Pse vallë të ushtrohet?

Ushtrimi është gjithmonë i rëndësishëm …

… nëse ti diçka nuk lejon për të harruar (p.sh. fjalët nga një gjuhë tjetër, 1 x 1, një poezi). Pa ushtrim ti do t‘i harrosh gjërat e mësuara
përsëri.

… nëse ti nuk di diçka jo aq mirë (të ngasësh biçikletën, të shkruash bukur, të flasësh në një gjuhë tjetër). Pa ushtrim kjo nuk mbërrihet!

Provo këto këshilla dhe teknika të mëposhtme!

1.1
Ndaje detyrën tënde në disa hapa të vegjël ose pjesë.

Mos ushtro çdo gjë për njëherë; ushtroji pjesët njërën pas tjetrës.

Për shembull: në qoftë se ti duhet të mësosh 35 fjalë (për drejtshkrim, ose për një gjuhë të huaj): Ndaji ato në pesë pjesë (5 x 7 fjalë). Ushtroji pjesët njërën pas tjetrës.


1.2
Mos ushtro të njëjtën gjë për shumë kohë; Bëj pas çdo pesëmbëdhjetë minutash një pushim të shkurtër!

Më mirë se sa një orë ushtrim janë tri periudha më të shkurtra stërvitjeje nga 15–20 minuta.


1.3
Përsërite të ushtruarit domosdoshmërisht disa herë gjatë disa ditësh!

Vetëm kështu ajo qëndron me të vërtetë përgjithmonë në kokën tënde.


1.4
Në qoftë se ti duhet të mësosh diçka përmendsh.

(p.sh. fjalët, një poezi, tabelën e shumëzimit me 9): lejo që dikush të të pyesë (shoku i klasës, vëllezërit apo motrat, prindërit …). Kjo është më argëtuese, sesa kur mëson vetëm. Dhe ti menjëherë e kupton atë që nuk e di ende.


1.5
Çfarë ushtron ti para se të shkosh për të fjetur, kjo mbetet shpesh veçanërisht gjatë në kujtesë!

Përsëriti fjalët e vështira në anglisht, poezinë, të cilën ti duhet ta dish të nesërmen, tabelën me 12, ose gjërat e tjera, të cilat duhet t‘i mësosh drejtpërdrejt, para se të shkosh për të fjetur. Shuaje pastaj dritën dhe në mëngjes do të habitesh, se sa mirë do t’i dish papritur gjërat e ushtruara!


1.6
Çfarë mund të konkretizosh me një skicë, vizatim ose një diagram, ti e mban mend më mirë sesa ta mendosh vetëm në kokë.

Skica të ndihmon ty t‘i mendosh saktësisht gjërat e mësuara.
Dhe kjo është një mjet i mirë për ta mbështetur kujtesën.


1.7
Një tip për të mësuar fjalët në një gjuhë të huaj:

Shpesh mësohen këto gjëra më mirë në qoftë se ato përfshihen në një fjali të vogël. Pra, mësoje jo vetëm fjalën anglisht «the night» (nata) por edhe shkruaj gjithashtu njëkohësisht edhe një fjali të shkurtër (p.sh. «Nata është e errët») dhe mësoje bashkë me të.


Tabela e pëmbajtjes