Rrjedha:

  • Hyrja, Njoftim paraprak: M tregon dhe ilustron me një shembull konkret se si në tre hapa mund të vlerësohet dhe të njihet një tekst para se të lexohet.Për këtë shtrohen pyetje për tekstin, si p.sh.:
    Çfarë pres nga ky tekst; cila mënyrë e të lexuarit ka kuptim (a duhet ta kaloj tekstin fluturimthi; a duhet ta kuptoj atë deri në detajet e fundit, apo dua të kërkoj vetëm një informacion të caktuar)?
    Cilës gjini a zhanër/ cilit lloj i përket ky tekst?
    Sa i vështirë më duket mua ky tekst; ku mund të qëndrojnë vështirësitë dhe çfarë mund të bëj për ta përballuar atë?
    A kam nevojë për njohuri paraprake për ta kuptuar këtë tekst?
  • Për punën e tashme dhe për të gjitha ushtrimet e mëvonshme a duhet të vlejnë hapat vijues, të cilët N i marrin me shkrim ose i kopjojnë nga dërrasa e zezë:
    • Të njihet tema dhe forma e tekstit: përmbajtje të caktuara të tekstit të perceptohen me vetëdije (imazhe, tabela, titujt etj.).
    • Njohuritë paraprake të bëhen të qarta: të shënohen fjalët çelës për temën, të formulohen hamendjet dhe pyetjet në lidhje me përmbajtjen.
    • Të bëhet një lexim provues: disa fjali të lexohen saktë dhe pastaj të mendohet se si mund të lexohet më së miri i tërë teksti dhe se sa kohë do të jetë e nevojshme për këtë.
  • Tani N marrin tekste të ndryshme (sipas moshës dhe dallimit të nivelit) dhe i bëjnë të tre hapat në mënyrë të pavarur. Kjo mund të bëhet nëpërmjet punës individuale ose me partner.
  • Së fundmi, vijon një shkëmbim i shkurtër përvoje me këtë procedurë.

Vërejtje:

  • Ushtrimet e këtij lloji vetëkuptohet duhet të zhvillohen disa herë, duke përdorur tekste të ndryshme.
  • Ushtrimet nr. 25–27 janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe duhet edhe N t‘u paraqiten në këtë kontekst dhe të ushtrohen me to.
  • Hapat e përshkruar më sipër, së bashku me hapat tek nr. 26 dhe 27, mund të shënohen në një fletë pune, me titull «Strategjitë e leximit».

Tabela e pëmbajtjes