Udhëzim:

  • Temat mund të nxiten nga M, por nëse është e mundur ato duhet të dalin nga grupi i N. Këtu është me rëndësi që paraprakisht të bëhet një përmbledhje e ideve (Nxitje: «Mendohuni dhe shënoni tema apo pyetje, që ju prej shumë kohësh keni dashur t‘i diskutoni me dëshirë ose çka dëshironi të dini më shumë. Mund të jenë edhe pyetje shumë të vështira»). Nga fondi i këtyre pyetjeve me klasën përzgjidhen pastaj disa prej tyre, të cilat do të shpërndahen e do të diskutohen gjatë muajve të ardhshëm.
  • Temat që janë të përshtatshme për filozofim, mund të gjenden aty, ku edhe të rriturit nuk e kanë të gatshme përgjigjen e shpejtë. Shembuj: «Prej nga kam ardhur?», «Çfarë është një mik i mirë?», «Kush e shpiku gjuhën?», «Çfarë ndodh pas vdekjes?», «Pse ka racizëm?», «Çfarë do të thotë faktikisht‚ i/e huaj‘?»
  • Hyrja mund të bëhet edhe me një foto, një tregim, një libër ose një gjësend.

Rrjedha:

  • Këshillohet forma e të ulurit në rreth.
  • Biseda filozofike mund të mbahet me tërë klasën ose me një ose dy grupe nivelesh, në qoftë se N e tjerë, me të vërtetë, punojnë në heshtje.
  • Drejtimin mund ta bëjë M, por kjo gjithashtu mund të bëhet edhe nga N me përvojë, (për këtë arsye eventualisht edhe role të tjera, shih më sipër, nr. 14). Gjithsesi është e rëndësishme që M qëllimisht të qëndrojë në prapaskenë dhe të mos i kufizojë N.
  • Është e rëndësishme që, para se të fillohet biseda, sërish të kujtohen rregullat më të rëndësishme të bisedës (shih më lart, nr. 9). Kjo përfshin në veçanti rregulla që askush të mos përqeshet dhe të merret seriozisht çdo ndihmesë, dhe gjithashtu rregullat se gjatë të filozofuarit nuk ka as përgjigje të drejtë, as përgjigje të gabuar. Kjo duhet t‘u bëhet e qartë që në fillim të gjithë pjesëmarrësve/eve në bisedë.
  • Tek të filozofuarit nuk qëndron në qendër përdorimi korrekt i gjuhës, por të shprehurit e lirë. Korrigjimet dhe ndërhyrjet duhet të shmangen nëse është e mundur.

Tabela e pëmbajtjes