Udhëzime:

Ushtrimi lidhet me lojën për fëmijë «Simon says», e cila është e njohur dhe e përhapur në botë me emra të ndryshëm.
Emri «Alma», vetëkuptueshëm, mund të zëvendësohet me një emër tipik nga gjuha dhe kultura e vetanake.


Rrjedha:

  • M ua jep një detyrë të thjeshtë, e cila fillon me «Alma thotë». Shembuj: «Alma thotë: Ecni nëpër dhomë në qetësi.», «Alma thotë: duartrokitni me duar.».
  • N mund t‘i ndjekin detyrat vetëm nëse ato fillojnë me «Alma thotë». Nëse M e jep një detyrë, e cila nuk është me «Alma thotë» (p.sh. «ejani përpara!»), N duhet ta injorojnë.
  • Nëse dikush bie ndesh me këtë rregull d.m.th., reagon ndaj një detyre, e cila nuk fillon me «Alma thotë»), duhet të dalë jashtë lojës, për një kohë të caktuar ose për disa raunde.

 

Propozime se çfarë mund të thotë Alma:

  • «Alma thotë: Prekeni gjurin e djathtë.»
  • «Alma thotë: Qëndroni mbi një karrige.»
  • «Alma thotë: Ecni si një burrë i vjetër / si një grua e vjetër / si një mbret / si një indian i cili zvarritet / si një majmun»

Variantet:

  • Në vend të M detyrat i shpërndan një fëmijë.
  • N duhet të bëjnë të kundërtën e asaj që Alma e kërkon. Tek «Alma thotë: Uluni» duhet të ngriten në këmbë.

Tabela e pëmbajtjes