Rekomandimet për përdorim

Të katër fletët mund të tematizohen mirë në raport me përmbajtjet e MGJP. Me nxënësit/et duhet gjithashtu të diskutohen përherë shembuj nga mësimi i rregullt, pasi ata mund dhe duhet t‘i zbatojnë edhe atje teknikat e të mësuarit.


M1

Ia vlen që të fillohet me këshilla me M1 (Të ushtruarit dhe të trajnuarit – baza dhe disa këshilla të dobishme). Një kornizë të mirë për këtë qëllim ofron një diskutim klase për temën e të mësuarit dhe këshillat për të mësuarit. Në vazhdim do të jepet M1, do të lexohet dhe diskutohet. Kush dhe me cilën këshillë ka pasur përvoja? Raundi do të përfundohet me pyetjen: Kush provon për javën e ardhshme, cilën këshillë, dhe raporton në bazë të cilës përmbajtje? Do të ishte mirë në qoftë se për secilën prej 7 këshillave, do të merren një ose më shumë nxënës/e. Në javën e ardhshme përvojat e «ekspertëve/e mësimorë» do të shkëmbehen dhe diskutohen. Me kënaqësi pastaj mund të zhvillohet një raund i dytë, ku të gjithë do të provojnë një teknikë tjetër dhe të raportojnë për të.


M2

M2 (Përmbajtjet të kuptohen dhe të riprodhohen), mësohet dhe përpunohet më së miri në bazë të një përmbajtjeje konkrete mësimore nga MGJP (p.sh. bazuar në një temë nga historia e vendit, nga gramatika apo në bazë të një teksti letrar apo faktik, i cili duhet të riprodhohet saktësisht). Në mënyrë që nxënësit/et të njohin sa më shumë teknika mësimore, edhe këtu do të formohen gjithashtu «grupet provuese», të cilat raportojnë javën e ardhshme në lidhje me përvojat e tyre. Edhe kjo fletë duhet të diskutohet disa herë.


M3 dhe M4

M3 dhe 4 tregojnë tri ndihma mësimore me kërkesa të larta, por shumë efektive të mësimit (fletë pune të bëra vetë, trajnim me kaseta audio, skedat mësimore). Sigurisht që është e kuptueshme që propozimet në bazë të një teme nga mësimi të diskutohen dhe të sqarohen saktësisht, pastaj për konkretizim të bëhet një shembull me vetë nxënësit/et.

M1. Ushtrimet dhe trajnimet – arsyet dhe disa këshilla të mira

Pse vallë të ushtrohet? Ushtrimi është gjithmonë i rëndësishëm ... … nëse ti diçka nuk lejon për të harruar (p.sh. fjalët nga një gjuhë tjetër, 1 x 1, një poezi). Pa ushtrim ti do t‘i harrosh gjërat …

Lexoni më shumë

M2. Përmbajtjet t‘i kuptosh dhe të mund t‘i riprodhosh

Disa gjëra duhet t‘i mësosh thjesht përmendsh (fjalë, të dhëna etj.). Shpesh, megjithatë, është e nevojshme për të kuptuar diçka saktësisht, të identifikosh madhëdhëniet e ndërsjella ose të përshkruash diçka. (Shembull: Nëse ti duhet të …

Lexoni më shumë

M3. Të krijosh vetë ndihma trajnuese

3.1 Shkruaji fletët tua të ushtrimeve – me kontrollin e integruar të suksesit Kjo metodë është e përshtatshme për trajnimin e fjalëve nga një gjuhë e huaj, për tabelën me 1x1, për njohuri faktike (shifrat e vitit, …

Lexoni më shumë

M4. Kartoteka mësimore: Një mjet i dobishëm për profesionistët në të mësuar

Kartoteka është një kuti me pesë ndarje. Në këto ndarje mund t‘i lësh fletëzat me fjalë (ose të dhënat, formulat etj.) të cilat ti duhet t‘i ushtrosh. Kartoteka të ndihmon ty pastaj të ushtrosh, në …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes