Rrjedha:

  • M i thërret N (ose vetëm N të një niveli të caktuar) në fillim të mësimit të ulen në rreth. N e dinë formën e ritualizuar të të treguarit në rreth dhe e dinë se kanë vetëm për 15 minuta, për shembull, të tregojnë mbi përvojat e tyre gjatë javës së fundit. Edhe M flet se çfarë ka përjetuar dhe çfarë e preokupon atë.
  • Rregullat e bisedës (shih më lart, nr. 9), të cilat tashmë janë trajtuar, natyrisht që do të zbatohen. Drejtimi mund edhe të merret përsipër nga një N, nëse kjo është ushtruar më parë (shih më lart nr. 14 dhe 15).
  • Për shkollimin e të dëgjuarit, është vërtetuar rregulla e mëposhtme: N mund t‘i shtrojnë dy pyetje fëmijës, që tregon. Atëherë fëmija tjetër tregon për përjetimet e tij.

Variantet:

  • Të treguarit në rreth, natyrisht mund të ushtrohet edhe në fund të një njësie mësimore.
  • Në rast të një ngjarjeje aktuale, e cila i shqetëson N, të treguarit në rreth mund të përdoret edhe për një diskutim përkatës dhe, nëse është nevoja, mund të zgjatet në aspektin kohor.

Vërejtje:

  • Secili fëmijë vendos vetë se a do të marrë pjesë në bisedë apo jo. Gjithsesi M duhet të përkujdeset që, mundësisht, të gjithë N të marrin pjesë në bisedë.
  • Fëmijët tregojnë të shumtën e herave me dëshirë dhe gjerësisht. M ose fëmija, i cili e udhëheq bisedën, duhet të përkujdeset që askush të mos tregojë tepër gjatë, në mënyrë që të gjithë N të kenë rastin ta marrin fjalën. Është i mundur një kufizim i kohës nëpërmjet orës së rërës. Nëse rëra ka rrjedhur nëpër orën e rërës (2 ose 3 min), kjo do të thotë që koha e të folurit të fëmijës është në përfundim.

Tabela e pëmbajtjes