Rrjedha:

  • M i jep secilit N dy deri tri letra me detyra. Në këto letra M i ka formuluar detyrat si për shembull:

  • N lëvizin nëpër klasë dhe ia drejtojnë pyetjen nxënësve/eve të tjerë, e cila është e shënuar në letër (natyrisht e riformuluar: «A rrjedh familja jote nga një qytet i madh i vendit tonë të origjinës?» etj.). Nëse dikush e gjen një nxënës/e, që u përshtatet kushteve të kërkuara, e shkruan emrin e tij/e saj në letrën e detyrës (Variante: fëmija përkatës e vë nënshkrimin e tij në letër). Mund të nënshkruhen disa N në të njëjtën letër.)
  • Kur të jenë nënshkruar të gjitha letrat (ose p.sh. pas 10 minutash), M e diskuton me klasën se çfarë gjërash të reja kanë mësuar fëmijët për kolegët/et e tyre.

Vërejtje:

  • Detyrat duhet të jenë të thjeshta, në mënyrë që të gjithë N të gjejnë dikë.
  • Është e arsyeshme që të formulohen 2–3 detyra për nivele të ndryshme, të shpërndara në letra me ngjyra të ndryshme (e gjelbër = e thjeshtë, e kaltër = mesatarisht e vështirë, e kuqe = e vështirë etj.) Letrat pastaj do të shpërndahen varësisht nga mosha apo nga zhvillimi gjuhësor i N.
  • Detyrat duhet të përshtaten për klasën përkatëse dhe duke u bazuar në resurset kulturore dhe gjuhësore.
  • Letrat me detyra mund të krijohen edhe nga N e vjetër.
  • Për t‘i përdorur letrat shumë herë, ato mund të palosen ose të futen në çanta të tejdukshme.

Tabela e pëmbajtjes