Rrjedha:

  • Para fillimit të periudhës së ushtrimeve disajavore M i informon N mbi qëllimin e rrjedhes së këtij ushtrimi. Në këtë rast ai/ajo mund ta përmend se ushtrimi në të lexuar në gjuhën e parë i shërben edhe të lexuarit në mësimin e rregullt. Gjithashtu në këtë hyrje duhet që përvojat dhe teknikat të cilat ndoshta tashmë i dinë N nga mësimi i rregullt t‘i tematizojnë.

Udhëzime për zhvillimin konkret:

  • Është e rëndësishme që N të udhëzohen pikërisht para fillimit të ushtri-
    meve, në mënyrë që ata të mund ta përfundojnë ushtrimin e tyre, mundësisht në mënyrë të pavarur. Nëpërmjet kësaj M gjen kohë për të vëzhguar saktë N të veçantë, për t‘i shoqëruar dhe këshilluar ata.
  • Të dëgjuarit e koncentruar te kjo pjesë e ushtrimit është poaq i rëndë- sishëm sa edhe të lexuarit e mirë. Edhe të dëgjuarit duhet të ushtrohet në fillim me tërë klasën (dikush lexon me zë të lartë, të tjerët i nënvizojnë gabimet në të lexuar).
  • Rrjedhshmëria në të lexuar do të ushtrohet në dyshe. Dyshet formohen nga dy N të të njëjtit nivel ose grupmoshë. Dallimi në aftësitë e leximit të të dyve nuk duhet të jetë shumë i madh.
  • Kujdes duhet t‘i kushtohet saktësisë së leximit dhe shpejtësisë së leximit. Për këtë arsye, në këtë ushtrim gjithashtu mund të përdoret një kronometër (për kohët e përafërta shih më poshtë).
  • Në varësi të moshës së N dhe varësisht nga intensiteti i ushtrimit do të bihet dakord para leximit, se për cilat aspekte të veçanta dhe për çfarë gabimesh të mundshme do të kihet vëmendje e veçantë:
    • Rrjedhshmëria e leximit (pengesat)
    • Saktësia e leximit (shkarje e gjuhës, lënia jashtë e një fjale, fjalët e lexuara keq etj).
    • Qartësia në të lexuar (rrokjet e gëlltitura, vëllimi i përshtatshëm etj).
    • Shprehësia në të lexuar (leximi monoton, lexon mërzitshëm etj).
  • Secila dyshe tani merr një tekst, një herë si një fletë leximi, një herë si një fletë kontrolli (shih shembullin më poshtë). Tekstet duhet të jenë të përgatitura në nivele të ndryshme, në mënyrë që N e të gjitha moshave dhe niveleve të mund të ushtrohen në mënyrë të përshtatshme. Tek grupet dyshe do të bihet dakord, kush lexon i pari (N1) dhe cili dëgjon (N2).
  • N1 e lexon tekstin para tjetrit, për të parën herë, dhe pastaj u përgjigjet pyetjeve të shënuara poshtë në fletë (Vlerësimi i vështirësisë; «këtë do ta marr parasysh herën tjetër»). N2 mat kohën, të cilën e ka përdorur për të lexuar, e shënon në fletën e kontrollit dhe jep një shpërfaqje («Këshilla ime për ty»).
  • N1 lexon tekstin para tjetrit për të dytën dhe të tretën herë. Pas secilit lexim pasojnë vetëvlerësimi, matja e kohës dhe shpërfaqja (Feedback) si më lart e dhënë.
  • Ndërrim rolesh; tani N2 lexon tekstin (apo një tekst tjetër të po të njëjtit grup niveli) tri herë dhe N1 mat kohën dhe i jep shpërfaqjen.
  • Fletët e kontrollit do të mblidhen. Nëpërmjet shënimeve të rregullta të dëgjuesve krijohet një lloj ditari i të lexuarit para të tjerëve, i cili i dokumenton përparimet.
  • Periodikisht duhet të bëhet një diskutim i shkurtër në klasë: Çfarë keni bërë për përparimin, çfarë keni vënë re etj.

Udhëzime:

  • Nuk duhet kurrsesi të jetë objektiv i ushtrimit që N të lexojnë tekstet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zhvillojnë një lloj konkurrence. Për këtë arsye do të vendosen paraprakisht qëllimet orientuese në përputhje me moshën dhe aftësitë. Për lexuesit/et fillestarë janë rreth 65 fjalë në minutë; për N të cilët mund të lexojnë më mirë janë 100 fjalë për minutë; për lexuesit/et e dalluar janë rreth 130 fjalë për minutë.
  • Për gjatësinë e teksteve: Tekstet janë për t‘u lexuar në rreth 90 sekonda. Kjo rezulton në një sasi prej rreth 100 fjalë për nivelin 1, rreth 150 fjalë për nivelin 2 dhe në deri në 200 fjalë për nivelin 3.
  • Në çdo fletë leximi dhe fletë kontrolli duhet të jenë pyetjet për vetëvlerësimin gjegjësisht për të matur kohën dhe për të gjetur «Udhëzimi im për ty», shih tek shembujt më poshtë.
  • Optimale në aspektin e frytshmërisë dhe qëndrueshmërisë do të ishte në qoftë se trajnimi i rrjedhshmërisë në MGJP do gërshetohej me mësimin e rregullt (ose të paktën me disa mësues të klasëve të rregullta). E vlef- shme është, gjithsesi, të lihet të shpjegohet nga mësuesit e klasëve, mundësisht në bazë të teksteve gjuhësore, se cilat ushtrime të përshtat- shme tashmë i dinë N nga mësimi i rregullt.
  • Është me shumë vlerë që leximet kohë pas kohe të incizohen në një fonogram. Në rrjedhën e programit të ushtrimit do të krijohet në këtë mënyrë një lloj biografie e leximit: lexuesit mund të dëgjojnë nga incizimet e vëna njëra pas tjetrës përparimet e tyre në të lexuar dhe në bazë të nënvizimeve të gabimeve të pakësuara edhe t‘i shohin ato në protokolle.

Shembull fletë leximi (niveli i mesëm, 156 fjalë)

 


Shembull fletë kontrolli

 


Tabela e pëmbajtjes