Vërejtje paraprake
Konteksti parësor i ushtrimeve vijuese është mësimi i një tingulli të veçantë në kuadër të alfabetizimit në gjuhën e parë (në fund të klasës së1-rë ose në fillim të klasës së 2-të). Krahas me ilustrimet shkrimore, natyrisht duhet të ushtrohet edhe shqiptimi i saktë. Është e mundshme, megjithatë, që disa ushtrime në të shqiptuar të bëhen që në kopshtin e fëmijëve, ose këto të përsëriten edhe në klasat e larta, në qoftë se ka ende pasiguri tek to.
a) Ushtrimet në përsëritjet e fjalëve
- M ka një listë të fjalëve para vetes (ose në mendje), në të cilat gjendet tingulli përkatës. Ai/ajo ulet bashkë me një ose disa N dhe ua thotë atyre fjalët në mënyrë të qartë. N i përsërisin qartë ato fjalë, të cilat i thotë M (jo në kor, por secili fëmijë njëri pas tjetrit).
- Varianti: roli i M mund të merret nga një fëmijë më i rritur, shqiptimi i të cilit është pa të meta.
b) Ushtrimet me pasqyrën e xhepit
- Për të rritur ndërgjegjësimin se mund të formohen shumë tinguj, mund të ndihmojë një pasqyrë xhepi. Pasi që M e ka dëshmuar qartë se si duhet të jetë pozicioni i gojës p.sh. te tingulli /m/ dhe te /n/, N e provojnë nyjëtimin dhe e kontrollojnë vetveten me një pasqyrë xhepi. Ky ushtrim është i përshtatshëm edhe për punë me partner me një nxënës më të vjetër.
- Te mjaft tinguj ky ushtrim nuk është i dobishëm (p.sh. tek tingujt /d/– /t/). Për këtë këtu mund të ndihmojë që me dorë të ndihet forca e ndryshme e shkarkimit në ajër (më shumë shkarkim ajri tek tingulli /p/ se sa te /b/ etj.)
c) Ushtrimet e identifikimeve dëgjimore dhe dalluese
- Ushtrimet identifikuese: M (ose një fëmijë që është i sigurtë në aspektin gjuhësor) e ka një listë me fjalë përpara, tek të cilat gjendet përkatësisht nuk gjendet tingulli përkatës. Ai/ajo i lexon fjalët para të tjerëve. Tek fjalët të cilat e kanë tingullin e kërkuar, N e ngritin dorën tek të tjerat jo.
- Ushtrimet dalluese: (p.sh. b – p; d – t): një pjesë e fjalëve i ka një ose dy tinguj dallues p.sh. /b/); një pjesë tjetrin(p.sh. /p/). N japin sinjalin përkatës (p.sh. nëpërmjet asaj që e ngritin dorën e majtë ose të djathtë ose një letër me shkronjën b përkatësisht p e ngritin lart).
d) Ushtrimet me ilustrime
(në mënyrë të ngjashme si te ushtrimi c)
- Ushtrimet identifikuese: N e marrin një fletë me shumë ilustrime të objekteve, të cilat tingullin, për të cilin bëhet fjalë, e kanë ose nuk e kanë. Në vazhdim duhet t‘i shqiptojnë qartë fjalët.
- Ushtrimet dalluese: (p.sh. b – p; d – t): Një pjesë e objekteve të paraqitura e ka njërin nga dy tingujt dallues (p.sh. /b/); një pjesë tjetrin (p.sh. /p/). N e qarkojnë njërin ilustrim me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të kaltër. Në vazhdimi i shqiptojnë qartë fjalët.
- Variante: N ulen bashkë në rreth. Në mes në tokë gjenden dy fletë; në njërën qëndron p.sh. «D, d», në tjetrën «T, t». Secili fëmijë i merr 5–7 letra me ilustrime. Me radhë N tregojnë nga një letër. Nëse ajo e ka një tingull të kërkuar, mund ta vendosin tek fleta përkatëse, në të kundërtën e vendosin tek një fletë e bardhë. (Letrat me ilustrime mund të blehen ose të bëhen vetë; këtu mund të ndihmojnë nxënësit/et më të rritur.)
e) Të qarkohet xtingulli në fillim, në mes ose në fund
- N e marrin një fletë me p.sh. 12 ilustrime të objekteve. Tek një pjesë e objekteve të paraqitura qëndron një tingull për të cilin bëhet fjalë në fillim, tek disa të tjera në mes e tek disa në fund. Nën secilën figurë janë tri fusha. Në to duhet të kryqëzohet, nëse tingulli i kërkuar gjendet në fillim, në mes ose në fund (shiko ilustrimin).