Udhëzim:

  • Në mësimin e rregullt, referate të vogla ushtrohen tashmë që në klasat e ulëta; edhe në MGJP ato janë të mundura dhe të këshillueshme nga klasa e 3/4, nëse N mbështeten në mënyrë përkatëse.
  • Për këtë krahaso edhe temën «Përgatitja e një referati» te numri 31 dhe materialin e nxënësve tek M14 në broshurën «Dhënia e strategjive dhe teknikave mësimore në MGJP» (= Broshura 5 e kësaj serie). Ky material i është kushtuar temës «Një referat të përgatitet dhe të mbahet», dhe merret gjithashtu me aspektet e lidhura me përmbajtjen (mbledhjen e informacionit, etj).
  • Koha e përcaktuar më sipër zbatohet vetëm në pikën e tretë të rrjedhës (sekuenca për kriteret e ilustruara për referat të mirë).

Rrjedha:

  • Çdo fëmijë zgjedh një temë (p.sh., «Hobi im», «Nga jeta e gjyshërve të mi», «Profesioni im i ëndërruar», etj), për të cilën ai/ajo do të donte ta mbajë me dëshirë një referat të vogël (vetëm; versioni: në çift). Referatet duhet të zgjatin 5–10 minuta.
  • N fillojnë punën me planifikimin dhe mbledhjen e informacionit. Krahaso këtu materialin e përmendur M14 në broshurën «Dhënia e trategjive dhe teknikave mësimore në MGJP»(Për N të rinj duhet thjeshtëzuar).
  • N i shënojnë problemet gjuhësore (fjalorin, etj) dhe për këtë përkrahen nga M.
  • Në mënyrë plotësuese me këshillat në M14.7 për të ushtruarit gojor të referatit, në klasë do të zhvillohet një sekuencë e përbashkët për këtë. Kjo ndjek të njëjtën rrjedhë si më sipër tek nr. 22 dhe 29 (shembull i mirë/i keq, në bazë të cilave kritere do të bëhet një referat i mirë; shikoni listën më poshtë). Në qoftë se tashmë mund të kthehemi përsëri te këshillat në të treguar tek nr. 22 dhe në të lexuar para të tjerëve, tek këshillat nga nr. 29, kjo natyrisht e thjeshtëzon punën.
  • Eventualisht në një sekuencë të veçantë mund të përmblidhen mjetet shprehëse të të folurit dhe pjesë të fjalive për pjesë të veçanta të referatit; krahaso për këtë më poshtë nr. 31.
  • N zgjedhin dy deri tri këshilla për referat, të cilave do tu kushtojnë vëmendje të veçantë. Ata e ushtrojnë referatin vetëm, në çifte ose në grupe të vogla dhe japin në mënyrë të ndërsjellë feedback (pyetje: «Çfarë është bërë mirë në këtë referat», «Çfarë mund të përmirësosh ende?»).
  • Së fundmi, referati do të mbahet para tërë klasës ose grupit të nivelit; kjo pasohet nga një diskutim dhe vlerësim në aspekt të përmbajtjes dhe cilësisë së referatit. Për këtë të fundit, do t‘i kushtohet vëmendje këshi- llave të referatit.


Këshilla për referat:

  • Fol me zë të lartë dhe qartë, në mënyrë që të kuptojnë të gjithë!
  • Mos fol shpejt, por as edhe shumë ngadalë. Bëj pauza.
  • Mos e lexo tekstin, por fol në mënyrë të lirë dhe në bazë të skedaveku janë të shënuara shkurt çështjet kryesore.
  • Trego, nëse është e mundur, një ose më shumë fotografi ose një objekt, i cili është i përshtatshëm për temën (vizualizimi).
  • Përdore zërin tënd me qëllime të qarta; zë të lartë, të qetë; emocional, pyetës …
  • Përdore edhe mimikën dhe gjestet: ndryshoje të shprehurit e fytyrës dhe qëndrimin e trupit në mënyrë të përshtatshme me referatin.
  • Vështroje publikun me sy në mënyrë të përsëritur.
  • Përfshije publikun tënd, nëpërmjet asaj që ti gjatë referatit dhe në fund shtron pyetje ose kërkon mendimin e tyre.

Tabela e pëmbajtjes