1. Lexoni shembujt e praktikën në kapitullin 12 B. Cilat prej tyre mund t’i përdorni në mjedisin tuaj në një formë të ngjashme (ose të reduktuar). Ç` ide të tjera ju frymëzojnë tri projektet e paraqitura?

  1. Mendoni, diskutoni dhe planifikoni të paktën dy raste, tema ose projekte mjaft konkrete, sesi ju mund të bashkëpunoni gjatë 6-mujorit tjetër me mësimdhënësit e shkollës shtetërore.

  1. Krijoni një listë me emra, koordinata dhe shkurtimisht disa profile të personave dhe institucioneve kryesore, me të cilët ju keni kontakte të rregullta gjatë përditshmërisë suaj në punë.

  1. Mendoni dhe shënoni edhe se me cilët persona ose institucione do të donit të kishit një kontakt më të ngushtë ose një bashkëpunim më intensive. Mendoni dhe diskutoni mundësitë se si do të mund të realizohej kjo.

  1. Në kapitullin 12 A.1 stimulohet dhe ilustrohet me shembull se si të përgatisni një profil tuajin që më pas të mund t’ia dorëzoni mësuesve të tjerë të klasave. Krijojeni diçka të tillë.

  1. Mendoni se cilat nga kushtet e përgjithshme keni aktualisht si mësimdhënës MGJP-je dhe shënoni se me cilat prej tyre jeni ose nuk jeni të kënaqur. Mendoni nëse ose cilat mundësi keni për të ndryshuar ato pika me të cilat nuk jeni të kënaqur. Merrni dy ose tri masa konkrete që do t’i zbatoni përpara fundit të vitit shkollor ose në fillim të vitit të ri shkollor.

  1. Mendoni dhe diskutoni se si është konkretisht sistemi i shkollimit në kontekstin tuaj aktual të punës (llojet e shkollave, kriteret e përzgjedhjes, mundësitë e përkrahjes në fushat gjuhësore ose të tjera etj). Ku mund të gjeni material plotësues (internet/kolegë)?

  1. Mendoni dhe diskutoni se cilat të përbashkëta dhe ndryshime ekzistojnë kundrejt sistemit shkollor të shtetit tuaj të prejardhjes. Skiconi një krahasim të të dy sistemeve të shkollimit dhe të përbashkëtat dhe ndryshimet qendrore. Prej cilave nga ndryshimet mund të lindin probleme për nxënësit, cilat veçori të vendit të emigrimit janë një mundësi për nxënësit tuaj?

  1. Lexoni planin mësimor shtetëror p.sh. rreth fushave të aftësive të gjuhës shkollore ose njeriu dhe mjedisi. Mendoni dhe diskutoni se si ose nëse do të mund t’i lidhnit me MGJP-në.

 


Tabela e pëmbajtjes