhe shihni shembujt në pjesën praktike 10 B.4. Mendohuni ose diskutoni tri mundësi konkrete se si mund t’i përfshini në tre/katër muajt në vazhdim nxënësit e klasave dhe niveleve të ndryshme në gjetjen ose prodhimin e materialeve mësimore.

  1. Ju lutem shikoni disa nga linket në pjesën praktike, kapitulli 10 B.1. Çfarë ju ofrojnë ato? A njihni dhe a përdorni linke të tjera, qoftë në vendin e prejar- dhjes ose në atë të emigrimit?

  1. Përdorimi i mediave elektronike nga nxënësit (shihni nënkapitullin 6). Ju lutem mendohuni dhe diskutoni se çfarë keni bërë deri tani në lidhje me këtë dhe çfarë problemesh keni parë. Diskutoni për disa zgjidhje realiste për këto probleme.

  1. Përdorimi i mediave elektronike nga nxënësit II. Ju lutem lexoni deri në fund nënkapitujt 6a–f. Shikoni disa nga adresat dhe programet e dhëna. Mendoni tri deri në katër ide konkrete nga nënkapitujt 6a-f që mund të vini ju në zbatim.

 


Tabela e pëmbajtjes