Rrjedha:

  • M e përshkruan një situatë që ka një konflikt, diskutim ose tension potencial të caktuar. Shembuj:
    a) Në shkollë dy N grinden mes tyre, sepse njëri ia ka thyer pa dashje lapsin një tjetri.
    b) Në kohën e lirë dy fëmijë vendas ose adoleshentë tallen me dy të ardhur.
    c) Gjatë pushimeve në vendin e prejardhjes: dy të rinj që jetojnë atje, e trajtojnë në mënyrë qesharake një të ri, i cili i kalon pushimet atje.
    d) Gjatë darkës në shtëpi: fëmija dëshiron diçka, që prindërit kurrsesi nuk e lejojnë (p.sh. një qen ose dëshiron të shkojë në disko).
  • Diskutim në grup apo me tërë klasën se si N do të reagonin në këtë situatë. Pyetje të mundshme dhe shtysa: Si do të ndiheshe ti në këtë situatë? Çfarë mendimesh do të kishe ti? Si do të silleshe ti konkretisht? Çfarë zgjidhjesh realiste janë të mundshme?
  • Eventualisht një raund për mjetet gjuhësore, shih më poshtë tek «Vërejtje».
  • Diskutimi i shkurtër, cilave kritere duhet t‘u kushtohet vëmendje tek paraqitjet individuale (p.sh. arsyeshmëria e zgjidhjeve, cilësia e gjuhës, kuptueshmëria, etj). Kriteret duhet të jenë transparente dhe të jenë të njohura për të gjithë N. Për të punuar me tabelën e kritereve, e cila është e përshtatshme për këtë, krahaso kap. 4c në hyrje.
  • N ndahen në grupe (ose formojnë grupe të pavarura). Ata kanë kohë 10–15 min për të përgatitur paraqitjen e tyre. Kjo duhet të marrë jo më shumë se 5–8 minuta kohë.
  • Grupet i luajnë zgjidhjet e tyre para të tjerëve. Pas secilës paraqitje (ose pak grupe: në fund) pason një feedback i orientuar në kritere nga ana e N të tjerë.

Variantet:

  • Si hyrje dhe paracaktim i lojës në vend të një rrëfimi mund të shërbejë edhe një fotografi, e cila paraqet një situatë të tensionuar.
  • Situata të tilla për një hyrje natyrisht mund të nxiten edhe nga N.

Vërejtje:

  • Varësisht nga tema mund të jetë e dobishme që në përfundim të diskutimit të një përmbajteje, të bëhet një raund për mjetet gjuhësore, të cilat janë përdorur për skenat përkatëse. Këtu mund të bëhet fjalë për leksikun e veçantë sipas temës ose edhe të flitet për mjetet e përgjithshme të të shprehurit me gojë, të cilat janë të dobishme gjatë të argumentuarit. Krahaso këtu kreun 2c në hyrje.
  • Paracaktimet e lojës, tek të cilat bëhet fjalë për një zgjidhje të një konflikti, e përkrahin në masë të veçantë kompetencën sociale; krahaso këtu numrat 1.5, 2.6, 4.7, 5.2, 5.5, 5.7 dhe 6.7. të broshurës «Kompetencat ndërkulturore».

Tabela e pëmbajtjes