Rrjedha:

  • Secila nxënëse, secili nxënës kërkon një libër ose një tekst tjetër. N e tjerë nuk duhet të shohin se për cilin libër po bëhet fjalë.Fillestarët/et gjithashtu mund të zgjedhin një libër me figura.
  • M bën një listë, në të cilën N e shënojnë «fshehurazi» titullin e librit të tyre.
  • N e mbështjellin librin e tyre, ashtu që faqja e parë nuk është më e dukshme.
  • N kërkojnë në librin e tyre një fragment, i cili të jetë i përshtatshëm për lexim para të tjerëve (fragmenti duhet të jetë emocionues apo interesant, por nuk duhet të zbulojë menjëherë gjithçka). Zgjedhja e një pjese të përshtatshme (rreth 1/3–1 faqe) kërkon shqyrtim të thelluar të tekstit.
  • Leximi duhet të ushtrohet! N u jepet kohë e mjaftueshme për ta ushtruar të lexuarit para të tjerëve (mundësisht jashtë klasës). Kjo gjithashtu mund të jepet edhe si detyrë shtëpie. Fillestarët/et, të cilët kanë zgjedhur një libër me figura, kanë për detyrë të përshkruajnë figurën e tyre të zgjedhur sa më qartë që të jetë e mundur.
  • Tani N ia lexojnë klasës tekstin e tyre (ose e përshkruajnë figurën e tyre të zgjedhur). Dëgjuesit përpiqen të zbulojnë se nga cili libër vjen pjesa e tekstit apo çfarë gjinie të tekstit i përshtatet (kriminalistik, libër faktik, përrallë etj). Sekuencat e të lexuarit para të tjerëve dhe sasia e të lexuarit mund të shpërndahen gjithashtu përgjatë 2–3 orëve mësimore.

Vërjetje:

Ushtrimi mund të organizohet edhe si një konkurs i vogël. Kush e zbulon i pari titullin, shpallet fitues.


Variantet:

Projekti mund të ndryshohet në shumë mënyra. Shembuj:

  • Mund të përzgjidhen gjithashtu libra edhe në gjuhën e shkollës; Prezantimi do të mbahet natyrisht në gjuhën e parë.
  • M lexon para N në fund të vitit shkollor pjesë nga tekstet, që janë trajtuar gjatë vitit shkollor. Për cilin tekst po bëhet fjalë?
  • Të gjithë titujt do të kopjohen në një fletë letre dhe numërohen. N duhet që pjesët e lexuara t‘i përcaktojnë se cilit titull i përkasin.
  • Të gjithë titujt e librave do të shfletohen dhe do t‘u jepen dëgjuesve. Tani ata duhet që pjesëve të lexuara t‘ua përcaktojnë titujt.
  • Zgjedhja do të kufizohet në një gjini të caktuar (titull nga letërsia artistike, tekst faktik, poezi, përrallë …).
  • N në një takim me prindër u lexojnë atyre pjesë të tekstit, prindërit marrin një listë të librave dhe duhet të zbulojnë se për cilin libër bëhet fjalë.
  • N sjellin librat e tyre të preferuar dhe i lexojnë ata para të tjerëve.
  • Prindërit, miqtë, mësuesit e tjerë janë të ftuar për të lexuar një faqe nga librat e tyre më të dashur.

Tabela e pëmbajtjes