Rrjedha:
- Dy deri tri javë më parë M shpjegon termat «Slam» dhe «Book- Slam» (shih më poshtë). Ai/Ajo informon për projektin «Book-Slam» dhe përgatitjet e nevojshme: N duhet të vendosin në mënyrë individuale ose në grupe dyshe për një libër që ata duan ta paraqesin (si alternativë ata mund të zgjedhin edhe tekste të tjera si revista etj.). Të gjithë duhet të mendojnë për formën e tyre të prezantimit 3-minutësh. Kjo duhet të jetë mundësisht krijuese, tërheqëse, informative dhe me humor. (Për shembull: Rap, rrëfim i lirë, lexim para të tjerëve, komerciale etj). Shembuj të ndryshëm mund të gjenden në internet, duke kërkuar në Google fjalën «Book Slam».
- Përpunimi dhe ushtrimi i paraqitjes (një javë më parë, koha e nevojshme një orë mësimore). Pasi N t’i kenë projektuar prezantimet e tyre,atëherë bëhen bashkë nga dy N ose nga dy ekipe dyshe. Ata i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë kanë ndërmend të bëjnë dhe formulojnë shkurtore (feedback) dhe rekomandime për përmirësime. E rëndësishme: Të dhënat për përmbajtjen e librit duhet të jenë sa më të thukëta. Për detaje nuk ka kohë. N duhet të mendohen mirë se çfarë do t‘u interesonte më së shumti dëgjuesve dhe me çfarë forme të prezantimit do të mund të tërhiqnin vëmendjen e tyre për librin dhe veten e tyre.
- Zbatimi (koha e nevojshme një orë mësimore): Çdo nxënëse / nxënës, gjegjësisht secili ekip, ka më së shumti 3 min. kohë për prezantim. Dy N vrojtojnë me kronometër dhe bilbil respektimin e kohës.
Publiku i vlerëson librat e prezantuar apo tekstet, duke dhënë pikë për secilin libër ose tekst. Për këtë qëllim, N mbajnë kartat me numrat nga 1–9 lart; dikush numëron dhe i shënon të dhënat e rezultateve për çdo libër ose tekst në dërrasën e zezë. Fitues është libri ose teksti që do të ketë më shumë pikë. Të gjithë librat dhe tekstet do të ekspozohen dhe mund të huazohen nga N.
Vërejtje:
Për nocionin: Book-Slam është një variant i Poetry-Slam, d.m.th. një konkurs për paraqitje të referateve. Tek Book-Slam është fjala për të paraqitur një libër në mënyrë sa më krijuese të mundshme, për jo më shumë se tre minuta. Informacione të ndryshme dhe shembuj mund të gjenden duke kërkuar «Book-Slam» në internet; në mënyrë të veçantë për projektet shkollore merret vjegza www.bookslam.de.
Variantet:
Book-Slam janë shumë të përshtatshme për bashkëpunimin me klasat e rregullta. E vetëkuptueshme që në këtë rast do të prezantohen si projekte dy-ose shumëgjuhësore. Edhe mbrëmjet me prindër ose takimet me klasat partnere krijojnë kushte të mira për Book-Slam.