- Ku i shihni ju vetë, pavarësisht nga të gjitha përfundimet e hulumtimit, efektet pozitive të MGJP-së (pra të mësimit tuaj) tek nxënësit? Formuloni, argumentoni dhe diskutoni disa prej këtyre pikave.
- Në çfarë aspekti nuk jeni të bindur rreth efekt- shmërisë dhe përdorimit të MGJP-së (ose mësimit tuaj) aty ku ato dallohen? Përse? Formuloni, argumentoni dhe diskutoni edhe rreth këtyre pikave.
- Shihni dhe njëherë kapitullin 15 A.2 «Hulumtimet në SHBA». Si e vlerësoni ju vetë efektin e MGJP-së tek zotërimi i gjuhës mëmë ose të parë të nxënësve tuaj?
- Shihni dhe njëherë kapitullin 15 A.2 «Hulumtimet në SHBA». Cilat efekte shihni ndërmjet frekuentimit të MGJP-së dhe arritjes së sistemit shkollor në vendin e emigrimit? Diskutoni këto efekte sipas mendimit tuaj sidomos rreth fushës së MGJP-së ose lidheni me faktin nëse MGJP-ja frekuentohet kryesisht nga fëmijë, familjet e të cilëve janë të afërt me shkollimin (pra nga fëmijë që sidoqoftë kanë një perspektivë të mirë në shkollë)?
- Në kapitullin 15 A.4 flitet në mënyrë kritike rreth pozicionit të Harmut Eser-it. Aty thuhet se, njohuritë e gjuhës së parë ose gjuhës mëmë nuk luajnë asnjë rol për suksesin shkollor gjatë emigrimit. Vendimtare do të ishte aftësia e gjuhës së vendit të emigrimit. Çfarë mendoni për këtë? Cila tezë do ta kundërshtonte ose plotësonte Eser-in?
- Nga kapitulli 15 A.5 tregohet se një koordinim më i mirë i MGJP-së dhe i procesit të rregullt mësimor do të ishte diçka e mirëpritur lidhur edhe me rezultatet e nxënësve të MGJP-së. A keni ju vetë përvoja të tilla, dhe/ose cilat dëshira ose shpresa do të kishit rreth kësaj?
- Në kapitullin 15 B, Edina Kompák paraqet zbulimet qendrore të projektit të saj të hulumtimit rreth MGJP-së në pjesën gjermane të Zvicrës si dhe një pasqyrë të përgjithshme. Sa larg janë këto zbulime dhe perspektiva me tuajat? Ku ka ndryshime, që mund të lidhen me situatën specifike të vendit tuaj, ku tani jetoni dhe jepini mësim?
- Lidhur me temën e këtij kapitulli: Kërkime rreth efektshmërisë së MGJP-së, niveli, problematikat dhe nevoja e hulumtimeve. Sipas këndvështrimit tuaj, çfarë do të ishte e rëndësishme për një kërkim dhe hulumtim të thelluar në vendin tuaj, ku jetoni e punoni, lidhur me MGJP-në, për përmirësimin e efektit tij?