Rrjedha:

  • Së bashku me N do të shkruhet ose një skenar për pjesë teatrore ose një tregim ekzistues do të rishkruhet dhe dialogohet (të dy variantet janë njëkohësisht edhe projekte jashtëzakonisht të dobishme në të shkruar). Është gjithashtu e mundshme që të merret një tekst i gatshëm dhe të vëhet në skenë.
  • Pastaj skenat e veçanta do të ushtrohen. Do të bëhen ushtrime për shqiptimin dhe do të diskutohet dhe provohet përdorimi i gjuhës së trupit, shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve.
  • Do të organizohen rekuizitat do të planifikohet prezantimi përfundimtar (hapësira, programi, ftesat, aperitiv etj).

  • Skenat do të studiohen njëra pas tjetrës, në mënyrë që N të fitojnë besim dhe M të mund të tërhiqet në prapaskenë gjithnjë e më shumë.
  • Në aspektin e proceseve të të mësuarit është e rëndësishme që N t‘i japin vazhdimisht feedback njëri-tjetrit. Për këtë qëllim do të vendosen paraprakisht kriteret dhe pikat e vëzhgimit.
  • Skenat do të bashkohen gradualisht, ashtu që në fund pjesa teatrore të jetë e përfunduar.
  • Vënia në skenë duhet të mbahet brenda një kuadri të përshtatshëm, p.sh. në kontekstin e një mbrëmjeje me prindër me ftesa, fletën e programit dhe aperitiv.

Vërejtje:

  • Është e mundshme që grupet e moshave të ndryshme në MGJP të ushtrojnë nga një pjesë, ashtu që në mbrëmjen përfundimtare të para- qiten p.sh., tri pjesë të vogla ose skeçe.
  • Në mënyrë që N të mësohen me lojën teatrore, është e rëndësishme që të fillohet së pari me pjesë të vogla teatrore dhe pastaj kërkesat të rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Tabela e pëmbajtjes