Udhëzime:

  • Si parakusht, që bisedat dhe diskutimet produktive të jenë të mundshme, është që të zbatohen disa rregulla të bisedave dhe mënyra e sjelljes demokratike. Kjo vlen në jetën private, por posaçërisht edhe në kontekst të shkollës, ku edukimi për biseda paraqet një prej fushave të qëllimshme të edukimit social dhe gjuhësor. Është e kuptueshme që ndërtimi i një kulture përkatëse paraqet një proces të gjatë, në të cilin do të punohet gjithnjë.
  • Përveç rregullave të qarta për N ka një dimension të dytë, gjithashtu të rëndësishëm. Ky dimension ka të bëjë me M dhe sjelljen e tij në biseda dhe raunde diskutimesh. Kreu 4b në hyrje merret me këtë; ne kujtojmë si fjalë kryesore këtu vetëm vetëpërmbajtjen nga ana e M, formulimin reflektues të shtysave dhe pyetjeve të hapura, delegimin e funksioneve të moderimit tek N.

Struktura dhe elementet kryesore të edukimit bisedimor:

  • Si pikënisje për këtë mund të jetë më së miri një situatë autentike, në të cilën p.sh. është penguar komunikimi, nga fakti se dikush gjithnjë i ka ndërprerë ose i ka sulmuar në mënyrë të padrejtë të tjerët. Në situata të tilla, biseda mund të fillohet me pyetjen «Si mund të diskutojmë më mirë dhe në mënyrë të barabartë me njëri-tjetrin?»
  • Do të diskutohen dy ose tri rregulla (jo më shumë!), do të merren vesh për to dhe do të shënohen në një pllakat. Me rëndësi është që, këto rregulla, të jenë formuluar nga vetë nxënësit e jo të jenë të dhëna paraprakisht nga M. Me shumë gjasa N janë të njohur nga mësimi i rregullt me temën kultura e bisedimit dhe e rregullave. Shembuj nga rregullat e bisedimit i gjeni më poshtë.
  • Në dy-tri javët e ardhshme, rregullat do të ushtrohen shumë herë. Për këtë mund të caktohet dikush nga klasa si përgjegjës/e; ai ose ajo mund të ndërhyjë menjëherë, nëse dikush nuk i përmbahet një rregulli.
  • Në muajt në vijim rregullat do të zgjerohen, përsosen dhe ushtrohen ashtu siç u tha më lart.
  • Duhet të bëhen rregullisht diskutime për çështjen se si ka ndryshuar kultura e bisedimit dhe ku shohin N potencial për përmirësime.
  • Disa rregulla mund të përkrahen nga ndihma të vogla strategjike; krahaso shembujt më poshtë.

Shembuj nga rregullat e bisedimit:

  • Unë flas me zë të lartë dhe në mënyrë të qartë.
  • Unë e dëgjoj folësin ose folësen.
  • Unë nuk e ndërpres askënd.
  • Nëse unë dua që të marr fjalën, e ngre dorën.
  • Unë i respektoj mendimet e shokëve/eve të klasës.
  • Unë nuk përqesh apo tallem me askënd për shkak të mendimit të tij.
  • Unë nuk largohem nga tema e diskutimit.
  • Unë lidhem me atë çka folësi/ja i mëparshëm ka thënë.
  • Unë i shikoj në sy shokët e mi/shoqet e mia kur flas.

Shembuj nga «Strategjitë përkrahëse» për zbatimin e rregullave të caktuara:

  • Për rregullën që nuk duhet të ndërpritet askush: fëmija i cili flet, mban një top apo një gur në dorën e tij. Kur ka mbaruar së foluri, ia jep topin një fëmije tjetër, i cili është caktuar më parë. Pra, është e qartë se flet vetëm fëmija, që e mban topin në dorë.
  • Për dëgjimin aktiv ose për rregullën që duhet t‘i referohemi folësit/es të mëparshëm: gjatë 2–3 diskutimeve duhet që çdo votë të fillojë me «Xy ka thënë se …. unë personalisht e shoh këtë kështu: … ». Krahaso, gjithashtu, më poshtë nr. 12 me pjesë të veçanta të fjalive për këtë.
  • Varianti për të dëgjuarit aktiv: Secili/a N duhet që gjatë diskutimit të pyesë, të paktën një herë, për diçka që nuk e ka kuptuar mirë («XY, a e kam kuptuar saktë këtë: a mendon se …?»).
  • Strategjitë ndihmëse në mënyrë që M të mund të tërhiqet nga pozita e tij qendrore:
    • a) N e caktojnë vetveten (ose e japin topin më tutje, shih më lart).
    • b) Te çdo diskutim i madh përcaktohet një fëmijë nga klasat e larta, si një drejtues/e. Ky fëmijë përgatitet bashkë me M për diskutimin, formulon pyetjet fillestare ose nxitjet dhe drejton rrjedhën e mëtej- shme. M ndërhyn vetëm në rast emergjence. Krahaso këtu gjithashtu poshtë nr. 14 dhe 15.
  • Strategjia ndihmuese në mënyrë që mundësisht të gjithë të marrin pjesë në diskutim: Çdo fëmijë i merr tri pulla, kapëse letrash, apo copëza letre. N ulen në një rreth; kush e ka dhënë një ndihmesë për debatin, e vë një pullë në mes në dysheme. Qëllimi është që të gjitha pullat të jenë vendosur në mes. Kjo metodë parandalon që disa N të thonë shumë dhe të tjerët shumë pak.

Tabela e pëmbajtjes