Udhëzim:

Parakusht për këtë ushtrim është që N (ose një grup i tyre) të kenë kohë dhe një temë për një projekt. Këtu mund të bëhet fjalë për çështje të vogla (p.sh. përgatitja e pllakateve për aspektet e ndryshme të vendit të prejardhjes në grupe 3-she ose 4-she), ose për projekte të mesme (p.sh. Përgatitja e një referati për një temë nga historia ose gjeografia ose përgatitja për një recitim) ose për projekte të mëdha (koncepti për një libër ose një CD me tekste nga gjuha e prejardhjes; përgatitja e një feste ose e një mbrëmjeje me prindër me pjesë teatrore, koktej etj.). Është me rëndësi që të përcaktohet koha dhe kufizimet e përmbajtjes, ashtu që N të mund të punojnë mundësisht në mënyrë të pavarur.


Rrjedha:

  • N e përcaktojnë qëllimin e projektit:«Çfarë duam të arrijmë bashkërisht?»
  • N grumbullojnë ide: «Si mund t‘i zbatojmë qëllimet tona në mënyrë optimale?»
  • Idetë do të diskutohen në grupe ose me tërë klasën. Pyetjet ftilluese: «Cilat ide dhe qëllime mund t‘i zbatojmë? Kush mund të drejtojë?»
  • Në përfundim do të bëhet një plan me shkrim: «Kush bën, çka, si, kur, me kë?»

Vërejtje:

  • Biseda për planifikimin, herën e parë do të udhëhiqet nga M. Pastaj udhëheqja e bisedës dhe rolet (p.sh. protokolluesi/ja) mund të merren përsipër nga N (krahaso këtu nr. 14. më lart). M vëzhgon dhe ndërhyn vetëm në raste të jashtëzakonshme.
  • Pasi që rrjedha, nocionet kryesore (në gjuhën e parë!) dhe eventualisht pika të tjera të rëndësishme organizative të jenë shënuar në një letër, kjo i ndihmon N që të orientohen në bisedë dhe pastaj në punë.

Tabela e pëmbajtjes