Se sa i vlefshëm dhe nxitës është një veprim i bashkërenduar mes MGJP dhe klasave të rregullta, si dhe shkëmbimi i përvojave, njohurive dhe procedurave, u theksua disa herë në doracakun bazë, si dhe tek materialet e tjera didaktike të këtyre fletoreve. Me qëllim të përkrahjes së të shprehurit me gojë, para se gjithash, mund të jenë me interes aspektet vijuese:


  • Shkëmbime mbi temën edukimi bisedimor: Cilat rregulla të bisedave vlejnë për mësuesit/et e ndryshëm; si janë futur këto rregulla, si ushtrohen ato?

  • Shkëmbime mbi format metodologjike në kontekstin e edukimit demokratik bisedimor: Çfarë formash (p.sh. këshilli i klasës, diskutime për/kundër etj) janë praktikuar dhe mund të presupozohen?

  • Shkëmbimi i ideve dhe materialeve për punë në fushën e lojës skenike (forma të vogla të teatrit të shkollës etj.) dhe të mënyrës së prezantimit të poezive dhe të teksteve të tjera.

  • Njohja e ideve dhe materialeve e teksteve gjuhësore të klasave të rregullta dhe të komenteve në to. Këtu gjenden ndoshta materiale konkrete dhe të mira edhe për MGJP të cilat mund të përshtaten si p.sh. format e vëzhgimit dhe të vlerësimit.

Si projekte të bashkëpunimit në mes të arsimit të rregullt dhe atij të MGJP, me theks në të shprehurit me gojë, ofrojnë ndër të tjera, në vijim, qoftë në kuadër të klasës së rregullt apo në kontekstin e një jave të projektit:


  • Konceptimi i përbashkët i një serie të leksioneve për poezitë në gjuhë të ndryshme, përfundimi me një takim me prindër; në mënyrë plotësuese edhe një CD me poezi shumëgjuhësore.

  • E njëjta gjë, por me lojëra gjuhësore nga gjuhë të ndryshme. Krahaso këtu gjithashtu edhe propozimin mësimor nr. 7.

  • E njëjta gjë, por me skena të shkurtra teatrore apo skeçe në gjuhë të ndryshme; eventualisht edhe videoincizim.

  • Krahaso më tej edhe ide të ndryshme për lojëra më të vogla gjuhësore dhe veprimtari të tjera në «Shumëllojshmëria si shansë» (Schader, 2013).

Për një vështrim profesional të kësaj hyrjeje i falënderojmë Stefan Hauser dhe Nadine Nell-Tuor nga Qendra e Gojëtarisë e SHLP të Zug-ut dhe Claudia Ulbrich nga Sektori i Pedagogjisë ndërkulturore i Entit të Arsimit të Drejtorisë së Arsimit për Kantonin e Cyrihut.


Tabela e pëmbajtjes