Udhëzime:

  • Vargjet për fëmijë dhe rimat, ashtu siç i njeh çdo kulturë, janë më të rëndësishme për zhvillimin gjuhësor sesa që mund të duket në shikim të parë. Me strukturën e tyre ritmike, stimuluese për t‘i rithënë, ato ndihmojnë që jo vetëm fjalët, por të gjitha shprehjet të mësohen në formë loje, gati sugjestive. Nëpërmjet të kësaj ndihmojnë për zhvillimin e shqiptimit, leksikut dhe strukturave gjuhësore. E njëjta vlen edhe për klasat e larta në punën me poezitë. Këtu nxënësit/et do të njihen jo vetëm me një pasuri të rëndësishme të kulturës së tyre. Shumë më tepër, në bazë të teksteve lirike, ata mësojnë njëkohësisht t‘i njohin mundësitë e veçanta dhe nuancat e përdorimit të gjuhës, të cilat qëndrojnë më larg sesa ato gjëra që i njohin nga jeta e përditshme. Për t‘ua vënë atyre në shfrytëzim këto mundësi dhe përmasa, nuk është një punë e lehtë, por një detyrë e rëndësishme dhe e bukur. Se sa mirë dhe me sukses mund të zotërohen këto, tregojnë, ndër të tjera, recitimet mbresëlënëse të shumë klasave nga MGJP të Evropës Juglindore.
    Krahaso edhe më poshtë nr. 29.
  • Udhëzim për literaturë: Silvia Hüsler (2009) (shiko pasqyrën e literaturës).

Rrjedha e mundshme:

  • N ulen ose shtrihen çlodhshëm dhe i mbyllin sytë.
  • M e reciton vargun ose rimën ngadalë dhe qartë e me zë të lartë.
  • Pastaj ulen të gjithë në rreth. Bashkërisht do të bisedohet se çfarë kanë dëgjuar N, cilat fjalë nuk i kuptojnë dhe cilat përfytyrime të brendshme janë shpërfaqur.
  • Varësisht nga forma e rimës do të përpunohen bashkërisht gjestet, lëvizjet etj., të cilat i përshtaten prezantimit të vargut.
  • M e paraqet edhe njëherë vargun ose rimën dhe bën edhe veprime për këtë. Fëmijët i përsërisin lëvizjet e M.
  • Nëse duan fëmijët, mund edhe ata të flasin dhe të veprojnë. Në një fazë përfundimtare mësuesi mund të tërhiqet plotësisht.

Variantet:

  • Prezantimi nëpërmjet të të folurit të vargut/rimës në një kohë të caktuar: Nëse vargu/rima do të shërbejë si një ndihmë e qëlluar gjatë rregullimit të klasës, është e dobishme, që në këto situata të deklamohet. Nëpër- mjet kësaj fëmijët e mësojnë vargun në mënyrë të pavetëdijshme dhe do ta thonë pas një kohe edhe vetë.
  • Prezantimi nëpërmjet ilustrimeve (p.sh. tek vargjet për kafshët): M kërkon ilustrime të përshtatshme, të cilat mund të përdoren si ndihmë orientuese dhe përkrahëse.
  • Për të ndryshuar pak, është e mundur që prezantimi i vargjeve apo i rimës ndonjëherë të bëhet edhe nga ndonjë N më i rritur.

Vërejtje:

  • Vargu/rimë duhet të përsëritet shumë herë, në mënyrë që fëmijët pastaj me kohë të mund ta thonë vetë.
  • Lëvizjet dhe gjestet ndihmojnë për t‘i mbajtur mend fjalët. Ato ndihmojnë për t‘i përkrahur mendimet, në të cilat mund të orientohen fëmijët, kur nuk e dinë se si shkon më tutje vargu/rima.

Tabela e pëmbajtjes