- Ju lutem shihni edhe njëherë në pjesën A nënkapitullin 2 «Modele të MGJP-së në Evropë». Mendoni thellë dhe diskutoni se cili model i përgjigjet situatës në vendin ose në qytetin ku ju banoni dhe punoni aktualisht.
- Çfarë ju duket pozitive te situata e MGJP-së në vendin ku ju banoni dhe punoni?
- Çfarë ju duket juve negative, e pakënaqshme ose që ende mund të përmirësohet në situatën e
MGJP-së në vendin ose në qytetin ku ju banoni dhe punoni? Ju lutem përpunoni një listë mundësisht konkrete dhe të detajuar me pika.
- Nëse behët fjalë për përmirësimin e disa pikave të veçanta nga lista juaj, cila instancë do të ishte përgjegjëse për këto pika? Si mund ose si duhet të silleni për të informuar instancat përkatëse ose për t’i motivuar ato për përmirësime?
- Shumë vendime dhe mundësi përmirësimi zhvillohen në nivele më të larta politike dhe qeveritare, te të cilat një mësimdhënës i vetëm vështirë se mund të ketë ndikim.
- Krahas situatave problematike, të cilat mund të zgjidhen vetëm në nivele më të larta, ekzistojnë më së shumti probleme më të vogla, tek të cilat ndoshta edhe ju ose kolegët tuaj mund të jepni një kontribut. Mendoni dy deri në tri situata të tilla të vogla që janë të përmirësueshme dhe jepni zgjidhje konkrete për to.
- Ajo çfarë të ngjall interes është krahasimi që bëhet me vendet e tjera, siç e tregon edhe artikulli në kapitullin 13 B. Ju lutemi mendohuni thellë dhe diskutoni se nëpërmjet cilave rrugë elektronike dhe personale mund të informoheni për situatat e kolegëve të MGJP-së në vende të tjera dhe si mund ta vini në jetë këtë shkëmbim.