Rrjedha (përzgjedhje e mundësive):

  • Nëse nuk zgjidhet si mënyrë e të treguarit e «ritualizuar» në rreth (shih më lart nr. 17), fillimi për tregimet e përditshmërisë jetësore gjithashtu mund të bëhet nga M me një hyrje në këtë temë. Kështu, për shembull, M tregon një ilustrim ose edhe mund të fillojë vetë me një episod; pastaj, në vazhdim flasin fëmijët. Në mënyrë që N të dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin dhe që ndihmesat të mos i ndjekin pa përfshirje, duhet që N t‘i shtrojnë pyetje njëri-tjetrit dhe t‘i referohen njëri-tjetrit. (krahaso për këtë më sipër, nr. 12).
  • Variante: M ose një fëmijë sjell një objekt me vete dhe tregon diçka. Ky mund të jetë, për shembull, një send i dashur, diçka nga vendi i prejardhjes ose një send të cilin e përdor çdo ditë. Më së miri është që paraprakisht të jepet një detyrë përkatëse për këtë («Sillni javën e ardhshme këtë… !»).
  • Si një hyrje mund të raportojë edhe një fëmijë për një përjetim të rëndësishëm dhe kështu t‘i nxitë N e tjerë për të treguar për përjetime të ngjashme.
  • Edhe një ngjarje e ardhshme nga jeta shkollore apo një festë fetare apo ndonjë tjetër mund të përdoret si një hyrje për tregime të përditshmërisë.

Vërejtje:

  • Tregimet e përditshmërisë janë një formë joformale e thjeshtë. Megjithatë, edhe këtu mund dhe duhet të merret parasysh një formë përkatëse e prezantimit (shih. Këshilla për të treguarit në nr. 22).
  • Diskutimet e këtij lloji jo gjithmonë ndodhin me tërë klasën. Janë të për- shtatshme, për t‘i lënë fëmijët të tregojnë nga jeta e tyre e përditshme, gjithashtu koha para se të fillojë mësimi ose pushimet e shkurtra.

Tabela e pëmbajtjes