Rrjedha:

  • M e ndan klasën në dy grupe njësoj të forta (A dhe B). Ai i cakton dy N, të cilët mund të ulen të parët në «vendin e nxehtë ». Për këtë, para dërrasës së zezë qëndrojnë dy karrige; ato janë të drejtuara nga klasa. Njëri N e përfaqëson grupin A, tjetrin grupin B.
  • M e shkruan një fjalë në dërrasë (p.sh. «ëmbëlsirë» ose «kryeqyteti ynë» ose «zvarritem»). Këtu duhet të bëhet fjalë për një nocion, të cilin e dinë të gjithë N. N në vendet e nxehta shikojnë në drejtim të klasës dhe nuk kanë të drejtë të shohin fjalën.
  • Kur M jep komandën, fillojnë të dy grupet që t‘ua përshkruajnë përfaqësuesve të tyre fjalën e shkruar në dërrasë, por ata nuk kanë kurrsesi të drejtë që fjalën ose rrënjën e fjalës ta shqiptojnë (nëse kjo ndodh atëherë grupi përkatës ka humbur). Kjo mund të shkojë kështu p.sh. shokët e klasës i pëshpëritin me rend aludime e udhëzime shokut në vendin e nxehtë. Të dy N në vendin e nxehtë përpiqen, që ta zbulojnë fjalën në dërrasë në bazë të udhëzimeve që i dëgjojnë.
  • Sapo njëri nga N në vendin e nxehtë fjalën e kërkuar i pari e shqipton, grupi përkatës ka fituar.
  • Pastaj vazhdohet të luhet më tutje me një fjalë tjetër dhe me N të tjerë në vendin e nxehtë.

Variantet:

  • Do të zgjidhen qëllimisht nocione në lidhje me MGJP ose me temën faktike aktuale (Shembull: Ujërat në vendin e prejardhjes; personalitetet nga historia). Në këtë mënyrë loja mund të shërbejë edhe si hyrje në një temë të re. Nëse kjo është e vështirë për N e rinj, ky variant mund të luhet vetëm me më të vjetrit, kurse për më të vegjlit M e zgjedh një formë më të thjeshtë.
  • N i zgjedhin vetë fjalët, ose tërësisht në mënyrë të lirë apo për një temë, të cilën M e jep më parë. Pastaj M i përzgjedh fjalët e përshtatshme nga propozimet e N.

Tabela e pëmbajtjes