Rrjedha:
- M sqaron dhe tregon se si mund të përmblidhen përmbajtjet në mënyra dhe forma të ndryshme. Kjo duhet të bëhet në bazë të teksteve të ndryshme (tekste për 2–3 nivele të kërkesave në 2–3 lloje të teksteve, për shembull, me tekst faktik, tekst historik). Pastaj, së bashku me klasën, do të diskutohet dhe ushtrohet vlerësimi dhe arsyetimi i mendimit personal për një tekst.
- Për punën e mëvonshme vlejnë këta hapa, të cilët N i marrin me shkrim ose i kopjojnë nga dërrasa e zezë, pasi të sigurohet se ata e kanë kuptuar atë:
- Të përmblidhet përmbajtja: varësisht nga teksti janë të dobishme forma të ndryshme, për shembull: tabela, lista kronologjike/afati kohor, luajtja e roleve, ritregimi, paraqitja grafike etj.
- Tekstet të vlerësohen: pas leximit duhet që pyetjet të diskutohen dhe të jepen përgjigjet në këtë formë: A të ka pëlqyer teksti? Çfarë gjëje interesante gjete në të? Çfarë ishte e re për ty? Cili është mendimi yt mbi përmbajtjen e tekstit? Kujt mund t‘ia rekomandosh tekstin?
- Pasi që të gjithë ta kenë kuptuar procedurën, N marrin tekste të ndry- shme (sipas moshës dhe niveleve të diferencuara) dhe ushtrohen për të përmbledhur dhe formuluar një gjykim të arsyetuar në bazë të dy pikave të mësipërme. Kjo mund të bëhet nëpërmjet punës individuale ose me partner.
Vërejtje:
- Ushtrimet e këtij lloji, vetëkuptueshëm, duhet të zhvillohen disa herë, duke përdorur tekste të ndryshme.
- Ushtrimet nr. 25–27 janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe duhet t‘u paraqiten edhe N në këtë kontekst dhe të ushtrohen me ta.
- Hapat e përshkruar më sipër, së bashku me hapat tek nr. 25 dhe 26, mund të shënohen në një fletë pune, me titull «Strategjitë e leximit».
- Strategjitë dhe udhëzimet për të bërë përmbledhjet mund të gjenden edhe në broshurën «Dhënia e strategjive dhe teknikave mësimore në MGJP» (Fletorja 5 e serisë «Nxitje didaktike për MGJP»); krahaso aty nr. 10 «Të bëhen përmbledhje të mira».