Rrjedha:
- M paketon për çdo nxënës/çdo nxënëse një libër në një qese nga letra ambalazhi me ngjyrë (tek përsëritjet e mëvonshme këtë mund ta bëj- në edhe N më të vjetër). Të gjitha këto qese janë të vendosura në një shportë dhe paraqiten para klasës. Ka kuptim që për grupmoshat e ndryshme të zgjidhen edhe ngjyra të ndryshme (qese të kuqe = për më të vegjlit: e kaltër: klasa e 4–6, e gjelbër: për klasën 7–9).
- Çdo fëmijë mund të marrë një «qese të mrekullueshme» dhe ta nxjerrë prej saj librin e fshehur. Pastaj duhet t‘u jepen të paktën 10 minuta për një lexim të parë, shfletim e lexim me ëndje. Nëse një fëmijë tashmë e njeh librin e tij ose kur nuk mund të fillojë absolutisht me të, atëherë mund ta ndërrojë tek M.
- Në fund të sekuencës N marrin librin e tyre në shtëpi për ta lexuar atje ose caktojnë dikë që t‘ua lexojë atyre. Pas një apo dy javësh, librat do të kthehen në shkollë. N i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë kanë lexuar, i krahasojnë me të tjerët dhe i japin njëri-tjetrit këshilla për lexim.
Variantet:
Në qeset e mrekullueshme, gjegjësisht paketat gjenden libra të cilët N tashmë i njohin (p.sh. të tilla të cilat M gjatë vitit shkollor ua ka lexuar ose që janë paraqitur nga N e tjerë). N informohen edhe një herë saktësisht për përmbajtjen e librit të tyre (pa ua treguar këtë të tjerëve) dhe shënojnë pye- tje enigmatike: «Babai i personazhit kryesor në librin tim është një mbret.» «Ngjarja e librit tim zhvillohet në vendin tonë të prejardhjes, para rreth 1000 vjetësh.» «Personazhi kryesor i librit tim ka dy gërsheta të kuqe.». Të dhënat e para do të duhej të jenë shumë të përgjithshme; nëse askush nuk e zbulon librin, atëherë do të jepen të dhëna gjithnjë e më të veçanta.