Rrjedha:
Qëllimi i identifikimit të automatizuar të shkronjës së mundshme në gjuhën e parë – sidomos për ata që nuk e njohin atë nga gjuha e shkollës – mund të kontrollohet me ushtrime të ndryshme. Shembuj:
- Të mblidhen shkronja (shih më poshtë ushtrimin a; detyrat mund të ndryshohen sipas dëshirës).
- Të bashkohen shkronjat. Për këtë qëllim janë të përshtatshëm dy ose tre shirita letre, në të cilët ABC-ja është shkruar lexueshëm. Këta shirita tani mund të vendosen pranë ose nën njëri-tjetrin dhe të zhvendosen pranë njëri-tjetrit, në mënyrë që gjithnjë të lindin kombinime të reja.
- Grupet e shkronjave të njihen shpejt (shih më poshtë ushtrimin b).
- Rrokjet të bashkohen (gjithashtu shkon mirë me shirita, siç përshkruhet më sipër tek «Të bashkohen shkronjat»).
- Të lexohen shkrime të pazakonshme (këtë mund ta bëjnë M në kompjuter duke e kthyer një tekst në tipe të ndryshme shkrimi).
Vërejtje:
- Natyrisht një vlerë të rëndësishme në këto ushtrime marrin ato shenja të cilat N nuk i njohin nga gjuha e shkollës. Krahaso për këtë Kap. 1a në hyrje.
- Shumë ushtrime janë të përshtatshme për të punuar në punë me partner.
- Shumë prej këtij lloji të fletëve të ushtrimit mund t‘i bëjnë N e vjetër për të rinjtë.
- Sigurisht, ushtrimet e këtij lloji, nëse është e nevojshme gjithashtu mund të kryhen me N e vjetër, në qoftë se ata ende kanë paqartësi në identifikimin e grafemës në gjuhën e parë.
Ushtrimi a)
Ushtrimi b)