Rrjedha:

  • Përgatitja

    Pasi që M e ka prezantuar nocionin dhe projektin, secili/secila N vendos për një libër ose një tekst. Pastaj përmbajtja do të përmblidhet shkurtimisht. Kjo mund të ndodhë me shkrim ose me disa fjalë çelës, të cilat ndihmojnë gjatë të treguarit. Do të hartohet një listë, duke shënuar kush dhe cilin libër ose cilin tekst do ta prezentojë. Përgatitja mund të plotësohet edhe për detyrë shtëpie.

  • Zhvillimi

    Klasa ndahet në dy grupe. Gjysma tregon, kurse gjysma tjetër dëgjon. Treguesi/ja shpërndahen brenda në klasë në tavolina të veçanta. Dëgjuesit mund të ulen për 5 minuta tek secili/secila tregimtar/e. Do të tregohet për përmbajtjen e librit dhe do t‘iu përgjigjen pyetjeve eventuale. Pas 5 minutash, dëgjuesit do të kalojnë në një tjetër tryezë. Në raundin e dytë, rolet do të ndërrohen, në mënyrë që të gjithë N të mund të dëgjojnë njëherë dhe të tregojnë njëherë. Në një diskutim përfundimtar, përvojat do të pasqyrohen shkurtimisht dhe shembujt e rekomandimeve veçanërisht tërheqëse do të komentohen dhe do të arsyetohet cilësia e tyre.


Vërejtje:

Koncepti: «Book-Dating» është një variant i të ashtuquajturit «Speed- Datings». (takim në shpejtësi). Kjo është një metodë e organizuar për të kërkuar dhe ndërmjetësuar në gjetjen e një partneri/eje, në të cilin dy partnerë/e nga pesë minuta ulen përballë dhe flasin për veten e tyre. Në rast të një simpatie spontane ata takohen përsëri më vonë. Tek Book-Dating bëhet fjalë, që në një grimëherë prej jo më shumë se pesë minutash, flitet jo për të lëvduar veten, por për të lartësuar një libër dhe për ta bërë partnerin të interesohet për të.


Tabela e pëmbajtjes