- Ju lutem, mendohuni mirë dhe diskutoni se cilat ishin dhe janë nevojat tuaja për kualifikime gjatë punës suaj si mësues i MGJP-së. (Në fillimin e punës suaj, pas disa kohësh, tani.) Cilat përmbajtje dhe tema ju kanë interesuar dhe ju interesojnë akoma.
- Çfarë ofertash për kualifikime keni shfrytëzuar ju deri tani dhe çfarë suksesi ka pasur? A ka oferta, të cilat ju mund t’ia sugjeronit kolegëve tuaj?
- Ju lutem bëni një listë vetëm ose së bashku me një tjetër të atyre temave kualifikimesh, të cilat do t’ju interesonin në mënyrë të veçantë. Bëni ndryshimin ndërmjet atyre që duhet të ofrohen në vendin tuaj të prejardhjes dhe të tillat që duhet të ofrohen nga vendi juaj ku ju jetoni dhe punoni. Mendohuni mirë se si mund t’i plotësoni këto nevoja për kualifikime.
- Çfarë mundësish ka, sipas jush, për të marrë pjesë në një kualifikim së bashku me kolegët tuaj të mësimit të rregullt (p.sh. në një kualifikim në shkollë). Cili mund të ishte kontributi juaj aty. Çfarë mund të bëni ju për t’u përfshirë në mënyrë të barabartë në ofertat e rregullta kualifikuese (nëse kjo nuk ka ndodhur tashmë?)
- Studimi i Calderon-it, Fibbi-t dhe Troung-it (shih literaturën) tregon se shumë mësues të MGJP-së nuk dinë aspak se çfarë ofertash kualifikuese ekzistojnë nga ana e vendit të emigrimit. A vlen kjo edhe për ju? A jeni ju në dijeni se çfarë ofertash ka? Ku dhe si mund të bëhet regjistrimi? A i njihni katalogët ose website-et ku mund të jenë të publikuara ofertat kualifikuese? Diskutoni me kolegët dhe mësimdhënësit e mësimit të rregullt deri sa të keni në dispozicion informacionet e nevojshme.
- Në kapitullin 14 A.2 do të përshkruhet kursi hyrës në sistemin shkollor të Cyrihut, të cilin duhet ta ndjekin me domosdoshmëri të gjithë mësuesit e MGJP-së. A ka diçka të ngjashme atje ku punoni ju? Si janë përvojat tuaja? Ku i keni krijuar njohuritë mbi sistemin lokal shkollor?
- Në kapitullin 14 A.3 do të përshkruhet kursi mësimor shumëpërfshirës dhe mbresëlënës në Austri «Mësimdhënia e gjuhës amtare: Mësimdhënia e gjuhëve të para në kontekstin e emigrimit». A ka diçka të tillë atje ku jetoni dhe punoni? Si duhet të veprohet për të nisur një projekt të ngjashëm?
- Në kapitullin 14 B mësuesit e MGJP-së nga vende të ndryshme kanë paraqitur nevojat e tyre për kualifikime dhe përvojat që kanë pasur në to. Lexoni dhe diskutoni të gjitha ose disa shembuj dhe lidhini ato me përvojat tuaja.