1. Attila Ender: Reflektime rreth mundësive të barabarta, kompetencës ndërkulturore dhe edukimit demokratik
Attila Ender vjen nga Turqia. Ai jeton që prej 33 vjetësh në Vjenë, ku punon si mësues i MGJP-së në gjuhën turke dhe si kujdestar pa pagesë për të dënuarit me kusht.
Megjithëse shumë gjëra varen nga përbërja e klasave përkatëse dhe nga atmosfera në shkollë, po të he- dhim vështrimin në një ditë të zakonshme në shkollë, si dhe arritjet pedagogjike, apo dhe humbjet e një mësuesi të gjuhës amtare, mund të themi se disa gjëra mbeten për t´u përgjithësuar. Unë do të ndalem këtu në tri pikëpamje.
Mundësi të barabarta
Në një ditë të zakonshme të shkollës mund të flitet shumë rrallë për mundësi të barabarta. Shumica e familjeve me prejardhje turke jetojnë në apartamente të vogla, të vjetra dhe me një çmim të ulët. Pothuajse në asnjë apartament nuk më ka zënë syri libra ose instrumenta muzikorë. Por pothuajse në çdo shtëpi gjendet një televizor tepër i madh. Shumica e prindërve nuk flasin fare ose jo mjaftueshëm gjermanisht. Me përjashtim të shumë pak rasteve, nënat janë shtëpiake. Për shkak të njohurive të pakta gjuhësore, ato nuk mund t’u vinë shumë në ndihmë fëmijëve të tyre në çështjet e shkollës. E gjithë kjo do të thotë se në lidhje me shtëpinë e prindërve, nuk bëhet fjalë për mundësi të barabarta për fëmijët austriakë të shtresës së mesme. Edhe më e rëndësishme është mbështetja që ofron shkolla dhe atë çka kompenson mësimi i gjuhës së prejardhjes.
Si kundërmasë, para disa vitesh kam filluar së bash- ku me një kolege, një projekt të suksesshëm për nënat. Për këtë, ne kemi bërë vizita të rregullta në shtëpi dhe kemi diskutuar për tema të rëndësishme arsimore. Pas skepticizmit fillestar, nënat u hapën, shfaqën më shumë interes dhe u bënë më bashkëpunuese. Dy prej tyre madje ndiqnin një kurs gjermanishteje, me qëllim që të mund të ndihmonin më mirë fëmijët e tyre.
Përkrahja e kompetencës ndërkulturore
Lidhur me këtë temë, duhet përmendur me doemos roli i xhamive të vendit dhe i sekteve të tjera fetare. Në dhjetë deri pesëmbëdhjetë vitet e fundit, shumica prej tyre për arsye politike dhe financiare kanë marrë nën ndikimin e tyre shumë prindër. Për këtë arsye, për disa prindër është krijuar një konceptim themelor për botën. Me anë të këtij konceptimi, jo pak fëmijë kanë filluar të largohen nga shokët e tyre të klasës. Prirja për vetëizolim merr kohë pas kohe përmasa drastike. Si kundërmasë unë, si trajner futbolli i shkollës, krijoj skuadra të përziera për të krijuar një identitet bashkëpunues (Corporate-Identity) të ri dhe për të krijuar gjithashtu të përbashkëta të reja.
Edukimi demokratik
Mendoj se kjo temë është pika kulminante e të gjitha përpjekjeve. Një edukim demokratik i suksesshëm mund të zgjidhë shumicën problemeve aktuale. Duke qenë se pjesa më e madhe e prindërve ishin fshatarë të thjeshtë para emigrimit, nuk mund të kenë gjithsesi një mënyrë demokratike të të menduarit. Në lidhje me edukimin demokratik, unë gjithmonë përdor lojërat me role. Për shembull, ne luajmë lojëra vendimmarrëse (kush merr vendimin, vetëm njëri apo gjithsecili duhet të shprehë mendimin e tij), ose bëjmë lojëra mbi rolin e grave dhe të burrave duke kuptuar kështu se të dyja gjinitë duhet të kenë të drejta të njëjta. Këto lojëra me role u sjellin fëmijëve shumë kënaqësi, padyshim ato dhe nga ana edukative janë shumë domethënëse.
2. Nexhmije Mehmetaj: Planifikimi i një leksioni të dyfishtë mbi parimin e barazisë gjinore për tri grupmosha dhe nivele
Nexhmije Mehmetaj vjen nga Kosova. Ajo jeton prej vitit 1993 në kantonin Jura në Zvicër, ku ka krijuar dhe drejton mësimin e gjuhës së prejardhjes në shqip, përveç kësaj ajo është dhe autore e mjeteve dhe teksteve mësimore..
Tema e trajtuar dhe qëllimi për të tria grupet:
Të qenit i ndërgjegjshëm për barazinë gjinore dhe çështjet lidhur me të (barazia e djemve dhe vajzave, burrave dhe grave). Veç kësaj objektiva gjuhësore dhe sociale sipas nivele përkatëse.
Temat dhe objektivat për tri nivelet sipas grupmoshave:
- Niveli fillestar (klasat 1–3). Tema «Edhe vajzat luajnë futboll»(marrë nga mjeti mësimor i MGJP-së në shqip «Unë dhe të tjerët»). Qëllimet mësimore: Përfytyrimet gjinore dhe paragjykimet. Qëllimet gjuhësore: Kompetencat e të lexuarit dhe të shprehurit. Puna për vetëdijen gramatikore dhe sintaksore.
- Niveli mesatar (klasat 4–6). Tema «Te drejtat dhe detyrimet e djemve dhe vajzave në klasën tonë», bashkëngjitur një fletë ushtrimesh me impulse diskutimi. Qëllimet si më sipër duke iu referuar situatës individuale si nxënës.
- Niveli i përparuar (klasa 7–9). Tema «Të drejtat tona si fëmijë dhe të rinj» me anë të një kopjeje së Kartës së të Drejtave të Fëmijëve (Përzgjedhja e 9–12 të drejtave). Qëllimet si më sipër. Në fushën gjuhësore, kryesisht tipologji tekstore, përkufizim nocioni dhe të shkruarit.
Zhvillimi i leksionit të dyfishtë
gri = aktivitetet, në të cilat mësuesja merr pjesë.
Koha | Niveli fillestar/Niveli I | Niveli mesatar/Niveli II | Niveli i përparuar/Niveli III |
10‘ | Hyrje e përbashkët në temë; diskutim i moderuar. Çfarë është «tipike» për djemtë, çfarë është «tipike» për vajzat? A qëndron kjo? (Impulse të përgatitura nga mësuesi) |
||
5‘ | Shpjegim i detyrave për nxënësit e nivelit mesatar dhe të përparuar | ||
20‘ | Mësuesja lexon me grupin tekstin «Edhe vajzat luajnë futboll» dhe shpjegon paqartësitë nga ana e përmbajtjes dhe ato gjuhësore. |
Punë sipas detyrës: të diskutohen në dyshe impulset tek fleta e ushtrimeve «Të drejtat dhe detyrimet e djemve dhe vajzave në klasën tonë» dhe të shënohen mendimet. |
Punë sipas detyrave:
|
20‘ | Fëmijët përgatitin në dyshe një fletë me pyetje rreth tekstit. | Leximi dhe diskutimi i tekstit, diskutim i përfundimeve me nxënësit. Angazhim i thelluar me temën: Çfarë të drejtash dhe detyrimesh ka secili në shtëpi? | |
10‘ | Pushim | ||
20‘ | Vazhdimi i punës me ushtrimet dhe më pas detyrë krijuese. Vizatim i vajzave dhe djemve, të cilët luajnë dhe bëjnë role jo të zakonshme. |
Detyrë e re: Përpilim i tekstit me temë «Kjo më gëzon/mërzit në rolin tim si vajzë/djalë» ose «Sikur të isha vajzë/djalë». |
Sqarim, nëse prezantimi është gati dhe në rregull. Mësuesja tregon dokumentin me 42 të drejtat (Link në internet). Është kërkuar që ky dokument të lexohet në shtëpi. |
5‘ | Disa nxënës prezantojnë para klasës vizatimet e tyre. *) | Dëgjojnë me vëmendje. | |
5‘ | Dëgjojnë me vëmendje. | 2–3 tekste lexohen me zë. *) | Dëgjojnë me vëmendje. |
5‘ | Dëgjojnë me vëmendje. | 1–2 grupe prezantojnë dhe komentojnë posterin e tyre. *) | |
5‘ | Shpjegimi i detyrave të shtëpisë, këngë në përfundim. |
*) Ata fëmijë, të cilët nuk mundën ta prezantojnë detyrën e tyre, do ta bëjnë këtë në fillim të leksionit tjetër si hyrje.
3. Arifa Malik: Parimi i ndërkulturalitetit sipas shembullit të «Ngjyrave»; një plan leksioni
Arifa Malik vjen nga Bangladeshi. Ajo jeton në Londër, ku punon si mësuese e MGJP-së në gjuhën bengale.
Qëllimet
- Nga ana e përmbajtjes: Nxënësit (3-grupmosha) duhet të merren me ngjyrat dhe mbiemrat me
ngjyra në kulturën e tyre të prejardhjes (gjuha bengale) dhe në anglisht.
- Nga ana gjuhësore: Memorizimi i mbiemrave me ngjyra në gjuhën bengale dhe angleze. Për nxënësit e përparuar: Forcimi i formës së të shkruarit në shkrim bengal. Krahasim i formimit të mbiemrave të përbërë (e gjelbër në të kaltër, e kuqe e hapur etj) në të dyja gjuhët.
Materiali
- Fletushka A5 me ngjyra të ndryshme. Fletushka me mbiemrat përkatës të ngjyrave në gjuhën bengale, fletushka me mbiemrat e ngjyrave në anglisht.
- Fotografi (nga Bangladeshi p.sh. veshje tradicionale nga Anglia p.sh. kostume popullore ose fotografi të mbretëreshës Elizabet me kostume në ngjyra të ndryshme, të gjitha që mund të gjenden në internet), nëse është e mundur, veshje origjinale nga Bangladeshi.
Zhvillimi
1. | 5‘ | Aktivitet i shkurtër si hyrje: Të gjithë nxënësit ndodhen para meje. Unë them se cilët fëmijë duhet të ngrihen njëherësh dhe i lë ta gjejnë ata qëllimin e këtij veprimi. (zgjidhje: Ngjyra e pulovrës ose e këmi- shës). |
2. | 5‘ | Informacione rreth temës dhe qëllimet e leksionit. Si hyrje, fëmijët emërtojnë të gjithë mbiemrat me ngjyra, të cilat i njohin në të dyja gjuhët. |
3. | 10‘ | Unë vendos fletushkat me ngjyra të ndryshme, nxënësit rendisin fletushkat me fjalë në gjuhën angleze me ato në gjuhën bengale. Kush nuk e zotëron ende shkrimin në gjuhën bengale, atëherë fletushkat me fjalë lexohen me zë nga një nxënëse më e madhe në moshë dhe më pas një tjetër e përsërit pas tij. |
4. | 25‘ |
Punë me tri detyra të diferencuara sipas nivelit: a) Veshje (ose foto të tyre) me ngjyra të «thjeshta» (vetëm1–2 ngjyra, asnjë ose shembuj të thjeshtë). Detyra: Të emërtohen ngjyrat dhe të shkruhen, mundësisht në të dyja gjuhët. b) Veshje (ose foto të tyre) me ngjyra dhe shembuj më të vështirë. Detyra, si më sipër, mundësisht përshkrim i saktë. c) Veshje (ose foto të tyre) me ngjyra dhe shembuj akoma më të vështirë. Detyra, si më sipër, mundësisht përshkrim i saktë, plus mundësisht koment individual. |
Pushim | ||
5. | 10‘ | Secili grup prezanton shkurtimisht përfundimet e tij, të tjerët komentojnë. |
6. | 10‘ | Të dhëna gjuhësore: Si mund të shprehen nuancat dhe ngjyrat e ndryshme në gjuhën bengale dhe angleze (fjalëformimi, p.sh. light blue, dark blue etj.)? Bashkëngjitur të tregohen mundësisht foto të mbretëreshës Elisabet me kostume të ndryshme, të emërtohen nuancat në të dyja gjuhët. |
7. | 10‘ |
Diskutim/bisedë në klasë me temë «Ngjy- rat në kulturën bengale dhe angleze». Fillimisht përgatitje/diskutim në 4 grupe të ndryshme sipas moshës: a) Cilat ngjyra janë tipike në Bangladesh/Anglir? b) Cilat ngjyra janë tipike për qytetet në Bangladesh/Angli? c) Cilat ngjyra mbizotërojnë në përgjithësi në Bangladesh/Angli? d) Me çfarë ngjyre do ta karakterizonit gjendjen tuaj, kur mendoni për Bagladeshin/Anglinë? |
8. | 15‘ | Diskutim/bisedë në klasë rreth katër temave të mësipërme. Fundi i leksionit. |