Rrjedha:

  • Variante me qasje në platformën e internetit www.lyrikline.org: Mësuesi paraqet faqen e internetit. Më pas, formohen grupe dyshe. Ata duhet të kërkojnë në platformën e internetit një poezi lirike në gjuhën e tyre të prejardhjes, e cila u pëlqen veçanërisht. Ata pastaj do t‘ia paraqesin atë klasës, dhe të futen në trajtimin e çështjeve në
    formën vijuese:

    • Si mund të njihet se po bëhet fjalë për një poezi?
    • Cila është tema kryesore e poezisë?
    • Cilat fjalë ose fraza tingëllojnë veçanërisht bukur?
    • Çfarë atmosfere mbizotëron në këtë poezi?
    • Cilat ngjyra apo çfarë lloji i muzikës është i përshtatshëm për poezinë?
    • Kujt mund t‘i pëlqejë veçanërisht kjo poezi?
  • Nëse në MGJP nuk ka kompjutera në dispozicion, kërkimi mund të bëhet si detyrë shtëpie. Regjistrimi i poezisë duhet të sillet si një audio file në telefonin e dorës.
  • Në vend të www.lyrikonline.org ose si shtesë për këtë, të dëgjuarit natyrisht mund të përjetohet e të dëgjohet edhe me tekste të tjera dhe lexues/e: poezi lirike për fëmijë, tregime të shkurtra, gazmore etj. të lexohen nga mësuesit, prindërit, nga nxënësit/et (pas përgatitjes së mirë) dhe mundësisht të incizohen, për të bërë për shembull një CD nga audio file-t (krahaso këtu gjithashtu edhe sugjerimin mësimor 10, Të lexuarit e modeluar për të tjerët).

Vërejtje:

  • Për platformën e poezive lirike www.lyrikline.org: Kjo faqe interneti – një thesar i vërtetë! – ofron poezi në më shumë se 60 gjuhë, të lexuara nga vetë autori/ja dhe është e plotësuar me detaje biografike të tyre. Shpesh ka edhe një përkthim në gjermanisht ose në gjuhët e tjera në të cilat kjo faqe mund të përdoret. Për të përdorur këtë faqe interneti: Së pari, duhet të zgjidhet gjuha e kërkimit, pastaj mund të jepet në rubrikën «specifikimi për kërkim» emri i gjuhës në të cilën ju do të donit të keni poezi..

Variantet:

Ka mundësi të shumta për zgjerime dhe përmirësime, p.sh.:

  • Tekstet (shpesh me përkthim) mund të shtypen dhe të kopjohen, kështu janë të mundshme edhe krahasimet dhe vështrimet gjuhësore.
  • N e ushtrojnë të lexuarit e poezisë së tyre të preferuar dhe e lexojnë vetë atë para klasës.
  • N dëgjojnë poezi edhe në gjuhë të tjera, vendosin për një përjetim veçanërisht të bukur të të dëgjuarit dhe/ose bëjnë krahasime me gjuhën e tyre (tingëllimi, ritmi gjuhësor, melodia, shpejtësia etj.).

Tabela e pëmbajtjes