Rrjedha:

  • N lexojnë në ekipe dyshe (p.sh. kapitullin e parë apo faqen e parë) të një tregimi. Lexuesve më të rinj apo më të dobët kjo edhe mund t‘u lexohet plotësisht ose pjesërisht ose t‘u ritregohet (për këtë mund të formohen ekipe nga N të rinj dhe të vjetër). Në varësi të përbërjes së klasës, do të vihen në dispozicion libra të ndryshëm për këtë ide (mosha, gjinia, interesa të veçantë). E rëndësishme: Duhet të merren vetëm tekstet që cilat i ka lexuar të paktën një fëmijë tjerër i klasës dhe i njeh.
  • Pastaj ekipet dyshe i diskutojnë dhe i regjistrojnë hipotezat e tyre për ndodhinë e mëtejshme (si do të mund të vazhdojë tregimi më tutje, çfarë do të ishte emocionuese, e frikshme, gazmore etj?).
  • Nëse tashmë askush nga klasa nuk e ka lexuar tekstin ose librin, atëherë N i kontrollojnë hipotezat e tyre vetë. Ata e lexojnë librin dhe i krahasojnë hamendësimet e tyre për rrjedhën me origjinalin.

Vërejtje:

  • Një ushtrim paraprak të mirë dhe të thjeshtë paraqet ushtrimi nr. 6 (Fjalitë e para).

Variantet:

  • Nëse të gjithë ose shumica e grupeve e kanë lexuar kapitullin e parë atëherë e zhvillojnë një diskutim: Cila hipotezë është më e mundshme, pse?
  • Ushtrimi është gjithashtu i përshtatshëm si hyrje në një lexim të përba- shkët të klasës. Fillimi i këtij libri do të lexohet para të tjerëve; të gjithë N shkruajnë hipotezat e tyre për tekstin. Këto pastaj do të ruhen në një «arkë thesari». Pas përfundimit të leximit të përbashkët do të shikohet, nëse njëra prej hipotezave ishte e saktë.

Tabela e pëmbajtjes