Udhëzim:
Ndryshe nga numrat më të kërkuar poshtë 26–28 (lojëra gati reale, lojëra fiktive, lojëra teatrore), tek propozimi vijues bëhet fjalë për format e thje shta, të përcaktuara nga vetë fëmijët, d.m.th., lojëra rolesh, ashtu si parapëlqehen të luhen në MGJP me grupin e më të vegjëlve.
Rrjedha:
- M i formon grupet me nga 2–3 N, të cilët pastaj e mendojnë një skenë loje dhe do ta luajnë atë. Fëmijët e suksesshëm dhe fëmijët me sukses të dobët do të duhej të shpërndaheshin në atë mënyrë që grupet të mund të bashkëpunojnë mirë dhe të gjithë N të jenë të përfshirë.
- Detyra për grupet: «Mendojeni një skenë bisedimore nga përditshmëria, të cilën ju bashkërisht do ta përpunoni». Ndoshta janë të nevojshme nxitje plotësuese: mund të luhet diçka argëtuese, një skenë nga pushimet në vendin e prejardhjes, një keqkuptim gjuhësor, diçka nga shkolla… skena mund të zgjatë më së shumti 5 min.
- Grupet përgatiten rreth 10 min. pastaj ia luajnë skenën njëri-tjetrit ose tërë klasës së tyre. N e tjerë e japin një Feedback për një radhë pyetjesh të përgatitura, si p.sh.: Pse na ka pëlqyer kjo skenë, pse jo? Si ishte forma e prezantimit dhe kuptueshmëria? Çfarë na bëri përshtypje tek gjuha?
Variantet:
- Në vend të një skene nga përditshmëria mund të jepen edhe situata të tjera: diçka nga bota e përrallave, diçka nga e ardhmja (kur ju do të jeni 50 vjeç), diçka nga bota e kafshëve etj. Krahaso këtu edhe numrat 26–28.
Vërejtje:
- Është me rëndësi të jepen detyra të qarta: kohëzgjatja për parapërgatitje dhe lojë; të mos ketë skena të rrahjes dhe të vrapimeve, sa më shumë që të jetë e mundur të ketë skena ku do të flitet.
- Koha e nevojshme, që shfrytëzohet për këtë ushtrim, mund të ndryshojë sipas dëshirës. Nëse planifikohet më shumë kohë, atëherë dialogjet mund të jenë më të gjata dhe grupet më të mëdha. Përveç kësaj, dialo- gjet mund të zgjerohen me rekuizita dhe pjesë të vogla të skenave.