- Gjatë arsimimit tuaj si mësues me siguri keni mësuar diçka rreth temës së planifikimit mësimor. Ku ju është dashur gjatë punës tuaj si mësues i MGJP-së, çfarë ju ka munguar? Ku qëndrojnë vështirësitë më të mëdha gjatë planifikimit të MGJP- së?
- Shihni vetë ose dyshe paragrafin në 11 A.2, «Një vështrim i përgjithshëm i hapave dhe elementëve të planifikimit». Shënoni ose diskutoni: Cilët nga hapat janë më të larmishëm për ju? Përse?
- Shkëmbeni dyshe ose treshe përvojën tuaj gjatë planifikimit mësimor (nga planifikimi vjetor, semestral deri tek i leksioneve. Çfarë ju është vërtetuar nga ana e një qasjeje efiçiente dhe të praktikueshme? Ku shihni mundësi optimizmi?
- Si veproni konkretisht me vendosjen e qëllimeve dhe përmbajtjeve? Tregojini njëri-tjetrit dhe mendoni se si mund të ofrohen këto aspekte të rëndësishme.
- Si veproni konkretisht me vlerësimin e suksesit të të nxënit, cilat mundësi përdorni. Cilat të tjera mund të përdoren? (Lexoni dhe njëherë paragrafin në fjalë). Tregojini njëri-tjetrit dhe mendoni se si mund të mundësohet mbi të gjitha ky aspekt, që krahas provimeve klasike dhe të tjera, të përdoren forma kreative të kontrollit të të nxënit.
- Shihni dhe njëherë skemat e ndryshme të planifikimit që paraqiten në pjesën A dhe B të këtij kapitu- lli. Ç’mendim keni? Cilat skema mund të provoni ju vetë ndonjëherë; për cilat rrafshe keni zhvilluar një variant më të mirë?
- Lexoni (vetëm ose në grup të vogël) paragrafin B.2 në pjesën B «Ajo çfarë tre mësues MGJP-je do t’u këshillonin kolegëve më të rinj». Çfarë do t’u kë- shillonit ju vetë kolegëve tuaj më të rinj? Cilat janë për ju pikat kryesore në një planifikim?