Rrjedha:

  • Parakusht për këtë është që ose të jetë e caktuar një temë (qoftë nga M ose nga N), ose që M të ketë përgatitur një listë të mundshme me temat e diskutimit, të përshtatshme për moshën e N, nga të cilat ata mund të zgjedhin njërën.
  • M sqaron se udhëheqjen e bisedës do t‘ia kalojë N. Kush dëshiron të provojë njëherë këtë? Për çfarë duhet të kihet kujdes vallë, gjatë udhëheqjes së bisedës? (Pikat kryesore: Përgatitja e pyetjeve nxitëse dhe shtysave; pasja parasysh e afatit kohor, zbatimi i rregullave të bisedës, të miratuara më parë.)
  • Fëmija, që pranon të udhëheqë bisedën, mund të përgatitet shkurtimisht (5 min.) dhe shënon disa pyetje nxitëse dhe shtysa për bisedë. M duhet ta këshillojë patjetër në këtë punë.
  • Fëmija e fillon bisedën, nëpërmjet asaj që i shënohet në tabelë: temën dhe qëllimet dhe i paraqet shënimet e tij.
  • Në bazë të shënimeve do të udhëhiqet biseda nga fëmija udhëheqës.
  • Në përfundim do të pasqyrohet shkurtimisht rrjedha e bisedës dhe përvojat me udhëheqësin.

Variantet:

  • Udhëheqja e bisedës nga N mund të merret edhe nga dy N.
  • Duhet që të gjithë N të kenë mundësinë që të marrin përsipër njëherë udhëheqjen e bisedës. Natyrisht për këtë janë të nevojshme disa biseda. Është e mundshme që pas 5–10 minutash roli të jepet më tutje.
  • Udhëheqja e bisedës nga N mund të ushtrohet dhe zbatohet edhe në formën e këshillit të klasës etj.

Tabela e pëmbajtjes