Rrjedha:
- Punë individuale: N mund të kërkojnë një tekst, nga një përzgjedhje e bërë gati, që u intereson. Ata e lexojnë atë dhe, gjatë leximit, shënojnë edhe pyetjet, në të cilat mund të përgjigjen vetëm nëse vërtet e kanë lexuar me vëmendje përmbajtjen. Shembuj: Çfarë ka të veshur personazhi kryesor në ditën e parë të shkollës pas festave? Cili është emri i babait të personazhit kryesor? Në çfarë drejtimi rrjedh lumi XY?
- Pyetjet do të shkruhen në shirita letre dhe sipas radhës në të cilën ato do të përgjigjen në tekst. Pas çdo pyetjeje lihet hapësirë e mjaftueshme për përgjigje (ose të lihet hapësirë boshe në shirit ose të futen shirita të zbrazët me ngjyrë).
- Tani shiritat e letres do të lidhen me një pe. Pastaj dy N i shkëmbejnë mes tyre tekstet me pe.
- N e lexojnë librin ose tekstin e njëri-tjetrit/njëra-tjetrës (ndoshta si detyrë shtëpie) dhe përpiqen për të zgjidhur pyetjet me pe. Pas leximit do të krahasohen përgjigjet.
- Kush do të zgjidhë gjëegjëza të tjera me penj, i merr nga N e tjerë tekstet me pyetjet përkatëse të gjëegjëzës.
Vërejtje:
- Projekti «Peri i gjëegjëzës» mund të zhvillohet gjatë disa javëve.
- Tek N e vegjël, të cilët ende nuk mund të lexojnë e të shkruajnë mirë, projekti mund të zhvillohet me anën e librave të ilustruar dhe me ndihmën e një fëmije më të moshuar, i cili e përgatit perin e leximit.
- Litarët e gjëegjëzave, gjithashtu, mund të përgatiten në grupe në mënyrë që secili N duhet të lexojë vetëm një pjesë të një libri të tërë.
- Përvoja në biblioteka ka treguar që librat me litar gjëegjëzash huazohen shumë më shpesh nga fëmijët më të vegjël.
Variantet:
N e përgatitin për secilin libër, i cili është në bibliotekën e klasës, një pe gjëegjëze, në mënyrë që, në fund të vitit shkollor, të gjithë librat të jenë të pajisur me një pe të tillë.