Disa gjëra duhet t‘i mësosh thjesht përmendsh (fjalë, të dhëna etj.). Shpesh, megjithatë, është e nevojshme për të kuptuar diçka saktësisht, të identifikosh madhëdhëniet e ndërsjella ose të përshkruash diçka. (Shembull: Nëse ti duhet të përgatitesh për një provim apo për një referat ose të përmble- dhësh një tregim). Këto këshilla vijuese do të ndihmojnë në këtë rast.


2.1
Të bësh një skedë

Ajo që njeriu vetëm lexon, shpesh harrohet shpejt. Shumë më mirë ti mëson nëse atë që ke lexuar dhe mësuar e përsërit me fjalët e tua. Një metodë intensive është si në vijim:

  1. Lexoje me kujdes krejt atë që ti duhet të përgatitësh. Nënvizoji në tekst të gjitha gjërat e rëndësishme.
  2. Shkruaji në një letër gjërat më të rëndësishme nga ato që ke lexuar dhe mësuar.
  3. Kontrollo që mos të kesh harruar asgjë. Ndoshta ti duhet të plotësosh diçka.
  4. Lexoje letrën tënde edhe një herë me kujdes. Merr tani një letër shumë më të vogël (1/4 e letrës).
  5. Shkruaje në fletën e vogël me shkrim të vogël në mënyrë të përmble- dhur gjithçka të rëndësishme për temën tënde. Kontrolloje me modelin, që të mos harrosh ndonjë gjë.
  6. Përpiqu ta përmbledhësh në kokë çdo gjë që është në copën e vogël të letrës. Krahasoje pastaj me modelin ose me letrën e madhe të mëparshme.

2.2
Të bëhet një poster mësimor

Një poster mësimor është një letër e madhe (p.sh. katër fletë A4 të ngjitura bashkë), në të cilën ti diçka prezanton e të cilën duhet ta mbash mend. (Shembull: Llojet e fjalëve, fjalë të vështira, një grafik për krijimin e tokës, qyteteve dhe lumenjve në vendin tënd.) Posterin e var p.sh. mbi krevatin tënd apo në një vend tjetër ku ti gjithmonë e sheh atë.

Me rëndësi:

  • Shkruaje temën e posterit si titull të madh në fletë (lart ose në mes).
  • Çdo gjë duhet të shkruhet me shkronja të mëdha dhe të lexohet lehtë edhe nga larg.
  • Përdor ngjyra, skica dhe vizatime. Ti mund të ngjitësh edhe fotografi.
  • Vare posterin në një vend ku ti e sheh atë sa më shpesh të jetë e mundur.
  • Shikoje posterin çdoherë, kur kalon përskaj tij.


2.3
T‘ia tregosh dikujt përmbajtjen

Nëse ti diçka duhet ta kuptosh, ta shpjegosh ose ta përmbledhësh: shpjegoja dikujt sa më saktë që të jetë e mundur!

Mund të jetë dikush nga klasa jote ose familja jote. Nëse ti nuk e gjen askënd: nuk ka problem. Vendos thjesht arush pelushin tënd ose një foto të artistit tënd të preferuar dhe shpjegoja atij atë që ke mësuar në mënyrë aq të detajuar dhe të saktë sa ta kuptojë me siguri.

Nëse e ke formuluar atë që ke mësuar me fjalët tua, ti e kupton shpejt nëse e ke kuptuar vërtet atë.

Këshillë:

Përpiqu për ta përmbledhur atë që ke mësuar edhe në gjuhën tënde amtare ose ta shpjegosh! Ky është një ushtrim i shkëlqyer dhe të ndihmon ty të zgjerosh leksikun tënd.

Këto këshilla do t‘i provoj menjëherë:

 

Gjatë të provuarit të këshillave unë kam bërë përvojat vijuese:

 

 


Tabela e pëmbajtjes