1. Cilat prej metodave mësimore njihni më mirë (duke u nisur nga arsimimi dhe praktika juaj e tanishme mësimore)? Mbani shënime dhe diskutoni në grup prej dy ose tre vetash se ku ruhen më shumë ose ndoshta më pak këto forma.

  1. Nga cili këndvështrim doni të thelloni programin tuaj metodik; cilat metoda dhe forma që përdoren dhe në mjedisin tuaj doni t’i njihni dhe t’i përdorni më mirë? Për t’u orientuar shikoni dhe format e ndryshme mësimore në kapitullin 6 A.4.

  1. Cilat shihni si mundësi konkrete për të ndërtuar programin tuaj metodik (pjesëmarrja në proceset mësimore të kolegëve të MGJP-së; leksione; diskutime)? Diskutoni me kolegët dhe hartoni të paktën një plan konkret.

  1. Planifikoni (më mirë në grup prej dy ose tre vetash) një ose më shumë sekuenca konkrete mësimore, në të cilën ju në 3–4 javët e ardhshme doni të provoni diçka të re metodike. Frymëzohuni edhe nga kapitulli 6 A.4 dhe shembujt e kapitullit 6 B. Realizoni planin dhe diskutoni rreth përvojave tuaja.

  1. Shihni edhe një herë modelin kubik në kapitullin 6 A.1 dhe rilexoni tekstin. Cilat prej tri fushave të diskutimeve ju duken të njohura dhe ju shkaktojnë ndonjëherë probleme gjatë procesit mësimor?

  1. Në fund të kapitullit 6 A.2 jepen tre katalogë me pyetje të dobishme rreth tri fushave të diskutimeve të modelit kubik. Zgjidhni tri ose më shumë pyetje që ju duken më interesante; mbani shënime dhe diskutoni rreth mendimeve tuaja.

  1. Në kapitullin 6 A.5 theksohet rëndësia e cilësisë së detyrave të të mësuarit për mësimin dhe suksesin e tij. (Kritere rreth detyrave të të mësuarit cilësor dhe të niveleve të larta i gjeni në katalogun e Reusser-it në fund të kapitullit 6 A.5) Mendoni dhe diskutoni a) shembuj të detyrave të të mësuarit nga praktika juaj e deritanishme, të cilat kanë qenë vërtet të suksesshme (stimuluese, produktive) dhe b) mundësisht detyra të të mësuarit cilësor me nivel të lartë, të cilat do të mund t’i jepnit në javët në vijim rreth temave tuaaj aktuale.

 


Tabela e pëmbajtjes