Udhëzime:

  • Hapësirën për biseda mësimore në MGJP e formojnë kryesisht dy lloje situatash:

    1. Biseda më të vogla mësimore në të cilat më shumë bëhet fjalë në lidhje me reagimet e shkurtra për një punë. Ky tip mund të bëhet gjatë orës, për shembull, krahas me punën në heshtje të N të tjerë.

    2. Bisedat shumë të hollësishme mësimore në të cilat bëhet fjalë për një përcaktim më themelor. Ato kanë nevojë për më shumë kohë dhe duhet të kryhen para ose pas mësimit.

  • Bisedat mësimore duhet të kryhen me secilin N, të paktën një herë gjatë një semestri. Në praktikë, kjo ndodh shpesh në raport me dëftesën. Po aq të vlefshme janë bisedat mësimore në lidhje me një detyrë të veçantë (prezantim etj).
  • Është me rëndësi që M dhe N të përgatiten për bisedën. Për këtë qëllim N duhet të marrë pyetje ose detyra konkrete.
  • Në raste të jashtëzakonshme, një bisedë mësimore mund të zhvillohet me dy N në të njëjtën kohë.
  • Informacione të mira, nxitje dhe shembuj (në gjermanisht) mund të gjenden në internet në bazë të kërkimit në termin «Schulentwicklung –Lerngespräche führen» («Zhvillimi i shkollës – udhëheqja e bisedave mësimore».

Rrjedha (Shembull):

  • Si pikënisje mund të jetë kërkesa e M për të zhvilluar një bisedë mësimore për një punë të caktuar apo në përgjithësi mbi përparimet dhe nevojat për përkrahje të një N. Por, si pikënisje mund të jetë shqetësimi i një fëmije, për të biseduar me M për një detyrë të caktuar, në lidhje me problemet e tij, përparimet etj.
  • Para bisedave më themelore duhet të përcaktohet një periudhë e përshtatshme dhe e mjaftueshme kohore, si dhe bashkëbiseduesit/et duhet të jenë të përgatitur.
  • Biseda mësimore përfundon me një përmbledhje. Mënyrat e mundshme: Do të bëhet një protokoll i shkurtër me marrëveshjet e arritura ose do të përcaktohen objektivat konkrete për disa javë të ardhshme apo 3–4 muaj.

Shembuj të pyetjeve për përgatitje për bisedë mësimore për një punë të caktuar:

  • Raporto të lutem: Çfarë kam arritur ta bëj mirë në këtë punë?
  • Çfarë ishte e vështirë për mua?
  • Ku kam nevojë për t‘u përmirësuar?
  • Çfarë mund dhe dua ta bëj ndryshe herën tjetër?

Tabela e pëmbajtjes