Basil Schader, Markus Truniger


1. Hyrje: Koncepti i MGJP-së

Si mësime të gjuhës së prejardhjes (MGJP) janë quajtur gjithmonë orët mësimore plotësuese dhe jo të detyrueshme që ofroheshin në shumë vende emigruese, për nxënësit me bazë emigrimi dhe jepeshin në gjuhën e tyre të prejardhjes, ose siç quhet ndryshe, në gjuhën e tyre të parë. Në varësi të shtetit ose krahinave në vendet gjermanishtfolëse, mësimi i gjuhës së prejardhjes quhet ndryshe edhe mësimi i gjuhës amtare (p.sh. në Austri dhe në Nordrhein-Westfalen), ose mësim në gjuhën dhe kulturën amtare (MGJK: si në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës). Në vendet frëngjishtfolëse quhet ELCO (enseignement de langue et culture d’origine), ndërsa në ato anglishtfolëse supplementary schools.

«Gjuha e prejardhjes» i referohet gjuhës së prejardhjes së nxënësve ose prindërve e gjyshërve të tyre dhe nënkupton gjuhën që flitet pjesërisht ose kryesisht nga individët në familje (duke përfshirë dhe prindërit). Me «mësim plotësues» kuptohet se mësimi i gjuhës së prejardhjes zhvillohet si mësim shtesë ose plotësues gjatë procesit të rregullt mësimor.

Më poshtë do të shtjellojmë bazat dhe qëllimet e MGJP-së, por shkurtimisht ajo që vlen për t’u përmendur janë thellimet në gjuhën e prejardhjes, fitimi i dijeve të kulturës së saj, si dhe përkrahja përsa i përket procesit të integrimit dhe orientimit si në shtetin dhe në vendin ku familjet jetojnë.

Mësuesit e MGJP-së janë native speakers, që do të thotë se gjuhën në fjalë e flasin si gjuhë të parë ose amtare. Pjesën dërrmuese të tyre e zënë mësimdhënësit e shkolluar, shumica e të cilëve e ka kryer shkollimin në vendin e prejar- dhjes.

Përkohësisht MGJP-ja jepet në të shumtën e rasteve në një bllok prej dy (rrallëherë tri ose katër) leksionesh çdo javë dhe mësohet në shkollat shtetërore të rregullta. Në mjaft raste, në të njëjtën klasë të mësimit të gjuhës së prejardhjes ka nxënës të moshave dhe të niveleve shkollore të ndryshme (nga kopshti, shkolla fillore dhe ajo e mesme).

Disa vende pritëse (si Kosova dhe Serbia) kanë hartuar një plan mësimor specifik të MGJP-së si një instrument të përgjithshëm mësimor ose bazë ligjore. Plane mësimore specifike të MGJP-së kanë arritur të përpilojnë edhe disa vende pritëse në bashkëpunim me ofruesit e saj. Në Zvicër, në kantonin e Cyrih-ut kjo quhet «Kurrikula mësimore për gjuhën dhe kulturën e prejardhjes», e cila përdoret në shumë kantone të vendeve gjermanishtfolëse.

Materiale specifike mësimore (si tekstet mësimore etj.) për MGJP-në kanë krijuar vetëm disa nga këto vende. Mësuesit e gjuhëve dhe kombësive të tjera i krijojnë materialet në të shumtën e rasteve vetë, duke përshtatur dhe thjeshtuar tekstet e librave shkollorë të vendeve të prejardhjes.

Në radhë të parë, propozimi i mësimit të gjuhës së prejardhjes varet nga interesat, iniciativat dhe puna e prindërve, komuniteteve gjuhësore dhe të vendeve të tyre të origjinës. Llojet e sponsorizimit përfshijnë një gamë të gjerë të shoqatave të vogla lokale të prindërve, të cilat veprojnë së bashku me shoqatat e mësuesve në mbarë vendin, me më shumë ose më pak përkrahës nga vendet e prejardhjes si dhe shumë institucione të organizuara në të njëjtat vende (p.sh. ambasadat dhe konsullatat), por edhe institucionet arsimore të vendeve të emigracionit, të cilat e ofrojnë mësimin e gjuhës së prejardhjes në formën e një bash- këpunimi ose edhe në atë individuale.

Mjaft rregulla ligjore, organizatore dhe administrative ndryshojnë nga njëra-tjetra jo vetëm nga shteti në shtet, por edhe brenda vetë landeve përbërëse të Republikës Federale të Gjermanisë ose dhe nga kantoni në kanton. Kjo dhe të tjera lidhen me pyetjen se cili do të autorizohet si ofrues i MGJP-së i një grupi gjuhe (p.sh konsullata dhe/ose pronësitë private), futja e mësimit të gjuhës së prejardhjes në arsim, bashkëpunimi ndërmjet MGJP-së dhe shkollave të rregullta, punësimi, pagesa dhe mundësitë e vazhdimit të kualifikimit të mësuesve të MGJP-së. Njëra pjesë e pyetjeve gjendet në këtë tekst, aspekte të tjera do të trajtohen në kapitujt pasardhës.


2. Qëllimet e MGJP-së

Njësoj si dhe tek dokumentet aktuale të MGJP-së (ku- rrikulat mësimore, rregullorja, informacione dhe këshi- llat për prindërit etj., shih bibliografinë), përmenden gjithmonë të njëjtat shpjegime, detyra dhe qëllime, si ato të mëposhtmet, përsa i përket mësimit të gjuhës së prejardhjes.


  • Mbështetja e nxënësve në gjuhën e tyre të prejardhjes

    Për shumë nxënës me origjinë emigrimi, gjuha e vendit emigrues, (ajo që përdorin në rrethin shoqëror dhe që e mësojnë në mënyrë sistematike gjatë orëve të rregullta mësimore), është kthyer në një ndër gjuhët më të rëndësishme.

    Gjuhën e prejardhjes e zotërojnë mbi të gjitha individë nga familje të pashkolluara, zakonisht në regjistrin e folur të gjuhës së përditshme, si dhe në formën e tyre dialektore. Pa mbështetje letrare të mësimit të gjuhës së prejardhjes, shumica e tyre do të ktheheshin për një kohë të gjatë ose të shkur- tër në analfabetë në gjuhën e tyre të parë dhe do të humbisnin lidhjen e kulturës së të shkruarit të gjuhës në fjalë. Fusha të rëndësishme të mbështetjes së gjuhës së parë ndër të tjera janë hyrja në shkronjat specifike ose në shkrimin e gjuhës së prejardhjes, ndërtimi i fjalorit, siguria gramatikore dhe lidhja me letërsinë e vendit të prejardhjes.

  • Zhvillimi dhe forcimi i dy a më shumë gjuhëve 

    Kjo pikë është e lidhur ngushtë me atë të lartpërmendur. Aftësia për të folur shumë gjuhë është një pasuri individuale, sociale, kulturore, shoqërore dhe e lidhur me tregun e punës, për të cilën duhet përkujdesur. Këtu përfshihen edhe raste të tjera mësimi të MGJP-së, fjalori i të cilëve ndërtohet në mënyrë sistematike, ku bëhet i mundur krahasimi gjuhësor ose një ndërlidhje e qëllimshme e gjuhës së parë dhe të dytë.


  • Fitimi dhe zgjerimi i dijeve mbi kulturën dhe vendin ose vendeve të prejardhuraKjo nënkupton njohuritë e ndërmjetësuara e të përshtatshme sipas moshës mbi gjeografinë, historinë, kulturën (letërsinë, pikturën, muzikën etj.) të vendit të prejardhjes ose (p.sh në rastin e mësimit të gjuhës së prejardhjes arabike) të vendeve të prejardhjes. Mundësisht do të ishte mirë përdorimi i mediave, si interneti, Skype-i, etj., nëpërmjet të cilëve nxënësit mund të bëjnë të mundur dhe një kërkim të vetin. E rëndësishme është marrëdhënia dhe besimi me vendin me të cilin nxënësit janë njohur tashmë (krahasime: të përbashkëtat dhe ndryshimet; argumentime përse).

  • Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shkollat e vendeve të emigrimit Nga njëra anë kjo lidhet me faktin se, nxënësit dhe prindërit nga familje të pashkolluara mund të përfitojnë shumë, nëse në mësimin e gjuhës së prejardhjes marrin jo vetëm dije profesionale, por edhe informacione, strategji të të mësuarit, kë- shilla dhe motivim nëpërmjet një personi po nga e njëjta kulturë prejardhjeje. Nga ana tjetër, këtu mund të përmendim dhe studimin që vërteton se, «zotërimi i sigurtë i gjuhës së parë ose amtare […], jo vetëm që është një vlerë në vetvete, por ndihmon gjatë procesit të të mësuarit të çdo gjuhe tjetër» (Landesinstitut Hamburg). Një mundësi me probabilitet të lartë është se frekuentimi i MGJP-së ka një efekt përgjithësisht pozitiv përsa i përket përparimit mësimor të nxënësve, gjë që lidhet me dy faktorët e sapopërmendur.

  • Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shoqërinë e vendeve të emigrimit

    Ndër detyrat e MGJP-së, sipas të dhënave më të fundit, përfshihet dhe përkrahja e nxënësve (këtu përfshihen pjesërisht edhe prindërit e tyre) gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shoqërinë e vendeve të emigrimit.

    Ky funksion hedh poshtë detyrën qendrore të mëparshme të përkrahjes ndaj riemigrimit në vendin e prejardhjes dhe ndaj (ri)-përfshirjes në sistemin e atjeshëm shkollor. Arsyeja për këtë ndryshim është përfundimi se pjesa më e madhe e nxënësve nuk dëshirojnë ose nuk e mendojnë aspak të riemigrojnë. Me qëllim përmbushjen e këtij objektivi të përkrahjes, mësuesit të MGJP-së i vihet detyra e përfshirjes të tematikave jo vetëm të lidhura me vendin dhe gjuhën e prejardhjes, por edhe për- fshirjen me qëllim të atyre tematikave mbi jetën si një njeri i ri me historik emigrimi në një mjedis multikulturor në po të njëjtin vend emigrimi, si dhe gjithashtu mundësitë dhe problemet (diskriminimet etj.) që lidhen me to. Krahaso përfundimin e nxjerrë nga Hamburg-u: «Stafi mësimor i mësimit të gjuhës së prejardhjes, që prej datës 01. 08. 2009, ka dy detyra: Ata japin mësim të MGJP- së dhe janë transmetues të gjuhës dhe kulturës së saj» (Instituti në Hamburg).

  • Promovimi i kompetencave dhe aftësive së të sjellurit ndërkulturoreKy qëllim nuk i referohet vetëm mësimit të gjuhës së prejardhjes, por gjithë procesit të shkollimit dhe edukimit. Gjatë mësimit të MGJP-së mund të trajtohen kontekste autentike të veçanta, meqenëse nxënësit gjatë rritjes së tyre kanë qenë të përqasur në ose ndërmjet dy kulturave me ndërkulturalitetin (p.sh. në një kulturë specifike sekondare ose terciare).

Një renditje të mirë të qëllimeve ose ideve kryesore i gjeni në kapitullin e tretë të kurrikulës së përgjithshme mësimore për Gjuhën dhe Kulturën e Prejardhjes të Cyrihut, i cili mund të shkarkohet edhe nga interneti (shih bibliografinë).


3. Sponsorizimet: Emërimet dhe pagesat për mësuesit e MGJP-së

(Krahaso edhe kapitullin 13 A)

Mësimi i gjuhës së prejardhjes të grupeve të ndryshme gjuhësore ofrohet dhe organizohet kryesisht nga tri lloje sponsorizimesh:

  • 1. Nga institucionet e arsimit të vendit emigrues (si p.sh në Suedi, Austri ose dhe në secilin land përbërës të Republikës Federale Gjermane).
  • 2. Nga konsullatat ose ambasadat e vendeve të prejardhjes (kjo vlen për MGJP-në portugeze, kroate dhe turke në Zvicër),
  • 3. Nga sponsorizimet joshtetërore (shoqata, fon- dacione p.sh. MGJP-ja shqiptare në Zvicër që u organizua nga shoqata e mësuesve dhe prindërve «Naim Frashëri», ose nga një MGJP kurde e mbajtur nga një shoqatë e prindërve).

Në secilën nga pikat 2) dhe 3) është e domosdoshme miratimi nga autoritetet e shteteve ose e kantoneve përkatëse të edukimit, me qëllim pranimin në shkollat publike të ofruesve të mësimit të gjuhës së prejardhjes, një kërkesë për përdorimin e mjediseve shkollore si dhe shënimin e notave të MGJP-së në dëftesën e rregullt shkollore. Sipas rregullores, ky miratim lëshohet vetëm nëse MGJP-ja në fjalë është asnjanëse dhe jo e orientuar sipas interesave politike dhe fetare, si dhe lëshohet nga mësues të kualifikuar.

Krahas sponsorizimeve të njohura ka edhe sponsorizime jo të njohura (si p.sh. shoqatat fetare), të cilat zhvillojnë një lloj MGJP-je në lokalitete private.

Në raste të veçanta ekzistojnë forma të ndërthurura të tri llojeve të lartpërmendura. Kështu, ka pasur edhe ka diku në Zvicër disa eksperimente shkollore (Shën Johanit në Bazel, Limmat A në Cyrih), tek të cilat pati një ndërthurje të ngushtë të MGJP-së me procesin e rregullt mësimor. Shkollat në fjalë iu përputhën llojit të parë edhe në rastet kur MGJP-ja është organizuar sipas llojit të dytë dhe të tretë në kantonet e mbetura.

Shtojmë këtu se, tek lloji i dytë (shteti i prejar- dhjes si sponsorizues) kohëzgjatja e punës në vendin e emigrimit për shkak të principit të rotacionit në të shumtën e rasteve zgjaste p.sh. 4 vite. Por, ky nuk është rasti i sponsorizimeve jopublike. Për t’u theksuar është fakti që për marrjen përsipër të funksioneve në sektorin e përçimit të kulturës dhe të ndihmës në procesin e integrimit është fitimprurës zgjatja e kohës së qëndrimit në vendin e emigrimit.

Si rregull, emërimet dhe pagesat e mësuesve të MGJP-së bëhen nëpërmjet sponsorizimeve përgje- gjëse, që d.m.th. (në përputhje me llojet e mësipërme nga 1–3) nëpërmjet ministrive të arsimit vendor, vendit të prejardhjes ose sponsorizimeve private. Më të pafavorshmet janë financimet nëpërmjet sponsorizimeve jopublike në rastet kur ato nuk kanë kapital të mjaftueshëm dhe kështu u duhet prindërve që ta sigurojnë (krahaso këtu edhe Calderon & Fibbi (2013) Fq.9, 67f. Dhe 81ff). Shumë mësues nuk do të mund të siguronin jetesën vetëm mbi bazën e rrogës së tyre, por do të kërkonin punë të tjera. Vlen për t’u përmendur fakti, se për shkak të krizës financiare disa shtete të Evropës Jugore kanë probleme të mëdha të financimit të mëtejshëm të MGJP-së, prandaj kanë filluar të kërkojnë kontribute nga prindërit.


4. Integrimi në sistemin shkollor

(Krahaso edhe kapitullin 13 A)

Shkalla dhe lloji i integrimit të MGJP-së në sistemet shkollore të rregullta të vendeve (ose të landeve, kantoneve, komuniteteve) ndryshojnë mjaft nga njëra-tjetra. Më të mirat janë ato situata ku MGJP-ja është pjesë e mësimit dhe procesit të rregullt mësimor, si në rastin e Suedisë, Vjenës, Hamburg-ut ose të Nordrhein-Westfallen-it. Organizimi dhe menaxhimi i procesit mësimor si dhe pagesa e mësuesve është detyrë e shtetit ose e institucioneve vendore të arsimit. Mundësitë e kualifikimit të vazhdueshëm për mësuesit e MGJP-së janë të vetëkuptueshme (në Hamburg p.sh. mësuesit e MGJP-së e kanë të detyrueshëm frekuentimin e një kualifikimi 30-orësh dhe çdo vit mund të zgjedhin nga pesë grupe seminaresh). Ky model ofron kushtet më të mira për një bashkëpunim frytdhënës dhe të koordinuar ndërmjet MGJP-së dhe mësimit të rregullt në klasë, efektet pozitive të së cilës janë dëshmuar veçanërisht në përparimin mësimor (krahaso Codina (1999), cituar në Reich dhe të tjera (2002), Fq.38).

Situatat jo aq të mira janë në rastet kur kufizohet integrimi i MGJP-së nga leja për përdorimin e ambienteve shkollore në ditët e zakonshme (pasdite vonë, ose në orët e lira dhe të shtunave), veç kësaj nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me mësimin e rregullt. Mësuesve u duket si puna ashtu edhe vetja e tyre si e pavlerësuar, gjithashtu edhe për prindërit edhe për fëmijët e tyre ky veçim është padyshim shumë pak motivues (krahaso Kapitulli 1 B.3).

Vend të ndërmjetëm zënë kantonet, vendet dhe landet e Republikës Federale Gjermane, të cilat vërtet nuk kontribuojnë në pagesat e mësuesve, por kontribuojnë nëpërmjet miratimit të procesit të MGJP- së, bashkëpunimin institucional, shënimin e notave të saj në dëftesën e rregullt të mësimit, mundësi të tjera kualifikimesh, rekomandime për bashkëpunime pedagogjike etj., si dhe vlerësimin dhe funksionimin e MGJP-së në shkolla. Këtu përfshihen edhe mësuesit e klasave që të informojnë nxënësit me prejardhje emigrimi dhe prindërit e tyre dhe t’i regjistrojnë nëpër to.

Një problem tjetër duket në faktin se MGJP-ja jepet si mësim jashtë orëve të zakonshme dhe në shkolla të ndryshme. Kjo gjë e vështirëson jashtëmase integrimin dhe bashkëpunimin e tyre me mësuesit e klasave të rregullta (krahaso këtu kapitullin 2 B.1).

Faktikisht ky problem zgjidhet vetëm nëse mësimi i MGJP-së lidhet ngushtë me sistemin e rregullt shko- llor, në mënyrë që mësuesit e saj të bëhen automatikisht pjesë e ekipit të shkollës dhe të paguhen për orët e tyre të koordinimeve dhe të mbledhjeve.


5. Nxënësit e MGJP-së

Pjesa më e madhe e klasave të MGJP-së karakterizohet nga një numër i lartë heterogjeniteti e që lidhet me aspekte të ndryshme (krahaso edhe artikullin në kapitullin 1 B dhe 2 B).


  • AMosha: 

    Ndodh shpesh që në të njëjtën klasë ose grupe mësimi të ketë nxënës të moshave dhe niveleve shkollore të ndryshme, në raste ekstreme nga parashkollorë deri dhe në nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë.


  • Rreth së shkuarës së emigrimit dhe identitetit:

    Disa nxënës sapo janë shpërngulur dhe mbase kanë krijuar tashmë një përvojë të mirë shkollore në vendin e tyre të prejardhjes, por janë tepër të përfshirë në procesin e integrimit dhe orientimit gjuhësor dhe kulturor të vendit të ri. Disa të tjerë dhe kjo përfshin pjesën më të madhe të nxënësve kanë lindur këtu ose jetojnë prej një kohe të gjatë në vendin e emigrimit dhe e zotërojnë këtë gjuhë më mirë se gjuhën amtare. Një numër jo pak i konsiderueshëm i përket brezit të tretë. Shumë familje kanë marrë tashmë kombësinë e vendit emigrues dhe lëvizin lirisht nga ana kulturore dhe gjuhësore e kulturës së parë dhe të dytë. Natyrisht që së paku për ta lidhet nocioni i «prejardhjes emigruese» në radhë të parë me prindërit ose gjyshërit e tyre

  • Për aftësitë gjuhësore: 

    Disa nxënës zotërojnë njohuri të mira të gjuhës së tyre të parë, disa të tjerë kanë mangësi, të tjerë e flasin me dialekt dhe të tjerë në regjistrin e gjuhës së përditshme. Niveli i aftësisë gjuhësore varet nga mosha; kështu ndodh që një fëmijë 9-vjeçar e flet më mirë gjuhën amtare sesa një 13-vjeçar.


  • Historiku familjar: 

    Disa nxënës vijnë nga familje të shkolluara, të cilat tregojnë interes për shkollimin e fëmijëve si dhe i ofrojnë mbështetjen e tyre. Disa kanë prindër, të cilët nuk kujdesen aspak për shkollimin e fëmijëve dhe që nuk i ofrojnë ose nuk mund t’u ofrojnë mbështetjen e tyre.


Mbi të gjitha, ajo që ka një rëndësi të veçantë për mësuesit e MGJP-së së saposhpërngulur është përfundimi i mëposhtëm.

Çdo nxënës i MGJP-së zotëron në përmasa të ndryshme një shumëllojshmëri identitetesh, në të cilën përzihen elementë, përvoja dhe interesa të kulturës së prejardhjes, të kulturës së vendit emigrues si dhe të mjediseve të caktuara dhe kulturës sekondare të grupit të tyre.

Çdo përcaktim i njëanshëm («Megjithatë ti si turk…») këtu përdoret shumë pak dhe ka të bëjë me realitetin dhe përvojën e nxënësve.


6. Specifikat e MGJP-së

Mësimi i gjuhës së prejardhjes ndryshon nga procesi mësimor në vendin e prejardhjes (si edhe prej atyre në vendin e emigrimit) në disa pika të qarta, të cilat do të vazhdojnë të shtjellohen edhe në pjesën B të kapitullit 1 dhe 2. Disa prej tyre janë përmendur tashmë, kurse disa të tjera do të jenë më të thelluara në kapitullin 2. Pikat kryesore më të përgjithshme janë:


  • Heterogjenitet më i theksuar tek klasat me drejtime të ndryshme (shih lart), sfida të veçanta të të mësuarit në grupe me moshë të ndryshme (mësim në disa klasa) dhe të të mësuarit individual.

  • Si rregull, jepen vetëm dy deri në tri leksione çdo javë. Vazhdimësia ndërpritet dukshëm.

  • Mësuesit nuk janë ose nuk janë të përgatitur mjaftueshëm nga shkollimi në vendin e prejardhjes rreth situatave specifike të mësimdhënies në vendin e emigrimit.

  • Në vendin e ri ka pak mundësi për kualifikim të mëtejshëm.

  • Orientim në dy ose tri plane mësimore: Në planin mësimor të MGJP-së të vendit të prejardhjes (nëse është një i tillë), në planin mësimor të MGJP-së në vendin e emigrimit (nëse është një i tillë), si dhe në planin e rregullt mësimor po të vendit të emigrimit.

  • Mjetet e rregullta mësimore të vendit të prejar- dhjes shpesh nuk janë ose janë të përdorshme në mënyrë të kufizuar, p.sh. pasi janë kërkuese nga ana gjuhësore dhe nuk kanë lidhje nga ana e përmbajtjes kulturore me specifikat e nxënësve të MGJP-së, të cilët janë rritur në ose ndërmjet dy kulturave..

  • Mjetet specifike mësimore janë në dispozicion vetëm për disa grupe gjuhësh.

  • Detyra plotësuese të mësuesve përsa i përket bashkëpunimit me prindërit, nxitjes në procesin e integrimit si dhe transmetimin e kulturës.

  • Lidhje e dobët e theksuar e mësuesve në sistemin vendor shkollor (kontakte të pakta me mësues vendës, pasiguria rreth orientimit etj.; krahaso këtu këshillat në kapitullin 1 B.5).

  • Shpesh kushte të vështira pune: Orë mësimi në shumë shkolla, shpesh në orare të papërshtatshme dhe me nxënës të lodhur; pagesë pjesërisht specifike.

  • Përsa u përket mësuesve të saposhpërngulur të MGJP-së, problematika individuale rreth orientimit dhe integrimit në kontekstet e reja, ndoshta probleme me gjuhën e vendit të emigrimit ose edhe probleme financiare.

7. Rreth historisë së MGJP-së

(krahaso kapitullin 13 A.2)

Mësimi i gjuhës së prejardhjes i ka fillimet pothuajse që në fillim të shekullit XX, ku disa vende industriale mundësuan jo vetëm punësimin e punëtorëve të huaj, por edhe bashkimin e familjeve të tyre. Në Zvicër (e cila që në shek. XIX ishte vetë një vend emigrues) ekziston që prej vitit 1930 mësimi i gjuhës së prejardhjes italiane, kurse në Francë që prej 1925-s (Burimi: Guidici/Bühlmann; ‹Francë›). Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimit të ri të vendeve industriale, si Gjermania, Austria dhe Zvicra, në vitet 1950 deri në vitet 1970, punësuan përsëri një fuqi punëtore, por këtë herë në numër më të madh nga Evropa Jugore dhe Juglindore. Shumë prej tyre erdhën atëherë bashkë me familjet e tyre, edhe pse një pjesë e madhe e tyre donin të jetonin disa vite në emigrim dhe të fitonin para. Pikërisht prej këtij riatdhesimi u ofrua dhe u organizua për ta mësimi i gjuhës së prejardhjes, qëllimi primar i së cilës ishte sigurimi i (ri)integrimit të nxënësve në fjalë në sistemin shkollor të vendit të tyre të prejardhjes. Vetë të arratisurit politikë, me iniciativën e tyre kanë ofruar mundësi të mësimit të gjuhës së prejardhjes, si p.sh. antifashistët italianë në Zvicër para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me emigrimin e fuqisë punëtore në vitet 1990, u shtuan nga të huajt dhe të dënuarit politikë dhe të dënuarit e luftës, kështu siç ishin në mesin dhe në fundin e viteve 1999, shqiptarët nga Kosova, tamilët nga Siri Lanka ose dhe të dëbuarit sirianë të luftës. MGJP-ja e gjuhëve në fjalë ndërmerrej, kërkohej dhe/ose ofrohej shpesh nga shoqatat e prindërve.

Me globalizimin dhe lëvizjen e lirë në Evropë është rritur që prej vitit 2000 emigrimi i personave të mirëkualifikuar. Vetë këta emigrantë «të rinj» janë të interesuar për mësimin e gjuhës së prejardhjes tek fëmijët e tyre dhe formojnë shoqata të prindërve për t’i ofruar këto mësime; shpesh me përkrahjen e vendeve të prejardhjes, por megjithatë jo nën drejtimin e tyre. Kjo përfshin Zvicrën me MGJP-në franceze, holandeze, ruse dhe kineze.

Paralelisht me ardhjen e grupeve të reja dhe me zgje- rimin gjithmonë e më shumë të ofrimit të kurseve të gjuhës, ishte e vetëkuptueshme dhe aktivizimi i vendeve të emigrimit (secili land, kanton ose bashkësi) për vënien e rregullave, vlerësimeve etj., llojit dhe shkallën e integrimit të MGJP-së në sistemin publik shkollor. Se si kjo gjë ka ndodhur edhe ndodh në mënyrë krejt tjetër, tregohet sipër në kapitullin 1.4. Një përmbledhje të mirë rreth Zvicrës, Gjermanisë, Francës dhe Austrisë jepet nga Guidici/Bühlmann (2014) fq.12–22.


Bibliografia

Calderon, Ruth; Rosita Fibbi; Jasmine Truong (2013): Arbeitssituation und Weiterbildungsbedürfnisse von Lehrpersonen für den Unterricht in heimatli- cher Sprache und Kultur. Neuchâtel: rc consulta. Link: www.rc-consulta.ch/pdf/HSK-Erhebung_d_def.pdf

Deutschland (Beispiel Hamburg): Landesinstitut Hamburg (o.D.). Link: http://li.hamburg.de/
herkunftssprachlicher-unterricht

Frankreich: Link: http://eduscol.education.fr/cid 45869/quel-avenir-pour-les-enseignements-des- langues-et-cultures-d-origine%A0.html

Giudici, Anja; Regina Bühlmann (2014): Unterricht in Heimatlicher Sprache und Kultur (HSK): Eine Aus- wahl guter Praxis in der Schweiz. Bern: EDK, Reihe «Studien und Berichte». Link: http://edudoc.ch/ record/112080/files/StuB36A.pdf

HSK-Info für Elternvereine. Informationen und Forum für den Unterricht in heimatlicher Sprache und Kultur. Link: hsk-info.ch

Österreich: Schule mehrsprachig, Österreich (o.D.). Link: http://www.schule-mehrsprachig.at/index. php?id=46
Reich, Hans H.; Hans-Joachim Roth et al. (2002): Spracherwerb zweisprachig aufwachsender Kinder und Jugendlicher. Ein Überblick über den Stand der nationalen und internationalen Forschung. Hamburg: Behörde für Bildung und Sport.

Link: http://li.hamburg.de/contentblob/ 3850330/ data/download-pdf-gutachten-spracherwerb-
zweisprachig-aufwachsender-kinder-und-jugendlichen.pdf

Schweiz (Beispiel Zürich). Link: http://www.vsa.zh.ch/hsk (dort auch der Rahmenlehrplan für
Heimatliche Sprache und Kultur (HSK), herausge- geben von der Bildungsdirektion des Kantons Zürich (2011).
vpod Bildungspolitik (2014): Sonderheft Nr. 188/189 «Die Zukunft des Erstsprachunterrichts»
(div. Beiträge).


Tabela e pëmbajtjes