Rrjedha:
- Si pikënisje mund të shërbejë një deklaratë, pyetje, tezë ose mëtim, i cili duhet të ketë një potencial të mundshëm për diskutim. Kjo mund të vijë ose nga përvojat e N («Përse djemtë kanë më shumë liri se sa vajzat?», «Pse disa prindër janë kundër që kafshët të mbahen në shtëpi?»), apo ka të bëjë me një çështje aktuale politike («Çfarë mendoni për kërkesën për ta kufizuar numrin e të huajve») ose që ka të bëjë në lidhje me vendin e prejardhjes («Ku do të parapëlqenit të jetonit pas 20 vjetësh: këtu, ose në vendin e prindërve tuaj. Pse?»). Tema e diskutimit mund të propozohet nga M, ose edhe më mirë, nga N.
- Në varësi të temës, diskutimi do të përgatitet në dy ose tri grupe ose do të planifikohet që në fillim një debat për/kundër, në të cilin N do të përgatiten në dy grupe për argumentet e tyre. Është e rëndësishme që të gjithë N t‘i shoshitin argumentet e tyre dhe mundësisht të mbajnë shënim nëpërmjet disa fjalëve kryesore.
- Është e mundshme, që të futet një raund i ndërmjetshëm, në të cilin do të përmblidhen mjetet e të folurit dhe fillimet e fjalive në gjuhën e parë (dhe më vonë edhe të provohen!). Krahaso këtu edhe kreun 2c në hyrje dhe më lart numrat 10 dhe 12.
- Sigurisht që për diskutimin ose debatin vlejnë rregullat e bisedës (shih më lart nr. 9), ku në mënyrë të veçantë kërkohet një sjellje e ndershme dhe demokratike.
- Drejtimi dhe, ndoshta, edhe rolet e tjera mund të merren nga N, shih për këtë, numrat 14 dhe 15. Sidomos tek diskutimet për/kundër, është dëshmuar si e dobishme për të përcaktuar rolet e ndryshme udhëheqëse.
- Ndër detyrat më të rëndësishme të udhëheqësit të bisedës numërohet që të ketë vëmendje për të barazpeshuar përqindjet dhe pjesët për palët dhe pozicionet e ndryshme.
- Pas diskutimit duhet të ketë një raund të shkurtër të reflektimit dhe vlerësimit: Çfarë shkoi mirë; çfarë duhet të kemi edhe më shumë para- sysh në raundin e ardhshëm?