Basil Schader (14 A.1 dhe A.3); Nuhi Gashi (A.2); Elisabeth Furch dhe Elfie Fleck (A.4)

1. Hyrje

Mësuesit e MGJP-së punojnë në një mjedis për të cilin ata nuk janë përgatitur në arsimin e tyre primar në vendin e prejardhjes. Që trajnimi për ata është një çështje themelore, kjo as që nuk vihet në diskutim, krahaso për këtë edhe deklaratat në pjesën praktike të këtij kapitulli. Përmbajtjet për të cilat flitet aty variojnë në varësi të kohëzgjatjes së punës dhe qëndrimit në vendin e emigrimit. Në fillim të punës janë në qendër sigurisht njohuri elementare për specifikën e MGJP-së dhe për sistemin lokal shkollor brenda të cilit zhvillohet ajo. Më vonë me shumë gjasa trajtohen sqarime dhe diskutime të thelluara me kolegët që lidhen me profesionin dhe përmbajtjen, fitimin e njohurive të thelluara metodike dhe didaktike dhe mundësitë e bashkëpunimit me mësimin e rregullt. Nevojat për zhvillim të mëtejshëm mund të njohin një kurorëzim paraprak, prej nga ku mund të përftohet një certifikatë shtese me anë të së cilës mësuesit e MGJP-së vendosen në rrafsh të barabartë për punësim me personelin mësimor vendas.

Oferta trajnimesh dhe kualifikimesh do të bëhen së paku nga të dyja palët. (Shih për këtë edhe kapitullin 1 dhe Calderon-in, Fibbi-n, Truong-in, 2013, fq. 90).

  • a) Nga institucionet e vendit të prejardhjes
    (konsullatat, ministritë e arsimit, shoqatat e prindërve dhe mësuesve etj.).Shembuj: Seminaret verore për mësuesit e MGJP-së nga e gjithë Evropa, të organizuara çdo vit nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë sëbashku me atë të Kosovës (shih më poshtë); Seminaret kualifikuese për mjetet e reja mësimore të MGJP-së, të organizuara nga shoqëritë shqiptare të mësuesve dhe prindërve. Shoqëri të cilat e kryejnë veprimtarinë në Zvicër.
  • b) Nga institucionet e vendit të emigrimit
    (Institucione publike si drejtoritë e arsimit, shkollat e larta pedagogjike, universitetet etj., institucione private si shkollat e gjuhëve, shkolla kualifikuese për të rritur).
  • Shembuj: Kurset e detyrueshme për hyrjen në sistemin kantonal shkollor, ashtu siç i ofrojnë disa kantone të Zvicrës. Kurset kualifikuese të shkollave të larta dhe universiteteve të ndryshme pedagogjike, të cilat janë specifike për MGJP-në. Ofertat e rregullta të kualifikimit lokal të mësuesve, të arritshme edhe për mësuesit e MGJP-së. «Muttersprachlicher Unterricht: Erstsprachen unterrichten im Kontext von Migration» (Kursi mësimor austriak «Mësimdhënia e gjuhës amtare: Mësimdhënia e gjuhëve të para në kontekstin e migrimit») (shih më poshtë);. Kurse për gjuhën dhe integrimin nga ofrues të ndryshëm privatë.

Në dallim me kurset e ofruara nga vendi i prejardhjes, te ofertat e vendit të emigrimit janë zakonisht të domosdoshme njohuri të mira në gjuhën që flitet në vend. Kjo mund të vështirësoj tej mase qasjen për disa mësues të MGJP-së. Krahas ndjekjes së kurseve të mirëfillta të gjuhëve, në Zvicër e ka provuar veten si të përshtatshme edhe një model tek i cili njohuritë e gjermanishtes fitohen paralelisht për përçimin e përmbajtjeve të rëndësishme shkollore. Shkalla e ofertave për kualifikime, veçanërisht nëse bëhet fjalë për oferta specifike për mësimdhënësit e MGJP-së, ndryshon nga vendi në vend (përkatësisht nga landi në land dhe nga kantoni në kanton). Shihni për këtë edhe deklaratat në kapitullin 14 B. Ndërsa në Hamburg p.sh. ekziston një gamë e gjerë ofertash dhe një detyrim kualifikimi prej 30 orësh në vit (shih kapitullin 1A.4), në ndonjë vend tjetër (në disa kantone të Zvicrës) nuk gjendet pothuajse asgjë. Nga paleta e gjerë në lidhje më këtë, kemi zgjedhur dy shembujt vijues. Modulin e detyrueshëm «Einführung ins Zürcher Schulsystem» (Hyrje në sistemin shkollor të Zvicrës) si model i një mbështetje solide për fillimin e profesionit (shihni kapitullin 14 A.3) dhe kursin mësimor austriak «Mësimdhënia e gjuhës amtare. Mësimdhënia e gjuhëve të para në kontekstin e emigrimit si model i një kursi mësimor gjithëpërfshirës, i zhvilluar në një formë shkencore dhe i shoqëruar me një certifikatë (14 A.4). Si fillim po paraqesim si shembull një nga ofertat kualifikuese të organizuara nga vendi i prejardhjes, programin e seminarit të 10-të veror të mësuesve të MGJP-së shqipe (14 A.2).


2. Një ofertë kualifikimi nga pala e vendit të prejardhjes. Programi i 10-të veror për mësuesit e MGJP-së shqipe, Berat/Shqipëri, 29.07.–1.08.2014

Parathënie:

Që prej 10 vjetësh Ministria e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë seminare kualifikimi tre-katër ditore për mësuesit e MGJP-së shqipe në të gjithë Evropën. Seminaret zhvillohen të alternuara në Kosovë, Shqipëri dhe në pjesët shqipfolëse të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ato do të ndiqen prej afërsisht 130–150 mësuesish të MGJP-së. Pjesëmarrja, strehimi dhe ushqimi janë të financuara. Veçanti e këtyre seminareve është se referatet, workshop-et etj. drejtohen në mënyrë ekuivalente nga shkencëtarë nga fusha e gjuhësisë shqipe (p.sh. ekspertë të Universitetit të Tiranës ose Prishtinës) dhe nga mësues praktikantë të MGJP- së shqipe në të gjithë Evropën. Çdo vit janë të ftuar gjithashtu si referues dhe pjesëmarrës ekspertë nga vendet e emigrimit në fushën e pedagogjisë ndërkulturore.

Krahas kualifikimit profesional dhe shkëmbimit të vlefshëm përtej kufijve kombëtar seminaret përmbu- shin edhe funksione të rëndësishme shoqërore dhe integruese.

Programi i seminarit katërditor në Berat (Shqipëri):

Dita e pare: 29 korrik 2014 (Universiteti i Beratit)
Ora 14:00–17:00

Hapja e prezantime: Referateve nga nxënësit e seminarit të Beratit

Fjalë përshëndetëse:

  • Një mësuese e MGJP-së nga Greqia.
  • Ministri i Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës ose përfaqësuesit e tyre.
  • Kryebashkiaku i Beratit
Ora 17:00–21:00
Vështrim i përgjithshëm mbi programin: Inputi: MGJP-ja shqipe dhe
perspektivat e saj aktuale për t’u zhvilluar (N. Gashi, B. Arbana)Pushim: pastaj debate dhe diskutim i hapurSi vijim: Darkë e përbashkët dhe prezantime kulturore (prezantime librash etj.

 

Dita e dytë : 30 korrik 2014 (Salla plenare e Universitetit të Beratit)
Ora 09:00–13:00
Referate dhe inpute videosh:

  • Njësimi i planeve mësimore të Shqipërisë dhe Kosovës (G. Janaqi)
  • Zhvillimi i vetëdijes historike te familjet (L. Qoshi)
  • Njohja e trashëgimisë kulturore me anë të lojërave tradicionale (B. Avdia)
  • Filmi dokumentar «Vera, mësuesja e dy ishujve» (A. Melonashi, A. Ashiku)
  • Pushim për kafe
  • Dokumentimi i një videoje: Ekskursioni mësimor dhe efektet e tij (K. Çallaku)
  • Të mësuarit me anë të lojërave p.sh. lojëra me zare (R. Hamiti).
Ora 13:00–17:00 – Ngrënia e drekës – pushimi pas dreke
Ora 17:00–22:00
Oferta shoqërore dhe kulturore:

  • Vizitë në qytet, muze etj.
  • Darkë e përbashkët dhe prezantime kulturore (prezantime librash etj.)

 

Dita e tretë: 31 korrik 2014 (salla plenare dhe klasa të ndryshme të Universitetit të Beratit)
Ora 09:00–11:00
Referate dhe inpute videosh:

  • Mësimdhënia si «veprimtari ekzakte» dhe kontributi ynë për të
  • Përkthimi dhe komunikimi në emigrim (…) (D. Kajtazi)
  • Prezantimi i monografisë për MGJP-në shqipe në Selanik (D. Zace)
  • Pushim për kafe
Ora 11:00–12.30
Përzgjedhje e lirë e disa Workshop-eve:

  • Klasa heterogjene dhe puna me to (N. Mehmetaj)
  • Mësimi i gjuhës shqipe në gjimnazin e Vjenës dhe disa probleme të lidhura me të (I. Arapi)
  • Stile të ndryshme të procesit mësimor, ndryshimet dhe kualitetet e tyre (Y. Spahiu)
  • Puna në tema historike për historinë e Shqipërisë (F. Xhemalaj)
Ora 12.30–15:00 – Ngrënia e drekës – pushimi pas dreke
Ora 15:00–22:00
Oferta shoqërore dhe kulturore:

  • Ekskursion në malin e Tomorit ose në kanionet dhe ujëvarat e Osumit
  • Ngrënia e darkës

 

Dita e katërt: 1 gusht 2014 (salla plenare e Universitetit të Beratit)
Ora 9:00–11:00
Referate:

  • Për zhvillimin e të lexuarit në gjuhën e parë (E. Koleci)
  • Lënda «Gjuha shqipe» në planet mësimore të Kosovës (R. Gjoshi)
  • Monografia «Shqiptarët në Zvicër», fokusi në MGJP-në shqipe (R. Rifati)
  • Pushim për kafe
Ora 11:00–12:00
Përzgjedhje e lirë e disa Workshop-eve:

  • Mundësitë e punës ndërdisiplinore në MGJP-në shqipe (A. Tahiri)
  • Një mësim model për gjuhën shqipe në klasën e parë (K. Gjoka)
  • Dy mënyra konkrete të vepruari për të përkrahur të kuptuarit e leximit në fushën e teksteve letrare dhe pragmatike (R. Sheqiri)
Ora 12:00–15:00

Mbyllja formale e seminarit të 10-të: Shpërndarja e certifikatave të pjesëmarrjes

Si vijim:Darkë e përbashkët dhe udhëtimi për në shtëpi

3. Moduli «Hyrje në sistemin shko- llor zviceran» i Shkollës së Lartë Peda- gogjike në Cyrih

Parathënie:

Ndjekja e këtij moduli të përbërë nga shumë pjesë me një total prej 42 leksionesh është (krahas dëshmisë të një trajnimi të kryer për mësues ose një kualifikimi ekuivalent dhe dëshmi e njohurive të mjaftueshme të gjermanishtes) një nga kushtet paraprake të detyrueshme për pranimin si mësues i MGJP-së në kantonin e Zvicrës. Kush nuk ka ende njohuri të mjaftueshme në gjermanisht (niveli B1), mund të ndjekë një modul përgatitor në lidhje me këtë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut.

E hënë 5 janar 2015
08.30–12.00
Fillimi:

  • Informacione për organizimin e modulit
  • Prezantim në formën e rrethit

Hyrja në sistemin shkollor të kantonit të Cyrihut:

  • Aspekte ligjore dhe strukturore
Pushimi i drekës
13.30–17.00
Hyrja në sistemin shkollor të kantonit të Cyrihut (pjesa e dytë):

  • Organizimi i shkollës

Caktimi i detyrës së pare:

  • Të vizitohet shkolla dhe atje të bëhet prezantimi

 

E martë 6 janar 2015
08.30–12.00

Ofrimi i mbështetjes për nxënësit me nevoja të veçanta pedagogjike

Institucionet rreth shkollës

Pushimi i drekës
13.30–17.00
Hyrje në kurrikulën mësimore të GJKV-së (Gjuha dhe Kultura e Vendlindjes):

  • Funksioni dhe rëndësia

Gjuha e parë, e dytë dhe gjuha e huaj:

  • Bazat e didaktikës të gjuhës së dytë
  • Koncepte dhe modele të shumëgjuhësisë

Caktimi i detyrës së dytë:

  • Organizim i vizitave të ndërsjella në procesin mësimor

 

E mërkurë 4 mars 2015
08.30–12.00
Mësimdhënia e GJKV-së në kontekstin e emigrimit.: (HSK = HSU)

  • Lidhja me botën dhe ambientin përreth
  • Të mësuarit ndërkulturor

Programi QUIMS (Qualität in multikulturellen Schulen, cilësi në shkollat multikulturore)

  • Film: Schulerfolg für alle (Sukses në shkollë për të gjithë)
Pushimi i drekës
13.30–17 h
Planifikimi i mësimit, projekte të shumëgjuhësisë në mësim:

  • Shembuj

Caktimi i detyrës së tretë:

  • Planifikimi, kryerja dhe reflektimi mbi një njësi mësimore

 

E enjte 5 mars 2015
08.30–12.00
Vlerësimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi detyrën e pare:

  • Të vizitohet shkolla dhe atje të bëhet prezantimi

Një vështrim mbi përditshmërinë në shkollë të një drejtoreshe shkolle (Idil Calis)

Pushimi i drekës
13.30–17.00

Një vështrim mbi praktikën mësimore të një mësim- dhënësi të GJKV-së (Jun-Hi)

Mjetet mësimore në mësimdhënien e GJKV-së:

  • Marktplatz (tregu)

 

E enjte 21 maj 2015
08.30–12.00
Vlerësimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi detyrën e tretë:

  • Planifikimi, kryerja dhe reflektimi mbi një njësi mësimore
  • Tipare të një planifikimi të mirë e i lidhur me kurrikulën mësimore të GJKV-së.
Pushimi i drekës
13.30–17 h
Hyrje në caktimin e notave dhe në vlerësimin në procesin mësimor të GJKV-së:

  • Mbledhje në shkollë midis prindërve, mësuesve dhe punonjësve të tjerë për problematikat e ndryshme të nxënësve.
  • Vlerësimi i rendimentit në gjuhë.

 

E premte 22 maj 2015
08.30–12.00
Vlerësimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi detyrën e dytë:

  • Vizita të ndërsjella në mësim
  • Tipare të një procesi mësimor të mirë

Një vështrim mbi praktikën mësimore të një mësimdhënësi të një klase të rregullt

Pushimi i drekës
13.30–17.00

Përmbledhja e pikave të rëndësishme dhe sqarimi i pyetjeve që janë ende të hapura.

Vlerësimi
Përmbyllja


4. Kursi mësimor në mbarë vendin «Mësimdhënia e gjuhës amtare: Mësimdhënia e gjuhëve të para në kontekstin e emigrimit» e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Vjenë


4.1 Mësimi i gjuhës amtare në Austri: Të dhënat përmbledhëse më të rëndësishme.

Mësimi i gjuhës amtare është pjesë e shkollës dhe mësimit të rregullt në Austri që prej vitit 1992. Ndryshe nga shumë shtete të tjera evropiane, si për shembull Zvicra, ky mësim në Austri nuk bazohet në marrëveshje dypalëshe me vendet e prejardhjes dhe gjithashtu nuk u është deleguar shoqatave të emigrantëve. Austria, duke e marrë mbi vete përgjegjësinë për përkrahjen në shkollë të gjuhëve të para të nxënësve, jep edhe një sinjal të qartë, mesazhi i të cilit është: Angazhimi për shumëgjuhësinë si pjesë e rëndësishme për jetën dhe ambientin që na rrethon është një qëllim dhe çështje që i përket politikës së arsimit. Gjuhët e nxënësve e kanë vendin në shkollë dhe ato duhet të lejohen për t’u zhvilluar atje si veprimtari.

Mësuesit e gjuhës amtare, ashtu si të gjithë arsimtarët e tjerë, punësohen dhe paguhen nga autoritetet e arsimit dhe u nënshtrohen kontrolleve të cilësisë nga organet mbikëqyrëse austriake. Librat shkollorë dhe materialet e tjera mësimore vendosen gjithashtu pa pagesë në dispozicion.

    • Grupi i synuar

Si pjesëmarrës në mësimdhënien e gjuhës amtare vijnë të gjithë nxënësit, të cilët në rrethin familjar nuk përdorin gjuhën gjermane ose fëmijët që rriten me dy gjuhë. Kjo pa u marrë parasysh nënshtetësia, vendi i lindjes, kompetenca në gjuhën gjermane dhe për sa kohë e ka ndjekur shkollën në Austri. Vitet e fundit kjo ofertë është marrë gjithnjë e më shumë në konsideratë nga fëmijë që vijnë nga familje me dy gjuhë.

      • Plane mësimore për mësimin e gjuhës amtare

Aktualisht ekzistojnë tri plane mësimore që janë neutrale në aspektin gjuhësor, pra plane mësimore, të cilat mund të aplikohen për të gjitha gjuhët, gjë që ka edhe përparësinë se me futjen e një gjuhe të re mund të përdoren të njëjtat plane mësimore ekzistuese.


  • Niveli fillor (nga viti i parë shkollor deri tek i katërti)

  • Niveli i mesëm 1 (nga viti i pestë shkollor deri te i teti)

  • Niveli i avancuar i shkollave të larta për formim të përgjithshëm (nga viti i nëntë shkollor deri te i dymbëdhjeti)

Edhe pse në shkolla të mesme dhe të larta për formim profesional krijimi i kurseve të gjuhës amtare është i mundur brenda caqeve të autonomisë së shkollës, ajo gjithsesi nuk është vënë në praktikë. Megjithatë nxënësit e interesuar janë të lirë që të marrin pjesë p.sh. në një kurs të AHS-së, nëse janë akoma vende në dispozicion (AHS = allgemein bildende höhere Schulen, shkolla të larta për formim të përgjithshëm).

        • Bazat ligjore-shkollore dhe organizmi

Mësimi do të ofrohet te niveli fillor si një ushtrim jo i detyrueshëm (pjesëmarrje me dëshirë dhe pa vlerësime), duke u nisur nga niveli i mesëm 1 ajo do të ofrohet si lëndë e lirë (pjesëmarrje me dëshirë dhe me vlerësime) ose gjithashtu si një ushtrim jo i detyrueshëm.

Mësimi i gjuhës amtare mund të ofrohet si plotësues në formën e një kursi (p.sh. pas orës së fundit të mësimit ose në mbasdite) ose si integruese në formën e Team-Teaching. Kjo nënkupton që arsimtarët e gjuhës amtare e japin mësimin së bashku me mësuesin kujdestar ose me mësuesin e lëndës dhe e përpunojnë temën e dhënë mësimore në gjuhën përkatëse të nxënësve. Për formën e kursit është i nevojshëm një numër minimal i caktuar pjesëmarrësish, ku mund të krijohen edhe grupe mikse prej shkollave, klasave dhe nivele të ndryshme çka do të ishte veçanërisht e dobishme për gjuhët pak të përhapura.

          • Mësuesit

Shumica e arsimtarëve, të cilët janë emëruar për mësimdhënien në gjuhën amtare, e kanë përfunduar formimin e tyre të parë arsimor në vendin e prejardhjes, ku kualifikimet e marra ndryshojnë në mënyrë të theksuar. Disa kanë përfunduar studimet për një lëndë të caktuar për nivelin e mesëm 1, por janë të punësuar në një shkollë fillore. Të tjerët mund të dokumentojnë më diplomë p.sh. një arsim në shkenca natyrore ose në matematikë, por nuk kanë një diplomë për studime në gjuhësi. Të tjerë pastaj janë arsimuar (në Austri ose jashtë vendit) për interpretues, përkthyes, gjuhëtar ose punonjës social.

Për arsyen se shumica e arsimtarëve nuk mund të paraqesin një diplomë të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Austrisë, ata janë punësuar me kontrata të veçanta, çka sjell si pasojë që nga ana ligjore ata të kenë një klasifikim më të ulët në detyrë dhe në pagesë.


4.2 Kursi mësimor. Historia e krijimit

Gjatë «Language Education Policy Profile» Austrisë iu rekomandua nga ekspertët e Këshillit të Evropës që t’i kushtohej rëndësi «një trajnimi të përshtatshëm gjuhësor dhe didaktik profesional» për arsimtarët e gjuhës amtare. (shih bm:ukk & BM.W_F, 2008, fq. 102).

Duke iu referuar këtij rekomandimi, në vitin 2011 Shkolla e Lartë Pedagogjike e Vjenës u ngarkua nga Ministria e Arsimit me detyrën për të zhvilluar një kurrikul për një kurs mësimor që kryhet krahas profesionit të tyre nga mësuesit e gjuhës amtare. Për të garantuar përshtatjen e grupeve të synuara dhe cilësinë e këtij kursi mësimor, të gjithë mësuesve aktivë të gjuhës amtare iu paraqit një anketë online, me të cilën u përcaktuan kualifikimet ekzistuese dhe çfarëdo mangësirash profesionale, po ashtu dhe pikat e rëndësishme që shihen si të domosdoshme nga grupi i synuar dhe që lidhen me përmbajtjen e kursit mësimor të planifikuar. Me krijimin dhe vlerësimin e pyetësorëve u ngarkua Prof. Dr. Brigitta Busch e Universitetit të Vjenës në vitin 2011. Rezultatet e kësaj ankete, në të cilën kishin marrë pjesë më shumë se 60 % e personave të regjistruar, u përdor si udhëzues për hartimin përfundimtar të kurrikulës.

Njëkohësisht Ministria e Arsimit ndërmori bisedime me Zyrën e Kancelarit (ZK) dhe me Ministrinë e Financave (MF) me synimin për të përmirësuar situatën e mësuesve me kontratë të veçantë. Rezultati i këtyre bisedimeve është një direktivë e re, e cila u bë e njohur në tetor të vitit 2012 dhe që për shumë mësues me kontratë të veçantë dhe gjithashtu për të diplomuarit e ardhshëm në kursin mësimor, sjell si rezultat një klasifikim më të leverdisshëm.


4.3 Rreth kursit mësimor

Në vitin akademik 2012/2013 u krijua mbi bazën e kurrikulës kursi mësimor në shkallë vendi «Mësim- dhënia e gjuhës amtare: Mësimdhënia e gjuhëve të para në kontekstin e emigrimit» në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Vjenës. Ky kurs mësimor vlerësohet me 30 KE (= Caktimi i krediteve evropiane sipas European Credit Transfer System/ECTS). Për vetë faktin se ky kurs mësimor është hartuar në atë mënyrë që të mund të studiohet krahas ushtrimit të profesionit, ku zhvillohen gjithsej 6 module me një ndarje 50 % prania në kurs dhe 50 % studim i pavarur. I gjithë kursi mësimor mund të përfundohet në katër semestra.

Teksti që vijon i është shkëputur pjesërisht shkresës së dorëzuar që i është drejtuar Komisionit Studimor të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Vjenë në vitin 2012 (shih Furch/Fleck 2012):

    • Qëllimi arsimor

Ky kurs mësimor i shërben një kualifikimi më të mirë për personat në mbarë Austrinë që janë të emëruar si mësues të gjuhës amtare. Thelbësor aty duket veçanërisht specializimi i pjesëmarrësve në fushat e gjuhësisë, metodikës dhe didaktikës në mësimdhënien e gjuhës së parë brenda kontekstit të situatës aktuale të arsimit dhe duke marrë parasysh një sërë teorish shkencore, metodash dhe doktrinash.

Po ashtu një pjesë të madhe në kursin mësimor do të zërë përgjegjësia ndaj zhvillimit të shoqërisë. Trajtimi dhe diskutimi i ndryshimeve aktuale në bashkëjetesën e njerëzve në Austri do të çojë në një profesionalizëm bashkëkohor të të diplomuarve në këtë kurs.

Ky kurs mësimor ka si synim para së gjithash mësuesit e gjuhës amtare në të gjithë Austrinë që janë aktualisht aktivë në profesionin e mësimdhënies. Më tej do të mendohet edhe për pjesëmarrës që janë të rinjtë me disa gjuhë në këtë profesion, të cilët pas diplomimit në mësuesi (në një shkollë të lartë pedagogjike ose në universitet) kanë dëshirën që të emërohen si mësimdhënës të gjuhës amtare në një ose disa gjuhë të caktuara.

    • Kontributi për zhvillimin e shkollës

Rol thelbësor, për zhvillimin shkollor në të ardhmen në shkolla me vendndodhje të ndryshme ku gjenden kryesisht prindër dhe nxënës me disa gjuhë, do të luante kontributi i mësidhënësve të kualifikuar nëpërmjet kursit mësimor. Kjo sigurohet nëpërmjet gjykimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm të vetes dhe nëpërmjet hulumtimit shkencor dhe atij të lidhur me profesionin. Me përfundimin e këtij kursi mësimor, pjesëmarrësit kanë marrë një input të madh për realizimin e shanseve të barabarta shoqërore dhe shanseve të drejta, duke mësuar në mënyrë të thelluar shkencore dhe profesionale për të shmangur pabarazitë në shanse.

    • Vështrim i gjerë mbi përmbajtjen e kursit mësimor

Kursi mësimor i aftëson pjesëmarrësit:


  • Për të reflektuar mbi situatën e përgjithshme të nxënësve me disa gjuhë, të cilët gjermanishten nuk e kanë gjuhën e tyre të parë.

  • Për të dhënë mësim si mësimdhënës të gjuhës amtare në një ose dy gjuhë të përzgjedhura për nxënës që e (i) përdorin këtë/këto gjuhë në familje dhe në përditshmëri.

  • Për përkujdesjen dhe këshillimin brenda veprimtarive shkollore por edhe ato jashtëshkollore të nxënësve me gjuhë tjetër të parë ndryshe nga gjermanishtja.

  • Për këshillimin e mësuesve në marrëdhënie me nxënësit me disa gjuhë, të cilët nuk e kanë gjermanishten gjuhën e tyre të parë.

  • Për vetëreflektimin si mësimdhënës në mësimin e gjuhës amtare.

  • Për nxitjen e një vetëvlerësimi dhe vetëgjykimi realist të nxënësve në ballafaqimin me mjedisin e tyre specifik gjuhësor-kulturor.

  • Për të ndërmarrë bisedime me prindërit, mësuesit, nxënësit dhe institucionet përkatëse jashtëshkollore në lidhje me problemet specifike gjuhësore dhe ato të mësimnxënies

  • Vështrim i përgjithshëm mbi modulet
M1:

Hyrje në temë


M2:

Njohuri bazë nga hulumtimet mbi përvetësimin e gjuhës amtare, nga sociolinguistika dhe nga hulumtimet mbi emigrimin


M3:

Didaktika gjuhësore. Rrugët drejt një mësimi kompetent të gjuhëve të para


M4:

Komunikimi në kushte dhe rrethana shumëgjuhësore dhe multikulturore


M5:

Koncepte pedagogjike inovative me theks të veçantë mbi shumëgjuhësinë


M6:

Diskutime dhe sqarime mbi realitetin në shkollë


Informacione më të detajuara dhe udhëzime mbi konceptin e plotë të kursit mësimor gjenden në website-in e Shkollës së Lartë Pedagogjikë në Vjenë:

http:/www.phwien.ac.at/index.php/hochschullehrgaenge-fortbildungsangebot/lehrgaenge


4.4 Rezultate dhe vështrim i përgjithshëm

Fazën e parë të këtij kursi mësimor e kanë përfunduar me sukses 22 mësues nga disa bundeslande të Austrisë. Shumica e mësuesve janë për gjuhën boshnjake, kroate, serbe dhe turke, por gjithashtu edhe për gjuhën shqipe dhe perse.

Një hulumtim shkencor mbi bazën e intervistave individuale, të cilat kanë një strukturë të mirëpërcaktuar dhe që zhvillohen me pjesëmarrësit dhe me përgjegjësit e kursit mësimor, ka dhënë si rezultat një nivel të lartë kënaqshmërie me përmbajtjen, procesin dhe qëllimet e vendosura.

«Kursi mësimor përmirëson pjesëmarrësit në lidhje me zhvillimin e aftësisë për të diskutuar bazuar në një gjuhë teknike dhe shkencore të mirëargumentuar, me zhvillimin e ndërgjegjes profesionale dhe perceptimit si pozitë profesionale, me zhvillimin e kolegjialitetit dhe institucionalizimit të këshillimit kolegjial, me zhvillimin e aftësisë diferencuese dhe marrëdhënies me heterogjenitetin, me zhvillimin e të shikuarit të vetes si aktorë bashkëformues dhe kontribues në funksionimin e arsimit. Këta shembuj vlejnë në literaturën e fushës si dimensione thelbësore të profesionalizmit, gjë që konfirmon realizimin e suksesshëm të qëllimeve të kursit mësimor. Si të dobishme për mësimnxënien e kanë dëshmuar veten mësimnxënia e përbashkët e institucionalizuar, rëndësia e përmbajtjeve mësimore të përzgjedhura, klima në punë, referuesit, personeli i kualifikuar dhe drejtuesit e kursit mësimor.» (Moser 2013).

Për shkak të kërkesës së lartë kursi mësimor duke nisur nga muaji gusht i 2014-s do të ofrohet për herë të dytë. Për faktin së nga më shumë se 70 të interesuar mund të pranoheshin vetëm 26 prej tyre, faza të tjera do të synohen, nëse burimet financiare dhe ato të personelit e lejojnë këtë.


Bibliografia

bm:ukk und BM.W_F (Hrsg.) (2008): Language Education Policy Profile: Länderbericht. Sprach- und Sprachunterrichtspolitik in Österreich: Ist-Stand und Schwerpunkte. Wien.

Calderon, Ruth; Rosita Fibbi; Jasmine Truong (2013): Arbeitssituation und Weiterbildungsbedürfnisse von Lehrpersonen für den Unterricht in heimat- licher Sprache und Kultur. Neuchâtel: rc consulta. Link: http://www.rc-consulta.ch/pdf/HSK-Erhebung_d_def.pdf

Fortbildungsangebote des National Resource Centre for Supplementary Education (NRCSE) in London. Link: http://www.supplementaryeducation.org.uk Furch, Elisabeth; Elfie Fleck (2012): Curriculum Lehr- gang

«Muttersprachlicher Unterricht: Erstsprachen unterrichten im Kontext von Migration». Link: http://www.phwien.ac.at/files/Mitteilungsblatt_VR/Punkt%204/PH_Wien_LG_Muttersprachlicher_
Unterricht_genehmigt.pdf

Moser, Maria (2013): Endbericht der Begleitforschung zum Lehrgang: «Muttersprachlicher Unterricht: Erstsprachen unterrichten im Kontext von Migration».

vpod Bildungspolitik (2014): Sonderheft Nr. 188/189 «Die Zukunft des Erstsprachunterrichts», Beiträge S. 58 und 61 f.


Tabela e pëmbajtjes