Rrjedha:

  • Hyrje e mundshme: M tregon një ngjarje, p.sh. një përrallë, një baladë ose një tregim (jo aq të gjatë) nga kultura dhe letërsia e tij. M mundohet për një prezantim mundësisht sa më shprehës e të gjallë dhe i merr parasysh këshillat e të treguarit nga nr. 22.
  • Kështu pastaj M u thotë N që ata vetë, personalisht ose në grupe të vogla, të ushtrojnë që ta prezantojnë një tregim të një forme të tillë. Ai/Ajo vë në shfrytëzim tekste përkatëse (tekste të shkurtra për N të dobët, tekste të gjata për më të mirët).
  • Edhe një herë do të përmblidhen kriteret e rëndësishme për të treguarit e gjallë dhe shprehës (krahaso këshillat te nr. 22); të cilat N duhet t‘i kenë parasysh.
  • N ushtrojnë për ta prezantuar tregimin e tyre (për rrjedhën krahaso më lart nr. 22).
  • Para tërë klasës do të prezantohen tregimet veç e veç.
  • Në përfundim vijon një bisedë e orientuar sipas kritereve, krahaso nr. 22.


Variantet:

  • M tregon si nxitje për një hyrje një fotografi ose një gjësend. Pastaj tërë klasa e sajon një tregim për këtë, nëpërmjet asaj që një fëmijë fillon të rrëfejë tregimin, tjetri e rrëfen më tutje tregimin dhe kështu më tutje. Tregimi përmbyllet kur të gjithë fëmijët kanë kontribuar me pjesën e tyre. Tregimet duhet të modelohen sa i përket zotërimit të zërit, gjesteve dhe mimikës mundësisht në formë sa më shprehëse. Ky variant është i përshtatshëm, para së gjithash, për grupet e vogla.
  • M i shpërndan skedat me fjalë për fushën e një teme. Ai/Ajo e rrëfen fillimin e një tregimi, nëpërmjet asaj që e formon një fjali, ku përdoret fjala, që është në skedën e tyre. Një fëmijë vazhdon më tutje, nëpërmjet asaj që e formon një fjali, ku përdoret fjala e leksikut të skedave; etj.
  • Motivim plotësues ndodh kur tekste të të treguarit regjistrohen dhe p.sh. në një CD ose si MP3- mund të jenë në shfrytëzim.

Tabela e pëmbajtjes