Rrjedha:

  1. Faza e leximit 1 (mbi veprimet metodike, shih më poshtë)Opcioni 1: Të gjithë N lexojnë të njëjtin libër ose të njëjtin tekst. Ky variant është tërheqës në aspektin e përvojës së përbashkët të leximit. Por për MGJP ky është ndoshta i vlefshëm vetëm në qoftë se teksti është i përshtatshëm për të gjitha nivelet ose nëse klasa nuk përfshin shumë nivele të moshave.

    Opcioni 2: N lexojnë tekste të ndryshme për të njëjtën temë. Në kuptim të përvojës së përbashkët të leximit zgjidhet një temë gjithë- përfshirëse, për shembull, «Nga historia e vendit tonë të prejardhjes», «Poezi», «Tekste faktike për vendin tonë», «Tekste të ndryshme të poetit tonë XY». Por tekstet mbi këtë temë, duhet të ndahen sipas moshës apo nivelit të kërkesave (p.sh., tri tekste faktike me kërkesa të ndryshme nga gjeografia; tri tekste me gjatësi dhe kërkesa të ndryshme etj). Leximi atëherë nuk bëhet me tërë klasën, por në tri nivele, sipas grupmoshës, shkallës ose të nivelit të grupeve.

  2. Komunikimi vijues, diskutimi, përpunimiKjo zhvillohet në varësi të variantit të përzgjedhur më sipër ose me tërë klasën (tek versioni 1) apo së pari në grup (tek versioni 2). Gjithashtu për versionin 2, përvojat në të lexuar duhet të shkëmbehen me tërë klasën. Tek klasat MGJP fort të përziera në moshë mund të përfitojnë para se gjithash N e rinj nga ata më të vjetrit përmes asaj që ata shohin se si ata merren me tekstet dhe si flasin për tekstet e lexuara.

    Variantet dhe mundësitë e komunikimit vijues: biseda, diskutime për dhe kundër, luajtja e roleve / zbatimi në skenë, përpunimi me shkrim etj.

Procedura metodike (si do të lexohet?)

Duhet shmangur leximin tradicional e të tejkaluar me rend, gjatë të cilit çdo fëmijë lexon një pjesë e më pas vazhdon tjetri. Kjo procedurë nuk e rrit kompetencën në të lexuar dhe as nuk e ngren motivimin për të lexuar. Janë tepër të ndryshme tempoja e leximit, mënyrat e leximit dhe kompetencat në të lexuar.

Këshillohet varianti vijues: Për të lexuar, N do të ndahen në ekipe dyshe ose treshe. Gjatë formimit të ekipeve duhet të merret parasysh që të mos jenë në një grup N me aftësi shumë të ndryshme në të lexuar.

Secili ekip, para leximit, krijon një plan leximi. Pas leximit ekipet mbajnë një protokoll të leximit, ku shënojnë se si kanë vepruar gjatë leximit dhe çfarë ishte më e rëndësishmja në përmbajtje. Shembuj të planit për lexim dhe protokollet e leximit mund të gjenden më poshtë.

Menjëherë ato ekipe që kanë mbaruar leximin, do të marrin detyra shtesë në formën e mëposhtme:

  • Ushtroni për të lexuar para të tjerëve një kapitull aq gjatë derisa ju ta bëni atë pa gabime. Pastaj bëni një incizim, të cilin ju mund ta vini në shfrytëzim edhe për shokët/shoqet e klasës suaj.
  • Përmblidhni kapituj veç e veç dhe paraqitni ata më pas. Këtë mund ta bëni, për shembull, në formën e një teksti, të luajtjes së një roli, një vizatimi ose grafike.
  • Zgjeroni njohuritë tuaja mbi këtë temë; bëni hulumtime shtesë për temën ose autorin.

Vërejtje:

  • Motivimi në të lexuar rritet kur N në përzgjedhjen e leximit mund të bashkëvendosin. Në këtë kuptim, do të duhej që të vendosen përpara tekste të ndryshme apo libra për përzgjedhje (2–4 për grupmoshën apo nivelin), në mënyrë që të ketë përzgjedhje të vërteta.
  • Leximi në grup ose në bashkësinë e klasës do të duhej sigurisht të përsëritet vazhdimisht. Ai përfaqëson një plotësim të mirë dhe larmi në raport me leximin e lirë (shih për këtë propozimin mësimor 9).

Shembuj për planin e leximit, protokollin e leximit:

Shembujt janë menduar si sugjerime dhe natyrisht mund të modifikohen. Në veçanti, plani i leximit mund të formulohet në formën -ti (në vend të formës së -ju); një formulim i tillë pastaj mund të përdoret shumë mirë për leximin individual.

 


Shembull Protokoll leximi (Klasa e 1 dhe e 2)


Tabela e pëmbajtjes