Qëllimet e kësaj fletoreje janë po të njëjtat sikur të doracakut bazë dhe të nxitjeve didaktike 1–4: përkrahja e mësimdhënësve/eve të MGJP gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të një mësimi aktual dhe tërheqës, i cili në aspektin metodik dhe didaktik të jetë në pajtueshmëri me mësimin e vendit migrues.

Ndërtimi dhe koncepti përmbajtësor i fletores «Dhënia e strategjive mësimore dhe teknikave në MGJP», megjithatë, ndryshon nga fletoret 1–4. Ndërsa ato fletore, me nxitjet dhe propozimet mësimore, u drejtohen para së gjithash mësueseve dhe mësuesve, fletorja 5 përmban në radhë të parë materiale drejtpërdrejt për nxënësit/et. U drejtohet nxënësve/eve të klasës 4./5.; për më të rinjtë do të duhej që materialet të thjeshtësohen dhe të përshtaten.

Pjesa I

përfshin 15 fletë (M1–15) me një përzgjedhje konkrete të udhëzimeve për strategjitë dhe teknikat e të mësuarit të lehtë për ta kuptuar. Ato lidhen me temat e ushtrimeve të përgjithshme, praktikimin e mjeteve ndihmëse, kuptimin e të lexuarit, të të shkruarit dhe përgatitjen e provimeve dhe prezantimeve. Këto fletë janë të parapara si modele për fotokopjim dhe u jepen nxënësve/eve si fotokopje. Një renditje e përcaktuar këtu nuk ekziston; përzgjedhja është bërë varësisht nga tema aktuale dhe lloji i situatës mësimore. Për çdo teknikë të të mësuarit, përkatësisht për secilin prej materialeve M1–15, janë edhe sugjerimet për punë didaktike. Ato gjenden tek fletët planifikuese, para pesë fushave të temave të lartpërmendura, dhe u ofrojnë mësuesve/eve udhëzime dhe sugjerime për punë konkrete. (Mbetet për të shtuar se, sigurisht, edhe bro- shurat 1–4 tashmë përmbajnë referenca për strate- gjitë e të mësuarit. Shih, për shembull, strategjitë për të shkruarit në broshurën 1. Por sugjerimet e atjeshme u drejtohen kryesisht mësuesve/eve, ndërsa broshura 5 ofron materiale drejtpërdrejt për nxënësit/nxënëset.)

Pjesa II

përmban një program trajnimi mbi parakushtet për nxënie të suksesshme dhe sukses në shkollë. Ky program, të cilin ne, më vonë në kap. 4, do ta trajtojmë më për së afërmi, ka «rregulla të pashkruara», për temën, respektimi i së cilave mund të jetë i rëndësishëm dhe vendimtar për suksesin në shkollë në vendet e emigracionit të Evropës Qendrore dhe Veriore. Nëse është e mundshme që nxënësve/eve të MGJP t‘u ofrohen këto rregulla dhe teknika të njohura dhe t‘u tregohet atyre se si t‘i zbatojnë dhe t’i përdorin vetë këto rregulla dhe teknika, ky do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të mundësive të barabarta.

Për hyrje

Të dy pjesëve praktike u paraprin një hyrje për rëndësinë e teknikave dhe strategjive mësimore, përgjithësisht (kap. 2), udhëzime për rolin e MGJP tek dhënia e këtyre teknikave (kap. 3) dhe nxitjet për praktikimin me programin trajnues të përmendur në pjesën II (kap. 4).

Rreth prejardhjes së ideve

Broshura e pranishme orientohet tepër shumë, pjesërisht fjalë për fjalë me titullin vijues të të njëjtit autor dhe botues: Basil Schader (2012, 2013): Mein schlaues Lernheft. Zürich, Orell Füssli. «Fletorja ime e mençur e mësimit» nuk është dëshmuar vetëm në Zvicër; ajo doli edhe në dy botime në shqip (Pejë, 2012; Lausanne, 2013). Teknikat mësimore të për- mbledhura në këto dy botime, në këtë publikim janë shkurtuar pjesërisht dhe janë përmbledhur; programi trajnues është marrë në mënyrë tërësore. Krejt të reja janë hyrja, nxitjet didaktike dhe përgatitja grafike.


Tabela e pëmbajtjes