Rrjedha:
- Shumica e bibliotekave janë shumë të gatshme për t‘i pritur klasat e shkollave dhe për t‘i udhëhequr ato nëpër mjediset e bibliotekës. Shumë biblioteka, veçanërisht ato më të mëdhatë, i mbajnë të gatshme për huazim librat në gjuhë të ndryshme.
- Hyrja në bibliotekë duhet të bëhet një zakon i rëndomtë për të gjithë nxënësit/et. Në bibliotekë ata do të gjejnë ato libra, të cilat vërtet u interesojnë. Ato mund të jenë me tema shumë të ndryshme si libra gatimi, revista rreth futbollit, histori dashurie apo komike. Shpesh në bibliotekë janë në dispozicion edhe kompjuterët me anën e të cilëve mund të kërkohen tekstet në gjuhën e parë.
Vërejtje:
- Për bibliotekat ndërkulturore dhe për bibliotekat e zgjeruara shumëgjuhësore të shkollave, krahaso kap. 4D në hyrje. Zgjerimi i bibliotekës shumëgjuhësore të një shkolle është një projekt i përbashkët optimal i MGJP- dhe mësuesve të klasave të rregullta; krahaso për këtë kap. 4c.
- Do të ishte ideale në qoftë se vizita në bibliotekë do të mund të zhvillohet në një bibliotekë shumëgjuhësore ose ndërkulturore, ku N mund të gjejnë edhe libra në gjuhën e tyre. Edhe aty ku kjo nuk është e mundur, megjithatë,nuk duhet të hiqet dorë nga vizita e bibliotekës. Pikërisht për N me familjet më pak të arsimuara mund të hapet një botë krejt e re, e pasur. Përveç kësaj, në këto biblioteka mund të gjenden edhe libra reference etj, të cilët janë të vlefshëm për MGJP.
- Është e rëndësishme që, para se të vizitohet biblioteka, të pyeten M e klasëve të rregullta se sa thellë janë futur tashmë në përdorimin e bibliotekës dhe çfarë mund të thellojnë më tej.
- Para vizitës, është e rëndësishme që të kontaktohet stafi i bibliotekës për t‘i lajmëruar. Ndoshta është e mundshme që biblioteka të bëjë gati libra në gjuhën e prejardhjes së N ose t‘i porosisë në mënyrë të veçantë. Lidhur me këtë, është e rëndësishme të sqarohet paraprakisht se si janë kushtet e huazimit. Në shumë komuna huazimi është falas për N.
- Do të duhej të jetë e mundur që të gjithë N të huazojnë nga një libër. Në orët vijuese ata duhet të kenë mundësinë për t‘ua treguar shkurtimisht të tjerëve në klasë.