1. Ju lutem shihni edhe njëherë të gjithë kapitullin (të vështirë dhe të ngarkuar me informacione) e përkrahjes së gjerë gjuhësore dhe mbani shënim se cilat janë për ju dy ose tri pikat, konstatimet më të rëndësishme. Nëse është e mundur i diskutoni këto pika me kolegët.

  1. Shihni në kapitullin 8 B.1 «vizatimet e gjuhëve», të cilat i kanë bërë dy fëmijë nga Austria. Jepni edhe ju në klasën tuaj një detyrë të tillë për vizatimin e gjuhëve dhe flisni me nxënësit mbi to.

  1. Hidhini edhe njëherë një sy në kapitullit 8 A.2 «Dimensionet e kompetencës gjuhësore». Gjeni nga një shembull për secilën nga katër kompetencat (p.sh. një situatë në mësim ku është kërkuar kompetenca përkatëse).

  1. Bëni edhe njëherë një përmbledhje për atë çfarë keni lexuar mbi BICS-in dhe CALP-in. Ju lutem gjeni dhe diskutoni për secilën prej tyre një ose dy situata të përshtatshme, të cilat janë specifike për BICS-in dhe CALP-in.

  1. Ju lutem shihni edhe njëherë grafikun me katër kuadratet e kompetencës tekstore. Gjeni për secilën nga katër kuadratet një ose dy aktivitete të përshtatshme për nxitjen e mësimnxënies ose situata të përshtatshme të marra nga vetë mësimdhënia juaj.

  1. Të vepruarit me detyra mbështetëse (Scaffolding), e përshkruar në kapitullin 8 A.5a, është aktuale dhe e rëndësishme. Mendoni dhe diskutoni dy ose tri aktivitete konkrete nga mësimdhënia juaj, në të cilat ju me një synim të mirëpërcaktuar mund të veproni sipas kësaj metode. Idealja do të ishte nëse do të bënit një planifikim të shkurtër dhe të mund ta zbatoni atë në javët në vijim. Ndani përvojat tuaja me kolegët.

  1. Në kapitullin 8 A.5b (puna me fjalorin) gjeni një detyrë të shkëputur nga një trajnim i bërë në Zvicër. Bëni të njëjtën detyrë duke e lidhur me një temë, e cila është aktuale në mësimin tuaj. Krijoni dy ose tri lista fjalësh në varësi të niveleve të ndryshme. Nënvizoni me ngjyrën blu ato fjalë që ju i caktoni në fjalorin aktiv dhe me ngjyrën e kuqe ato të fjalorit pasiv.

  1. Hidhini një sy shembujve të planeve mësimore në kapitullin 8 B.3. Mendoni dhe diskutoni se çfarë ju duket veçanërisht e mirë dhe e dobishme dhe çfarë nuk ju pëlqen dhe pse.

 


Tabela e pëmbajtjes