1. Në hyrje (kapitulli 4 A.1) janë listuar një sërë çështjesh kryesore dhe postulate, për të cilat ka konsensus të gjerë në vendet e emigrimit (mundësi të barabarta, barazi gjinore, edukim demokratik, vlerësim i shumëllojshmërisë etj.). Reflektoni dhe diskutoni, ju lutem, se si i përjetoni ju këto postulate a) në sistemin arsimor të kulturës suaj të prejardhjes b) duke iu referuar vendit, ku ju aktualisht jetoni dhe jepni mësim.

  1. Cilat janë, sipas prejardhjes dhe arsimimit tuaj, çështjet pedagogjike, parimet dhe postulatet, të cilat ju duken të drejta në situatat e emigrimit dhe do të donit t’i praktikonit?

  1. Shikoni ju lutem edhe një herë listën e postulateve në kapitullin 4 A.1. Çfarë mund të bëni ju personalisht në mësimin tuaj, për t’u përballur me këto mundësi? Çfarë keni bërë tashmë, çfarë mund të bëhet më tej? Planifikoni, nëse është e mundur me kolegët, orë konkrete mësimi gjatë 3–4 javëve në vazhdim.

  1. Shumë herë është folur në pjesën A, por edhe në kapitullin 4 B.1, për barazi mundësish për të gjithë fëmijët. Si duket kjo gjë në vendin, ku ju punoni aktualisht si mësues i MGJP-së? Ku shikoni ju probleme dhe nevoja për përmirësim? Çfarë mund të bëni ju konkretisht? Si mund të realizohet kërkesa për barazi mundësish në vendin tuaj të prejardhjes?

  1. Shikoni edhe një herë kapitullin 4 A.3 rreth edukimit demokratik. Qëllimet e formuluara atje, veçanërisht edukimi i nxënësve tek njerëzit me vetëdije demokratike, i përket sigurisht edhe mësimit të gjuhës së prejardhjes. Mendoni dhe disku- toni ju lutem se çfarë ndihmese mund të jepni ju me mënyrën tuaj të mësimdhënies edhe në për- zgjedhjen e temave në lidhje me këto qëllime. Planifikoni me kolegët 2–3 orë konkrete mësimi gjatë javëve në vazhdim, me të cilat ju mund të jepni ndihmesën tuaj lidhur me këto qëllime

  1. Shikoni ju lutem në internet materialet e Këshillit të Evropës mbi edukimin demokratik (shih linkun në bibliografi). Cilat prej tyre mund të merrni dhe të përdorni në mësim gjatë javëve në vijim?

  1. Kapitulli 4 A. 5 titullohet «Mësimdhënia dhe të mësuarit si një proces i përbashkët për zgjidhjen e problemeve». Çfarë nënkupton ky titull (i cili njëkohësisht është edhe një lloj postulati)? Diskutoni pjesë të orëve mësimore, në të cilat ju keni hasur një problem bashkë me nxënësit ose në të cilat ju ia keni dalë, për t’u treguar nxënësve një temë apo problem tërheqës e sfidues për ta punuar.

  1. Në kapitullin 4 B.2 und 4 B.3 gjeni dy planifikime mbi parimet: «barazinë gjinore» dhe «ndërkulturalitetin». Diskutoni rreth këtyre temave, mendoni ju lutem se si ju vetë mund të krijoni në lidhje me këto tema të rëndësishme, një ose më shumë orë mësimore.

 


Tabela e pëmbajtjes