(Të dhënat për autoret dhe autorët e pjesës B ndodhen direkt para artikujve përkatës.)
Regina Bühlmann, e diplomuar për mësuese filloreje dhe për arsimimin e të rriturve, ka studiuar për filozofi, gjermanistikë dhe histori arti, bashkëpunëtore shkencore dhe e ngarkuar për çështjet e emigracionit në Sekretarinë e Përgjithshme të Konferencës Zvicerane të Drejtorëve të Kantoneve të Edukimit (EDK). Publikim për MGJP-në (me Anja Giudici): Mësimi në gjuhën dhe kulturën e atdheut (GJKA). Një përzgjedhje e praktikës së mirë në Zvicër; EDK 2014. Përgjegjës për të dhënat e MGJP-së (shih http://.edk.ch/dyn/19191.php).
Elfie Fleck, MA. Ka kryer studimet për mësuesi, anglistikë dhe romanistikë, po ashtu për gjermanishten si gjuhë e huaj dhe e dytë. Mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të lartë të përgjithshme deri në 1992. Që prej 1992 në Seksionin për Emigrimin dhe Shkollën në Ministrinë Austriake Federale për Arsimin dhe Gratë, ku përgjigjet për gjermanishten si gjuhë e dytë, mësimin e gjuhës mëmë, shumëgjuhësinë dhe ndërkulturalitetin.
Elisabeth Furch, Prof. dr. Docente në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Vjenë dhe në Universitetin e Vjenës. Hulumtuese, referuese dhe bashkëpunëtore në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Pikat kyçe të hulumtimit: Bilingualizmi, fitimi i gjuhës së dytë, metodika e gjuhës gjatë mësimit të gjuhës së dytë. Koordinatore për Cultural Aareness, të kursit mësim i gjuhës mëmë: «Të mësosh gjuhët e para në kontekst të emigrimit».
Nuhi Gashi, MA. Ka kryer studimet për gjuhën shqipe dhe letërsi. Kualfikimi: Mësues dhe drejtor shkolle në Mramor, Kosovë. Mësues i MGJP-së në Berlin. Që prej shumë vitesh në Ministrinë e Arsimit të Republikës e Kosovës, përgjegjës për MGJP-në shqiptare në Evropë dhe përtej oqeanit. Organizues i seminareve verore të përvitshme për mësuesit e MGJP-së shqiptare. Bashkëpunëtor për materialet e reja mësimore të MGJP-së shqiptare si edhe, në projekte të tjera bashkëpunimi ndërkombëtare.
Anja Giudici, MA. Doktorante. Bashkëpunëtore Shkencore për projekte dhe asistente në Institutin për Shken-
cat e Edukimit të Universitetit të Cyrihut. Interesat e saj hulumtuese janë në politikën gjuhësore dhe atë të shkollës. Së bashku me Regina Buhlmann ka hartuar raportin e EDK-së në vitin 2014, mësimi në gjuhën dhe kulturën e atdheut (HSK). Një përzgjedhje e praktikës së mirë në Zvicër.
Ingrid Gogolin, Prof. dr. dr. h.c. Drejtuese e grupit «Diversity in Education Research» (DivER)- të Universitetit të Hamburg-ut. Ka kryer studimet për mësuesi si edhe pedagogji. Doktoratura dhe profesura në Universitetin e Hamburg-ut. Titullin e nderit Doktor në Universitetin Teknik të Dortmund-it. Bashkëkoordinatore e grupit të ekselencës së Landit Linguistic Diversity Management në Urban Areas (LiMA) të Universitetit të Hamburg-ut. Koordinatore e programit me pika të forta për hulumtim në krejt federatën «Formimi gjuhësor dhe shumëgjuhësia».
Rolf Gollob, Prof. dr. h.c. Bashkëdrejtues i Qendrës për Projektet e Formimit (IPE) në Shkollën e Lartë Pedagogjike Cyrih. Ka kryer studimet për Etnologji në Universitetin e Cyrihut. Pikat kyçe të punës: Didaktika, pedagogjia ndërkulturore, demokracia dhe të drejtat e njeriut (EDC/HRE – Education for Democratic Citizenship and Human Rights Education). Që prej dy dekadash punon si eksperte dhe autore e materialeve mësimore për Këshillin e Evropës (Evropën Lindore dhe Juglindore).
Andreas Helmke, Prof. dr. rer. nat. Ka kryer studimet për shkencat e drejtësisë dhe psikologji. Doktoraturën në Universitetin e Konstancës. Profesurën në LMU Mynih. Deri në daljen në pension: Departamenti për psikologjinë e zhvillimit në Universitetin Koblenz-Landau. Që atëherë në Universitetin e Konstancës. Pikat kyçe të hulumtimit: Hulumtimi në mësimdhënie dhe në formim. Konsulent në ministri të ndryshme të kulturës si edhe në Ministrinë Vietnameze të Edukimit. Autor i tekstit mësimor standard «Unterrichtsqualitat und Lehrerprofessionalitat fur die Lehrerausbildung» (Cilësia e mësimdhënies dhe profesionaliteti i mësuesve për kualifikimin e mësuesve).
Tuyet Helmke, Dr. phil. Universiteti Konstanz/AG, hulumtimi për formimin empirik. Më parë mësimdhënieje në PH Hanoi/Vietnam. Drejtuese departamenti në Ministrinë Vietnameze për Edukim. Doktoratura në Universitetin e Potsdamit. Senior Researcher në projektet për hulumtimin e arsimit të KMK në Universitetin Koblenz-Landau. Drejtimi psikologji. Koordinimi i hulumtimit të arsimimit gjermano-vietnamez në fushën e shkollës dhe asaj të shkollës së lartë. Pikat kyçe të hulumtimit: Hulumtimi i të nxënit dhe të mësimdhënies, diagnostika pedagogjike, shëndeti i mësuesve.
Judith Hollenweger, Prof. dr. phil. Ka kryer studimet për shkenca edukimi dhe psikologji. Docente dhe drejtuese e pikave kyçe të punës. Formimi inkluziv në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Konsulente për UNICEF-in dhe Organizatën Botërore për Shëndetin, përfaqësimi i Zvicrës në European Agency for Special Needs and Inclusive Education. Pikat kyçe të hulumtimit: Diversiteti dhe inkluzioni, sistemet e klasifikimit dhe të indikatorëve në fushën e formimit dhe të kufizimit. Pedagogjia e veçantë krahasuese ndërkombëtare.
Edina Krompàk, Dr. phil. Shkencëtare për edukimin. Ka kryer studimet në Hungari dhe në Zvicër. Doktoratura në Universitetin e Cyrihut me temë: Zhvillimi i gjuhës së parë dhe të dytë në kontekstin ndërkulturor. Një kërkim empirik mbi ndikimin e Mësimit të Gjuhës dhe të Kulturës së Atdheut (GJKA) në zhvillimin e gjuhës. Docente në Shkollën e Lartë Pedagogjike të FHN. Pikat kyçe të hulumtimit. Fitimi i gjuhës së parë dhe të dytë, shumëgjuhësia si edhe gjuha dhe identiteti.
Sabina Larcher Klee, Prof. dr. Shkencëtare për edu- kimin, zëvendësrektore për kualifikimin dhe hulumtimin e Shkollës së Lartë Pedagogjike Cyrih. Hulumtimi dhe publikimet në çështjet e zhvillimit profesional dhe
shkollor.
Dora Luginbühl, Prof. lic. phil. Mësuese filloreje dhe shkencëtare për edukimin. Docente për pedagogjinë e veçantë dhe pedagogjinë ndërkulturore në Shkollën e Lartë Pedagogjike Thurgau (PHTG) dhe këtu zëvendësrektore. Mësimdhënieje. Anëtare e grupit të specialistëve Pedagogjia Ndërkulturore e COHEP dhe e Komisionit për Formimin dhe Emigrimin e EDK-së. E ngarkuar për heterogjenitetin në PHTG, në vitet e fundit është marrë para së gjithash me komunikim, shumëllojshmërinë kulturore në formimin e mësuesve.
Xavier Monn, lic. phil. Punon si specialist për zhvillim e shkollave që prej 2010-s në Zyrën për Shkollën Fillore në Thurgau. Më parë, për rreth 20 vjet, ka punuar si mësues filloreje në Kantonin e Cyrihut. Më pas studioi pedagogji, pedagogji special, letërsi popullore dhe mediat në Universitetin e Cyrihut.
Claudia Neugebauer është docente për gjerma- nishten si gjuhë e dytë dhe anëtare e grupit hulumtues literaturë, motivim dhe të mësuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike Cyrih. Ajo është autore e teksteve të ndryshme mësimore për fëmijë dhe të rinj, të cilët mësojnë gjermanishten si gjuhë e dytë. Pikat kyçe të hulumtimit: Projekte për mësimin dhe zhvillimin e shkollave në komuna dhe lagje me një numër të madh fëmijësh që rriten me shumë gjuhë; Video-Coachings për ndërveprimin midis specialistëve dhe fëmijëve në moshën parashkollore.
Claudio Nodari, Prof. dr. phil. Drejton Institutin për Komunikim Ndërkulturor (.iik.ch) dhe është docent për didaktikën e gjermanishtes si gjuhë e dytë në Shkollën e Lartë Pedagogjike Cyrih. Ai është autor i teksteve mësimore dhe kurrikulave për gjermanishten si gjuhë e dytë dhe drejtues i kualifikimeve të ndryshme dhe projekteve për mbështetjen gjuhësore në shkollat me shumë gjuhë.
Selin Öndül, lic. phil I. Specialiste për integrimin dhe QUIMS (Cilësia në shkollat multikulturore) në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Cyrihut. Shkencëtare për edukimin dhe mësuese e matematikës, ish-mësuese për MGJP-në. Projekte dhe publikime për bashkëpunimin midis personelit mësimdhënës të MGJP-së dhe shkollës fillore. Pika kyçe aktuale: shoqërimi dhe konsulenca e shkollave të qytetit të Cyrihut në komunikim me heterogjenitetin socio-kulturor.
Hans H. Reich, Prof. dr. em. Gjermanist dhe shkencëtar në edukim, ish-drejtues në Institutin për Formimin në Moshën e Fëmijërisë dhe të Rinisë në Universitetin Koblenz-Landau, fusha formim ndërkulturor, mësimdhënia në fushat e pedagogjisë ndërkulturore dhe gjermanishtes si gjuhë e dytë. Pikat kyçe të hulumtimit: Situata e formimit të shkollave të emigrantëve në shtetet evropiane, politika gjuhësore, didaktika e dygjuhësisë, zhvillimi dygjuhësor i fëmijëve në fushën elementare dhe primare.
Basil Schader, Prof. dr. dr. phil. Gjermanist dhe albanolog. Punon si docent në Shkollën e Lartë Pedago-
gjike Cyrih. Drejtues projektesh në Qendrën e atjeshme për International Projects in Education (IPE). Pikat kyçe të hulumtimit: Didaktika e gjermanishtes si gjuhë e parë dhe e dytë, orientimi ndërkulturor i mësimit, gjuha shqipe, kultura dhe emigrimi. Përvojë e pasur me hulumtime dhe publikime edhe në fushën e MGJP- së.
Christoph Schmid, Prof. dr. phil. Shkolla e Lartë Peda- gogjike Cyrih. Drejtues i departamentit zhvillimi dhe identiteti profesional. Pikat kyçe të hulumtimit: Procese afatgjata të të mësuarit, çështje teorike bazë të dijes, të të nxënit dhe transferimit, çështje të ngritjes së kompetencave dhe zhvillimit të ekspertizës, koncepte të gjykimit, zhvillimi i aftësive të të nxënit, përkrahja e të menduarit dh të inteligjencës si edhe përmirësimi i strategjive të të nxënit.
Markus Truniger, drejtues i programit «Cilësi në shko- llat multikulturore (QUIMS)», drejtoria për formimin e Kantonit të Cyrihut. Kualifikimi dhe praktika si mësues në shkollën fillore. Pikat kyçe të punës janë: Zhvillimi i shkollës në kontekstin shumëgjuhësor dhe multikulturor, zhvillimi i kushteve të përgjithshme, ndër të tjera, edhe për mësimin e gjermanishtes si gjuhë e dytë për MGJP-në.
Rita Tuggener, është përkthyese e diplomuar. Po ashtu ka studiuar didaktikë për gjuhën DaF (gjermanishtja si gjuhë e huaj). Docente në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Drejtuese e departamentit gjermanishtja si gjuhë e dytë. Punon për arsimimin dhe kualifikimin e mësuesve. Për vite me radhë drejtuese e modulit të detyruar «Hyrje në sistemin shkollor të Cyrihut» për mësues në të ardhmen të MGJP-së; Nismëtare dhe drejtuese e ofertave të tjera të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut për personelin mësim-
dhënës të MGJP-së.
Saskia Waibel, lic.phil.I. Punon si docente për gjermanishten dhe DaZ (gjermanishten si gjuhë e dytë)
në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Ajo është bashkautore e materialeve gjuhësore (anglisht për nivelin e lartë, gjermanisht për nivelin primar) si edhe drejton kualifikimet për përkrahjen e gjuhës në shko- llat me shumë gjuhë dhe për futjen e mediave në lëndët gjuhësore.
Wiltrud Weidinger, Dr. Bashkëdrejtuese e Qendrës për Projektet Ndërkombëtare të Formimit (IPE) në
Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Ka kryer studimet për pedagogji dhe psikologji në Vjenë dhe New York. Pikat kyçe të punës: Bashkëpunim ndërkombëtar për projekte dhe transferë e dijeve me fokus transmetimin e kompetencave të specialitetit dhe të mbispecialitetit në shkollat ndërlidhëse- profesion si edhe në fushën e Life Skills të nxënësve. Didaktikë e përgjithshme; Komunikimi me diferencat transkulturore.